• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, April 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Pagesë për të burgosurit, kush përfiton, skema e shpërblimit për punët e kryera

by Java News
01/02/2018 16:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Të dënuarit dhe të paraburgosurit në sistemin shqiptar të burgjeve së shpejti do të shpërblehen edhe financiarisht për punën e kryer. Qeveria pritet të miratojë këtë pranverë rregullat, kriteret dhe procedurat e reja për punën në burgje. Ndryshimet do të shërbejnë si nxitje për t’u regjistruar në programet e punës dhe për të maksimizuar potencialin e të dënuarve për aftësim profesional dhe punësim.

Aktualisht, në burgje dhe paraburgime ka mesatarisht 658 persona të punësuar në muaj. Shpërblimi i punës së tyre realizohet përmes uljes së dënimit me 3.9 ditë në muaj dhe dhënia e një përfitimi monetar në masë minimale, 90 lekë në muaj, që depozitohet në llogarinë bankare të personit.

Institucionet për mbrojtjen e të drejtave të njeriut në vend, si Avokati i Popullit, kanë argumentuar prej vitesh nevojën për të ndryshuar mënyrën e shpërblimit, duke kërkuar që të zbatohen standardet europiane. Përafrimi i detyruar i legjislacionit shqiptar me atë të Bashkimit Europian duket se ka detyruar më në fund shtetin të bjerë dakord me kërkesat e shprehura.

Në relacionin për projektvendimet që do të miratohen gjatë vitit, të zbardhur nga SCAN, shprehet qartësisht se do të zbatohen standardet e BE duke siguruar shpërblim financiar për 600 të burgosur të punësuar në sistemin e burgjeve.

Legjislacioni europian përcakton qartë se shpërblimi i të dënuarve duhet llogaritur mbi bazën e pagës minimale në fuqi, orëve të punës dhe produktivitetit. Bonuse mund të jepen për ata individë që kanë produktivitet më të lartë.

Formula e saktë e llogaritjes së pagës për të burgosurit është ende për t’u përcaktuar nga qeveria. Mendohet gjithashtu të prezantohet edhe mundësia e punësimit përmes kontraktuesve privatë brenda apo jashtë institucione, të cilët do të paguajnë paga të plota normale në bazë të prodhimit të të burgosurve. Sipas skemave në fuqi, disa shtete zgjedhin që një pjesë e pagesës të mbahet për koston e mbajtjes së të burgosurit apo në rastet kur ai ka borxhe ndaj shtetit.

Në një raport mbi këtë çështje, Avokati i Popullit propozon që të burgosurve t’u lejohet që të shpenzojë të paktën një pjesë të fitimeve të tyre për artikuj që lejohen për t’u përdorur dhe për t’iu dhënë një pjesë të fitimeve të tyre familjeve të tyre apo për qëllime të tjera të miratuara. Sistemi mund të lejojë gjithashtu që një pjesë e fitimeve të mbahet mënjanë nga administrata, në mënyrë që të përbëjë një fond kursimi që t’i dorëzohet të burgosurit pas lirimit.

ma.me

Next Post
Emrat/ “Dosja Habilaj”, kush janë 4 shqiptarët e tjerë të shpallur në kërkim nga drejtësia italiane

ITALI/ Mbyllet hetimi për Moisi Habilajn, emri i Tahirit s'përmendet askund

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Do të rifillojmë sulmet ndaj Iranit nëse…”, Trump: Anijet tona po furnizohen me municione

“Do të rifillojmë sulmet ndaj Iranit nëse…”, Trump: Anijet tona po furnizohen me municione

April 10, 2026
Kuvendi i Kosovës miraton me 63 vota pro projektligjin për çmimet tavan

Kuvendi i Kosovës miraton me 63 vota pro projektligjin për çmimet tavan

April 10, 2026
“Ishte mrekulli”/ Mori pjesë në dasmën e Brikenës dhe Mateos, tezja e banores zbulon mendimin e dajës

“Ishte mrekulli”/ Mori pjesë në dasmën e Brikenës dhe Mateos, tezja e banores zbulon mendimin e dajës

April 10, 2026
“Arma bërthamore e vërtetë për Iranin është ngushtica e Hormuzit”

“Arma bërthamore e vërtetë për Iranin është ngushtica e Hormuzit”

April 10, 2026
Inate të vjetra po sjellin përplasjen Jonida-Soni? Përballen këngëtaret: Të të vijë turp nga vetja…

Inate të vjetra po sjellin përplasjen Jonida-Soni? Përballen këngëtaret: Të të vijë turp nga vetja…

April 10, 2026
“Nëse Hormuzi mbetet nën kontrollin e Iranit, kjo do të jetë katastrofë për Trump”

“Nëse Hormuzi mbetet nën kontrollin e Iranit, kjo do të jetë katastrofë për Trump”

April 10, 2026
Besimtarët ortodoksë kremtojnë të Premten e Zezë, në Vlorë e Berat kryhet rituali i Epitafit

Besimtarët ortodoksë kremtojnë të Premten e Zezë, në Vlorë e Berat kryhet rituali i Epitafit

April 10, 2026
A do të presin më PD për “Territorialen”?/ Klosi: Ka tre muaj që komisioni nuk funksionon, të kthehemi në normalitet!

PS vë në pikëpyetje kandidaturën e Manastirliut? Blendi Klosi flet për garën e Tiranës

April 10, 2026
Udhëtimi bëhet luks! Rritja e çmimit të naftës rëndon edhe mbi qytetarët e Elbasanit

Udhëtimi bëhet luks! Rritja e çmimit të naftës rëndon edhe mbi qytetarët e Elbasanit

April 10, 2026
Lamtumirë Eliot Engel! Ndahet nga jeta kongresmeni amerikan, avokat i çështjes shqiptare

Lamtumirë Eliot Engel! Ndahet nga jeta kongresmeni amerikan, avokat i çështjes shqiptare

April 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In