• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Paloka: S’jemi në luftë me SHBA-në dhe MB-në! Rama në pushtet për interesat e Sorosit

by Java News
23/07/2022 13:17
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryetari i Këshillit Kombëtar të PD-së, Edi Paloka ka reaguar për shpalljen non-grata të ish-kryeministrit Sali Berisha nga Britania e Madhe. Në një postim në Facebook, Paloka thotë se shumë persona ngrenë pikëpyetjen nëse Rama ka aq fuqi për të kontrolluar DASH-in dhe Mbretërinë e Bashkuar.

Sipas Palokës, Rama nuk ka fuqi mbi këto qeveri. Deputeti demokrat thotë se kreu i qeverisë është vetëm një lolo që këtyre dy vendeve ju duhet në pushtet për ata që kanë interesa të ndryshme në Shqipëri.

Për këtë, Paloka fajëson filantropin George Soros i cili ka fuqinë për të lobuar në këto qeveri.

Postimi i Edi Palokës:

Me te drejte disa miq me pyesin : “Mos po i japim Rames  fuqi qe nuk i ka duke krijuar idene qe ai kontrollon DASH dhe qeverine e BM?”

E verteta eshte se askush nuk ka thene se Rama kontrollon e ka fuqi mbi qeverite e ketyre vendeve. Ne fakt  Rama eshte thjeshte nje lolo e pikerisht per kete ju duhet ne pushtet atyre qe kane interesat e tyre ne Shqiperi dhe rajon.

E kam thene dhe here tjeter; Rama, Veliaj dhe gjithe raca e tyre, jane perzgjedhur, jane financuar dhe promovuar per te qene ne pushtet , pikerisht pse jane keta qe jane, qenie qe personifikojne me te keqen e me te neveritshmen e njeriut. Ata jane ne pushtet dhe mbahen ne pushtet pikerisht se jane te shantazhueshem dhe lehtesisht te perdorshem nga monstra si Soros . Eshte ky i fundit qe fuqine e miliardave qe zoteron e perdor per spekullime e per te korruptuar politikane te te gjitha niveleve qe pastaj nga ana tjeter i sherbejne per te shtuar milionat e miliardat e tij. Kjo eshte nje e vertete e njohur dhe e denoncuar jo prej nesh, po nderkombetarisht.

Po fakti qe Soros e ka kete fuqi , te loboje e ndikoje dhe ne qeveri te vendeve te fuqishme, nuk duhet te na beje pesimiste e thjeshte te ngreme duart. Ne duhet te bejme nje zgjedhje dhe zgjedhjet jane dy;

– ose dorezohemi dhe lejojme qe Shqiperia te shitet, te coptohet, te vidhet, te varferohet e te shpopullohet

– ose perballemi dhe luftojme per te mos lejuar qe disa qenie te peshtira si Rama e Veliaj, te shkatrrojne vendin dhe jetet tona, per interesa te nje monstre nderkombetare si Soros dhe xhepit te tyre.

E mos degjoni ata qe thone se beteja qenka me SHBA dhe MB, jo. Betejen e kemi me letyrat tona qe jane vene ne sherbim  dhe po shkatrrojne vendin e tyre vetem qe Soros te shtoje ca miliona dhe influence me teper.

Mjafton qe ne te shporrim dy qelbesira si Rama e Veliaj dhe asgje nuk do te mbetet nga ajo qe sot duket si fuqi e pamundur per tu mposhtur. E kane bere te tjeret, duhet ta bejme dhe ne , ndryshe na pret nje fund si Guinea apo Sri Lanka.

Zgjedhjen e kemi vete ne dore. Une timen e kam bere!

Next Post
“Boll tani, boll! Do të nxjerr jashtë”/ Rama i drejtohet kryebashkiakes: Ç’janë këto muhabete, pse i flet atij?

“Boll tani, boll! Do të nxjerr jashtë”/ Rama i drejtohet kryebashkiakes: Ç'janë këto muhabete, pse i flet atij?

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Etnografia absurde e komunikimit Rama-Berisha?!

November 7, 2026
Sherr mes dy grupeve në Vlorë, policia qëllon me armë në ajër për të ndaluar një prej tyre! Shoqërohen të gjithë në Komisariat, s’ka të lënduar

Sherr mes dy grupeve në Vlorë, policia qëllon me armë në ajër për të ndaluar një prej tyre! Shoqërohen të gjithë në Komisariat, s’ka të lënduar

November 7, 2026
Një skandal dhe kapërcim shumë i madh ligjor, etik dhe deantologjik nga prokurorët Dado dhe Dumani

Pa popull me vete dhe shih si zihen…

November 7, 2026
“Të bashkohemi pavarësisht kundërshtive”- Berisha thirrje partive opozitare: E keqja e ka emrin Rama! Studentët dhe qytetarët…

“Të bashkohemi pavarësisht kundërshtive”- Berisha thirrje partive opozitare: E keqja e ka emrin Rama! Studentët dhe qytetarët…

November 7, 2026
“Pesë persona në spital, u tremba se…”- Zjarri në Lezhë, administratori i pallatit: Flakët nisën nga kati i parë, zjarrfikësit erdhën në kohë!

“Pesë persona në spital, u tremba se…”- Zjarri në Lezhë, administratori i pallatit: Flakët nisën nga kati i parë, zjarrfikësit erdhën në kohë!

November 7, 2026
“Nuk ka krim më të shëmtuar, e la vendin pa opozitë”- Avokati Beqiri: Berisha po saboton hyrjen e Shqipërisë në BE!

“Nuk ka krim më të shëmtuar, e la vendin pa opozitë”- Avokati Beqiri: Berisha po saboton hyrjen e Shqipërisë në BE!

November 7, 2026
Superliga/ Tirana fitore në “frymën e fundit” ndaj Teutës!

Superliga/ Tirana fitore në “frymën e fundit” ndaj Teutës!

November 7, 2026
“PD është kthyer në sekt berishian”- Meçe: Nuk mbledh dot as 500 vetë për të protestuar! Agjentura ruse pas dhunës në shesh

“PD është kthyer në sekt berishian”- Meçe: Nuk mbledh dot as 500 vetë për të protestuar! Agjentura ruse pas dhunës në shesh

November 7, 2026
“Islami radikal po copëton Evropën”- Netanyahu sulmon partitë arabe: Një qeveri e varur nga mbështetësit e terrorizmit do shkatërrojë Izraelin

“Islami radikal po copëton Evropën”- Netanyahu sulmon partitë arabe: Një qeveri e varur nga mbështetësit e terrorizmit do shkatërrojë Izraelin

November 7, 2026
“Mbetet krenari”- U la jashtë listës së Kombëtares, reagon Anis Mehmeti: Dua të sqaroj disa gjëra të pavërteta!

“Mbetet krenari”- U la jashtë listës së Kombëtares, reagon Anis Mehmeti: Dua të sqaroj disa gjëra të pavërteta!

November 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In