• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, July 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Pakti i Migrimit: Ç’sjell politika e re e BE-së për azilin?

by A R
11/04/2024 10:26
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pas tetë vjetë negociatash të vështira me 27 shtetet anëtare, Parlamenti Evropian miratoi një reformë thelbësore të procedurave të azilit në BE. I ashtuquajturi Pakt për Migrimin, i cili përbëhet nga tetë ligje, synon kryesisht të zvogëlojë numrin e azilkërkuesve që vijnë në BE, të përshpejtojë procedurat e azilit dhe t’i zhvendosë ata jashtë kufijve të BE-së.

Sipas Eurostat-it vitin e kaluar numri i kërkesave për azil ishte 1.14 milionë. Ky numër është prej katër vjetësh në rritje të vazhdueshme. Përveç tyre që nga viti 2022 në BE janë strehuar rreth katër milionë refugjatë lufte nga Ukraina.

Si do të funksionojnë procedurat e azilit në kufijtë e jashtëm të BE-së?

Azilkërkuesit dhe refugjatët do të identifikohen qartë brenda shtatë ditëve pasi kanë hyrë në BE me rrugë tokësore, detare ose ajrore  dhe do të regjistrohen në sistemin e e zgjeruar biometrik “Eurodac”.

Emigrantët nga vendet prej të cilave niveli i njohjejes së kërkesave për azil është më i vogël se 20 përqind do të mbahen në kufi deri në dymbëdhjetë javë. Në këto kampe, të cilat do të ngrihen në Greqi, Itali, Maltë, Spanjë, Kroaci dhe Qipro, do të vendoset se kush do të kthehet në vendin e tij pa shqyrtim të mëtejshëm të kërkesës. Kjo prek vetëm një pakicë të atyre që vijnë. Kapaciteti i këtyre kampeve do të jetë për 30.000 vetë në të gjithë BE-në.

Emigrantët nga vendet me nivel më të lartë njohjeje të kërkesave për azil do t’i nënshtrohen procedurës normale të azilit. Këto procedura, të cilat sot mund të zgjasin edhe me vite, do të shkurtohen. Azilkërkuesit e refuzuar do të dëbohen direkt nga kufijtë e jashtëm të BE-së.

Si mund të lehtësohet barra e vendeve që synojnë azilkërkuesit?

Shumë azilkërkues që hyjnë në BE nga Greqia ose Italia vazhdojnë direkt rrugën për në Gjermani, Austri, Francë, Holandë ose Belgjikë. Kjo vlen edhe për azilkërkuesit e refuzuar në këto vende. Në fakt vendi i parë ku ata hyjnë (p.sh. Italia) është e detyruar t’i ripranojë dhe strehojë këta emigrantë. Megjithatë në praktikë kjo nuk ndodh. Me Paktin e ri të migracionit këto rregulla do të rishikohen. Po ashtu pritet që dobësohen stimujt apo faktorët tërheqës, që nxisin migrimin e refugjatëve nga një vend i BE-së në tjetrin, si p.sh. ndihmat sociale dhe përfitimet e tjera. Kjo mendohet të arrihet duke vendosur një ndihmë sociale të njësuar si dhe kushte të ngjashme strehimi në të gjitha vendet e BE-së.

Po ashtu në të ardhmen rojet e kufirit të BE-së do të regjistrojnë dhe hedhin në një sistem të përbashkët që mund të aksesohet prej të gjitha zyrave dhe institucioneve në Evropë të dhënat biometrike të të gjithë azilkërkuesve që hyjnë në BE. Qëllimi është që të diktohet p.sh. nëse një migrant i refuzuar në Greqi aplikon përsëri për azil në Austri, apo në vende të tjera. Në një rast të tillë ky azilkërkues do të dëbohet më lehtë për në vendin ku ka hyrë fillimisht në BE dhe në fund edhe në vendin e tij të origjinës.

A do të bëhen më të lehta dëbimet e azilkërkuesve të refuzuar?

Pakti parashikon po ashtu që në të ardhmen azilkërkuesit të dëbohen më shpejt në vendet e tyre të origjinës ose në vende tranziti që konsiderohen si të sigurta. Për këtë qëllim Bashkimi Evropian synon të arrijë më shumë marrëveshje me vende të treta në mënyrë që ato të strehojnë migrantët e refuzuar. Si shembull përmendet shpesh marrëveshja e fundit me Tunizinë. Në këmbim të ndihmës ekonomike, Tunizia ka rënë dakord të pranojë shtetasit e saj që dëbohen nga BE-ja.

Megjithatë qeveria tuniziane nuk dëshiron të lejojë persona nga vende të ndryshme afrikne që kanë emigruar në BE nëpërmjet territorit të Tunizisë që të kthehen në këtë vend. Një marrëveshje e ngjashme e nënshkruar me Turqinë në vitin 2016 pati si rezultat pakësimin e numrit të refugjatëve sirianë që hynin në Greqi. Por kjo marrëveshje tani nuk vlen më, sepse Turqia nuk i pranon më sirianët e dëbuar nga Greqia./DW

Next Post
Në motor me 625 fara kanabis, arrestohet 38-vjeçari në Shkodër

Në motor me 625 fara kanabis, arrestohet 38-vjeçari në Shkodër

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Prokuroria Evropiane zbulon skemë mashtrimi me fondet bujqësore, 22 të pandehur në Greqi, mes tyre 4 deputetë

Prokuroria Evropiane zbulon skemë mashtrimi me fondet bujqësore, 22 të pandehur në Greqi, mes tyre 4 deputetë

July 16, 2026
Horoskopi ditor për nesër, e hënë 1 qershor 2026

Horoskopi ditor për nesër, e Premte 17 Korrik 2026

July 16, 2026
Meloni merr goditje në Parlament, Italia drejt krizës politike?

Meloni merr goditje në Parlament, Italia drejt krizës politike?

July 16, 2026
“Opozitë e shitur”, “Berisha në burg”/ Reagon kreu i PD për thirrjet e protestuesve, ja mesazhi për demokratët

Deklarata skandaloze e ministres serbe për Kosovën, Berisha: Të shpallet non grata

July 16, 2026
“SHBA-të nuk mund ta fitojnë luftën me Iranin vetëm nga ajri”

“SHBA-të nuk mund ta fitojnë luftën me Iranin vetëm nga ajri”

July 16, 2026
Opozita bojkoton interpelancën Braçe-Peleshi, betohet deputetja e re e PDIU

PD vijon bojkotin, zbulohet porosia e Ballës për deputetët socialistë: Qëndroni në Tiranë

July 16, 2026
Deklaratat për shqiptarët, Paunoviç: I kërkoj falje vetëm Vuçiçit! Non-grata nga Kosova? Kam tre vite që s’më lejojnë të shkoj

Deklaratat për shqiptarët, Paunoviç: I kërkoj falje vetëm Vuçiçit! Non-grata nga Kosova? Kam tre vite që s’më lejojnë të shkoj

July 16, 2026
EKSKLUZIVE / Sondazhi: Çfarë rezultatesh zgjedhore do të kishim nëse do të votohej së afërmi?

Nga 1 janari 2021: 22.5% rritja e çmimeve, 51.6% rritja e pagave, 24.7% rritja e pensioneve

July 16, 2026
Përplasje pas mesnate në Komision, reagon Beqaj: Nuk lejoj që opozita ta përcjellë dështimin në nëpërkembje të dinjitetit tim

Beqaj: Kuvendi duhet të hetojë zbatimin e gabuar të konceptit të “funksionarit të lartë”

July 16, 2026
Ekzekutimi i gjyqtarit, KLGJ: I kërkuam efektivë Policisë, na thanë “s’kemi personel”

Gjyqtari Kalaja u shpall “Dëshmor i Atdheut”, avokati i Shkambit kundër: S’po respektohet ligji

July 16, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In