• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, May 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Pakti me Metën është frikshmërisht i pashmangshëm

by Ben Andoni
08/08/2019 23:05
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ben Andoni

Ilir Meta është presidenti i rradhës së Republikës. U parashikua në fillim se nën të do të kishim një presidencë të paqme, realitet që presidenti aktual e shprishi qysh në ditët e para të emërimit ende pa u ulur në këtë poltron. Më vonë, kthimi i një pas njëshëm i dekreteve prej tij, që më shumë duket se ka penguar maxhorancën, në fakt e ka bërë edhe opozitën të konfuzohet shumë prej tij. Fillimisht prej ambiguitetit të figurës: një personazh i dyzuar me partinë e dytë të opozitës (LSI), që e ka drejtuar deri në ditët e fundit si lider partie, por edhe me paqartësinë për mbështetjen e Partisë kryesore të Opozitës. Mes dy figurave të saj, ai ka zgjedhur liderin historik Berisha, duke mbajtur  një distancë gjithsesi miqësore me kryetarin aktual Basha. Sa i përket marrëdhënies me kryeministrin Rama,  komplekset e të dyve ndaj hierarkisë së drejtimit të vendit kanë qenë të dukshme. I kanë shkaktuar vendit kokëçarje dhe të Majtës një goditje jo të vogël.

Gjithsesi vrulli i PS-së dhe parlamentarëve të saj për ta shkarkuar në shtator është më shumë se i vështirë, për të mos thënë i pamundur për arsyen e vetme se Ilir Meta ka ende shumë gjëra në dorë. Duke e pasur shumë mirë parasysh këtë, ai ka filluar qësëndisjen e PS-së dhe figurave të saj,  në një mënyrë që nuk i shkon ligjërimit klasik të presidencës, por edhe që tregon realisht se nuk është aq i kërcënuar sa besohet.

Tek e fundit,  Kuvendit të Shqipërisë, këtij aktualit i duhet një marrëveshje me Ilir Metën për funksionalizimin e Gjykatës Kushtetuese. Duke e filluar arsyetimin nga fillimi: Komisioni i Venecias do japë gjykimin e saj për çështjet e shtruara nga institucionet shqiptare dhe askush nuk mund të thotë se cili do të jetë ky sugjerim. Ndërkohë, KED (Këshilli i Emërimeve  në Drejtësi) këto ditë përfundon intervistat me personazhet që do të jenë pjesë në Gjykatën Kushtetuese. Janë nëntë anëtarë që e përbëjnë këtë trup në formën klasike, ndërsa kemi vetëm pesë vakanca deri më sot. Ligji shqiptar ia atribuon zgjedhjeve në këtë trup të tre kandidaturave që  vinë nga Presidenti, tre nga parlamenti dhe tre të tjerëve nga Gjykata e Lartë. Këtu kemi një kleçkë. Gjykata e Lartë, aktualisht, ka vetëm një anëtar. Tani, një ndërhyrje: KED-it i duhet pas shqyrtimit të procedurave për anëtarët e listuar të hartojë dy lista dhe pasi të votohet me shumicë votash nga ajo, të shkojë dhe të miratohet nga presidenti brenda 30 ditësh. Ai cakton renditjen e tre kandidaturave të para për Gjykatë Kushtetuese, kurse në rast të mos përgjigje prej tij, respektohet renditja e të parit të listës së KED. Gjyqtarët e Kushtetueses zgjidhen me tre të pestat e anëtarëve të Kuvendit, por kësaj të fundit i duhet të presë zgjedhjet e presidentit për anëtarët.

E gjithë kjo procedurë i jep mundësi Metës të kërkojë një deal të pastër, pasi Gjykata Kushtetuese që mund të  ngrihet aktualisht me gjashtë anëtarët e saj (njëri rrezikon shkarkimin që në proces)të zgjedhur dhe që përbëjnë kuorumin e nevojshëm për vendime,  nuk mund të thuhet se është e prerë në shkarkimin e Metës, pasi për largimin e tij do duhen pesë votat e të gjithë anëtarëve. Me pak fjalë, Kuvendit do t’i duhet të ulet me presidentin për kandidaturat dhe të gjejë gjuhën për të ardhmen e tij, por edhe me fillimin e çprishjes së fillit të krizës shqiptare, që duket se fillon as më shumë e as më pak nga vetë ai, presidenti i vendit, një personazh që nuk jeton dot pa kriza…por edhe me eskursione patetike, që e kanë bërë pak si qesharak. (Javanews)

 

Next Post

Faqet e para të gazetave, 9 Gusht 2019

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

SPAK dërgon për gjykim 24 persona për trafik kokaine, grup të strukturuar kriminal dhe pastrim parash

SPAK dërgon për gjykim 24 persona për trafik kokaine, grup të strukturuar kriminal dhe pastrim parash

May 12, 2026
SHBA paralajmëron dy skenarët e mundshëm të konfliktit me Iranin

SHBA paralajmëron dy skenarët e mundshëm të konfliktit me Iranin

May 12, 2026
Hapet skema e subvencioneve, fermerët aplikojnë nga 20 maji

Hapet skema e subvencioneve, fermerët aplikojnë nga 20 maji

May 12, 2026
“Hormuzi nuk duhet të përdoret si armë”, Katari paralajmëron Iranin

“Hormuzi nuk duhet të përdoret si armë”, Katari paralajmëron Iranin

May 12, 2026
Kina dhe SHBA rinovojnë partneritetin historik për ruajtjen e pandave gjigante

Kina dhe SHBA rinovojnë partneritetin historik për ruajtjen e pandave gjigante

May 12, 2026
Dalin analizat! Studentët e Policisë u helmuan nga makaronat

Dalin analizat! Studentët e Policisë u helmuan nga makaronat

May 12, 2026
“U kam dhënë koordinatat e sakta dhe emra konkret”, babai i Ervis Martinajt akuza të forta ndaj SPAK: Askush nuk lëvizi

“U kam dhënë koordinatat e sakta dhe emra konkret”, babai i Ervis Martinajt akuza të forta ndaj SPAK: Askush nuk lëvizi

May 12, 2026
Çfarë po ndodh në Ngushticën e Hormuzit? Pasdaran: Kontrolli është zgjeruar, po monitorojmë çdo lëvizje

Çfarë po ndodh në Ngushticën e Hormuzit? Pasdaran: Kontrolli është zgjeruar, po monitorojmë çdo lëvizje

May 12, 2026
BBC identifikon “Kardo Ranya”, kontrabandistin që dyshohet se organizoi kalimet ilegale drejt Britanisë

BBC identifikon “Kardo Ranya”, kontrabandistin që dyshohet se organizoi kalimet ilegale drejt Britanisë

May 12, 2026
Në GJKKO zhvillohet gjyqi në themel, Veliaj kërkesë për transmetimin live të seancave

Veliaj ngre akuza ndaj KLP-së: Kërkesa për Ols Dadon s’u shqyrtua nga Këshilli

May 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In