• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Paketa fiskale/ Rimbursim i barnave për 600 mijë qytetarë, taksim i gazit dhe makinave të luksit

by A R
05/11/2016 09:54
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Zbardhet paketa fiskale për vitin e ardhshëm, që do të sjellë uljen e akcizës së duhanit të grirë, nuk do të ketë rritje të akcizës së cigareve, vendosjen e akcizës për gazin e lëngshëm që përdorin makinat, uljen e rentës minerale dhe ndryshimin e çmimit për taksimin e makinave të luksit.

Detajet e paketës së re fiskale u njoftuan dje nga ministri i Financave, Arben Ahmetaj. Kreu i Financave informoi edhe për përfshirjen për herë të parë në skemën e rimbursimit të barnave të 600 mijë qytetarëve.

Ahmetaj tha se nuk do të ketë taksë të re për shtëpitë, por vetëm ndryshim të formulës të rillogaritjes për miradministrimin e të ardhurave. GAZI Nga 1 janari i vitit të ardhshëm, qeveria do të aplikojë akcizë edhe mbi gazin e lëngshëm të makinave.

Me paketën e re fiskale llogaritet që akciza që do të vendoset për gazin e lëngshëm vetëm për automjetet do të jetë 10 deri në 12 lekë për litër. Bëhet fjalë për gazin e lëngshëm që shitet në pikat e karburantit dhe jo për gazin e lëngshëm për konsum familjar.

Deri më sot, gazi i lëngshëm për automjetet është përjashtuar nga akciza, por në të gjitha vendet e Europës ai taksohet si produkt energjetik. Sipas të dhënave që jepen në paketën fiskale, llogaritet që importi vjetor i këtij produkti të jetë 100 mijë tonë në vit. Ndërsa sipas ministrit të Financave do të ulet akciza për duhanin e grirë të brendshëm dhe nuk do të rritet akciza e cigareve.

MAKINAT

Me paketën e re fiskale do të ndryshojnë taksat për makinat e luksit. Ministri i Financave, Arben Ahmetaj, shpjegoi se do të ulet niveli i çmimit të makinave që konsiderohen si makina luksi, nga 7 milionë lekë që është aktualisht, në 5 milionë lekë. E thënë ndryshe, nëse taksa për makinat e luksit paguhet për ato makina që kanë një kapacitet motorik prej 3 mijë kubikësh dhe me çmim 7 milionë lekë, tashmë kjo taksë do të paguhet për makinat me fuqi motorike me 3000 cc dhe me vlerë mbi 5 mijë lekë.

ILAÇET

Shtohet numri i qytetarëve që do të përfitojnë nga skema e ilaçeve të rimbursueshme. Ministri Ahmetaj informoi se numri i përfituesve për barnat e rimbursueshme do të rritet me 600 mijë përfitues të rinj.

“Buxheti i vitit 2017 merr përsipër të rimbursojë listën e aprovuar të ilaçeve të rimbursueshme për të gjithë shqiptarët. Deri dje kjo ka qenë e kategorizuar, ku përfitues ishin pensionistët apo shtresa të tjera në nevojë. Me këtë politikë të re, 600 mijë shqiptarë të mbetur jashtë futen brenda skemës për të përfituar rimbursimin e ilaçeve brenda listës së aprovuar”, tha Ahmetaj.

TAKSA E PRONËS

Nuk do të ketë ndryshim për taksën e shtëpive. Ministri i Financave, Ahmetaj, sqaroi se do të forcohen instrumentet për miradministrimin e kësaj takse, ndërsa niveli i taksimit do të vazhdojë të mbetet i njëjtë.

“Taksa e pronës nuk ka filluar, ka një jetë që është atje, por është më e ulëta e mbledhur. Ne duam të forcojmë instrumentet e taksave, duke filluar një proces të kadastrës fiskale. Është e papranueshme që qytete si Tirana, Korça, Durrësi mos ta kenë zgjidhur këtë problem. Ne do të krijojmë 4 projekte pilote, në bashkëpunim edhe me institucionet e tjera, për të bërë hapin e parë të kadastrës fiskale të vlerës dhe pastaj instrumenti mbledhës të funksionojë me kuadrin aktual të legjislacionit për taksën e pronës të funksionojë për të rritur të ardhurat”, tha Ahmetaj.

FALJA E GJOBAVE

Për ligjin e faljes, Ahmetaj përsëriti se për periudhën nga 1 janari 2011 deri në dhjetor të 2014-s do të përfitojnë falje të gjobave ato biznese që paguajnë detyrimet.

“Jemi në proceset përfundimtare të konsultimit me FMN-në për draftligjin. Unë ju kam ritheksuar dhe e theksoj prapë se nuk do të ketë falje borxhi për sa i përket periudhës 1 janar 2011 deri 31 dhjetor 2014, por do të ketë një lehtësim; kush paguan detyrimin, i falet gjoba. Të vetmet gjoba që do të falen janë ato që ka premtuar me të drejtë qeveria, që kanë të bëjnë me gjenerimin nga sistemi i tatimeve në muajin qershor për punëmarrësit”, tha Ahmetaj./Panorama/a.m.

Next Post
Prapaskenat e takimit me Ramën dhe koalicionet, rrëfehet Agron Duka

Prapaskenat e takimit me Ramën dhe koalicionet, rrëfehet Agron Duka

Comments 1

  1. artemisa says:
    9 years ago

    po tani shteti me keto taksa do maet.apo tmos i paguajm taksat sic nuk i kemi paguar gjer tani dhe ti kthehemi kaosit qe kishe len qeveria e kaluar?

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ushtronin prostitucion në një banesë me qira, prangosen dy rumunet

Ushtronin prostitucion në një banesë me qira, prangosen dy rumunet

March 10, 2026
Britania e Madhe përgatit anije ushtarake për dislokim të mundshëm në Mesdhe

Britania e Madhe përgatit anije ushtarake për dislokim të mundshëm në Mesdhe

March 10, 2026
VIDEO / Izraeli njofton eliminimin e militantëve të Hezbollahut, publikohen pamjet nga operacioni

VIDEO / Izraeli njofton eliminimin e militantëve të Hezbollahut, publikohen pamjet nga operacioni

March 10, 2026
“Jam diskriminuar”/ Çfarë tha në gjykatë portugezi i dyshuar për vrasjen e biznesmenit

“Jam diskriminuar”/ Çfarë tha në gjykatë portugezi i dyshuar për vrasjen e biznesmenit

March 10, 2026
Tentuan të vrasin një person për hakmarrje, dënohen me nga 20 vite burg dy shtetas

Tentuan të vrasin një person për hakmarrje, dënohen me nga 20 vite burg dy shtetas

March 10, 2026
Ishulli Kharg, ‘zemra’ e naftës iraniane dhe pika që mund të vendosë fatin e ekonomisë botërore

Ishulli Kharg, ‘zemra’ e naftës iraniane dhe pika që mund të vendosë fatin e ekonomisë botërore

March 10, 2026
Vendimi i PS, reagon Bardhi: I korruptuari mbron të korruptuarit! Rama zyrtarisht peng i Ballukut

“Përgjimi ishte i datës 20 nëntor…”, Bardhi kundërshton raportin e PS për Ballukun

March 10, 2026
Polonia kufizon tifozët shqiptarë, vetëm 3000 bileta për ndeshjen e play-off të Kupës së Botës

Polonia kufizon tifozët shqiptarë, vetëm 3000 bileta për ndeshjen e play-off të Kupës së Botës

March 10, 2026
Ç’ndodh nëse humbet fleta në postë? Ja ç’thotë Ilirjan Celibashi për votat e diasporës

Reforma gati në qershor? Çfarë ndryshimesh priten në Kodin Zgjedhor

March 10, 2026
Këlliçi: Rama ka nisur një fushatë kërcënimi dhe shantazhi kundër gjyqtarëve që nuk i binden

Nisma e Gjykatës së Lartë, reagon Këlliçi: Duan t’i shërbejnë pushtetit dhe korrupsionit

March 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In