• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Pamje nga vendi i krimit / Biznesmeni që u vra sot në Laç, u arrestua para 10 vitesh pasi plagosi një të ri. Mbante 2 emra

by
10/12/2021 10:07
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një vrasje me armë zjarri ka ndodhur pak minuta më parë në Laç, në zonën e Sanxhakut. Burime bëjnë me dije se është qëlluar me breshëri automatiku në drejtim të një mjeti në lëvizje.

Paraprakisht dyshohet se personi që ka mbetur i vdekur është një person rreth 55-vjeç, i identifikuar si Rakip (Pilot) Rroli, biznesmen i njohur në zonë.

Burime bëjnë me dije se autorët e këtij atentati kanë qenë 2, të cilët kanë qenë duke lëvizur me këmbë në momentin e vrasjes.

Mësohet se makina e viktimës ka ecur dhe për disa metra pas breshërisë së plumbave, dhe ka përplasur dy mjete të tjera.

Mësohet se Rroli ishte biznesmen në fushën e materialeve të ndërtimit. Burime thonë se viktima ka ndërruar identitetin e tij, pasi më parë ka pasur emrin Rakip Roli, dhe ka qenë i përfshirë në një ngjarje kriminale të ndodhur 10 vite më parë.

Rroli ka qenë i arrestuar për dhunimin e një të riu, dhe ka bërë disa vite burg për këtë. Rroli po ashtu ka disa mjete transporti ndërqytetas. Raportohet se konflikte të hapura ka pasur edhe djali i viktimës.

Shërbimet e policisë kanë shkuar në vendngjarje dhe kanë rrethuar zonën, por deri më tani nuk kanë rënë në gjurmët e autorit/autorëve.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 08:45, në Sanxhak, Kurbin. në rrethana ende të paqarta është vrarë me armë zjarri shtetasi P.Rr, i cili po udhëtonte me automjetin e tij.

Shërbimet e Policisë kanë rrethuar zonën, si dhe janë ngritur pika kontrolli, me qëllim kapjen e autorit.

Në ndihmë të Policisë lokale janë nisur grupe të FNSH-së dhe një grup i posaçëm hetimor për të bërë të mundur  zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve”.

/b.h
Next Post
“Imuniteti natyror ndaj COVID zgjat të paktën 1 vit”/ Epidemiologu: Koha për heqjen e maskës dhe orës policore!

Kur do të zhduket virusi? Ekspertët bëjnë parashikimin pozitiv

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Policia blindon Vlorën, kontrolle të befasishme në automjete e persona të dyshimtë

Policia blindon Vlorën, kontrolle të befasishme në automjete e persona të dyshimtë

March 5, 2026
LIVE! Presidenti nga populli, nis seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit të Kosovës

LIVE! Presidenti nga populli, nis seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit të Kosovës

March 5, 2026
Ndryshime në qeverinë e SHBA-së, Trump largon nga detyra shefen e Sigurisë Kombëtare! Ja kush e zëvendëson

Ndryshime në qeverinë e SHBA-së, Trump largon nga detyra shefen e Sigurisë Kombëtare! Ja kush e zëvendëson

March 5, 2026
“Valbona, thesari i fshehur i Shqipërisë/ Prestigjozja britanike “The Time”: Mes 11 destinacioneve më të mira në Europë për shëtitje

“Valbona, thesari i fshehur i Shqipërisë/ Prestigjozja britanike “The Time”: Mes 11 destinacioneve më të mira në Europë për shëtitje

March 5, 2026
Përfundon Vetting-u, Kolegji i Apelimit shpalli sot dy vendimet e fundit! Ja si do vijohet deri në përfundim të mandatit

Përfundon Vetting-u, Kolegji i Apelimit shpalli sot dy vendimet e fundit! Ja si do vijohet deri në përfundim të mandatit

March 5, 2026
PD nuk është më parti e demokratit kuksian

Propozimi për një president nga populli është një nevojë personale e Vjosa Osmanit

March 5, 2026
“Për ty kam numrin me 0900″, Balla i kërkon falje Albana Vokshit: Kërkoj ndjesë nëse je fyer! Ai numër shërben për…

“Për ty kam numrin me 0900″, Balla i kërkon falje Albana Vokshit: Kërkoj ndjesë nëse je fyer! Ai numër shërben për…

March 5, 2026
“Ejani, ju presim”/ Ministri iranian sfidon Trumpin për një operacion tokësor: Plani A për një fitore të shpejtë, ju dështoi

“Ejani, ju presim”/ Ministri iranian sfidon Trumpin për një operacion tokësor: Plani A për një fitore të shpejtë, ju dështoi

March 5, 2026
President nga populli! Miratohen amendamentet kushtetuese, pritet seancë e jashtëzakonshme e Kuvendit

President nga populli! Miratohen amendamentet kushtetuese, pritet seancë e jashtëzakonshme e Kuvendit

March 5, 2026
Korrupsioni si vepër penale është strikt çështje fakti, jo llafesh

Korrupsioni si vepër penale është strikt çështje fakti, jo llafesh

March 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In