• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, February 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Pacolli në Kushtetuese: Presidenti, me votë nga populli

by Java News
14/01/2016 20:09
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pesë vite nga largimi prej postit të Presidentit të Kosovës dhe vetëm një muaj para procesit të zgjedhjes së kryetarit të ri të shtetit kosovar, ish-presidenti Behgjet Pacolli ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese një kërkesë për zgjedhjen e Presidentit me votë të drejtpërdrejtë nga qytetarët.

Presidenti i Aleancës Kosova e Re kërkon nga Gjykata Kushtetuese, që të interpretojë rezolutën e Kuvendit, e cila është miratuar në vitin 2011 pas marrëveshjes politike mes kreut të PDK-së, Hashim Thaçi; atij të LDK-së, Isa Mustafa; si dhe vet kreut të AKR-së, Behgjet Pacolli, e cila parashikonte që zgjedhja e presidentit të ardhshëm të Kosovës të bëhej nga qytetarët e jo nga Kuvendi.

Televizioni Top Channel ka siguruar nga burime pranë Gjykatës Kushtetuese, lëndën që Pacolli ka dorëzuar të enjten në këtë gjykatë. Sipas lëndës, Pacolli ka kërkuar nga Kushtetuesja, që të vërtetojë shkeljet e lirive dhe të drejtave të parashtruesit, si dhe të detyrojë Kuvendin të zbatojë rezolutën, duke zbatuar procedurën e mëtejshme të votimit të amendamenteve kushtetuese, të propozuara për zgjedhjen e drejtpërdrejtë të presidentit, pa e paragjykuar rezultatin e votimit dhe duke respektuar mandatin e lirë të deputetëve e parimet e tjera kushtetuese.

Ish-Presidenti Pacolli pretendon se, shkelja e Kushtetutës është bërë në vazhdimësi prej vitit 2011, pasi sipas lëndës së tij, Kuvendi ka qenë i detyruar me rezolutë, që t’i hedhë në votim amendamentet kushtetuese, që parashikonin formën e zgjedhjes së presidentit nga qytetarët.

Në kërkesën e tij drejtuar Gjykatës Kushtetuese, Pacolli ka cituar rezolutën e miratuar nga Kuvendi më 7 prill 2011, e cila parashikonte që zgjedhjet e para presidenciale në Kosovë të mbaheshin jo më vonë se 6 muaj nga data, në të cilën ndryshimet e nevojshme kushtetuese dhe legjislative do të hynin në fuqi.

Por, sipas Pacollit, ndërkohë që Kuvendi ka formuar komisionet, të cilat kanë hartuar amendamentet kushtetuese për zgjedhjen e drejtpërdrejtë të Presidentit, procesi është ndërprerë dhe amendamentet që kishin kaluar edhe filtrin e Gjykatës Kushtetuese nuk ishin hedhur fare për votim në Kuvend.

Ndaj, Pacolli pretendon se, atij dhe partisë së tij i janë shkelur të drejtat, pasi ishin pjesë e marrëveshjes, e cila ishte shndërruar në rezolutë. Me këtë rast, Pacolli ka kërkuar nga Gjykata Kushtetuese, që të vërtetojë shkeljet e lirive dhe të drejtave dhe të detyrojë Kuvendin, që të zbatojë rezolutën, duke zbatuar procedurën e mëtejshme të votimit të amendamenteve të propozuara për zgjedhjen e drejtpërdrejtë të presidentit.

Next Post

Sulmi terrorist i Stambollit, shkon në 7 numri i të arrestuarve

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Mediaset: Donald Trump blen një ishull në Shqipëri

Mediaset: Donald Trump blen një ishull në Shqipëri

February 13, 2026
Babai kërcënon vajzën me thikë në Durrës, plagos veten pas ndërhyrjes së policisë

Babai kërcënon vajzën me thikë në Durrës, plagos veten pas ndërhyrjes së policisë

February 13, 2026
Murrizi flet hapur: Deputetët e opozitës kanë një vit nuk shkelin në zonat që janë zgjedhur, nuk gëzojnë reputacion

Murrizi flet hapur: Deputetët e opozitës kanë një vit nuk shkelin në zonat që janë zgjedhur, nuk gëzojnë reputacion

February 13, 2026
“Duan të më shantazojnë me video intime!”, Rivali i Orbanit akuza partisë në pushtet dy muaj para zgjedhjeve

“Duan të më shantazojnë me video intime!”, Rivali i Orbanit akuza partisë në pushtet dy muaj para zgjedhjeve

February 13, 2026
Akuzohet për krime lufte në Kosovë/ Serbia arreston një ish-anëtar të UÇK-së

Procesi ndaj ish-krerëve të UÇK-së, Andoni: Presim zbutje dënimi. Qeveria e Kosovës dështoi në mbrojtjen e tyre

February 13, 2026
Debate të forta në Kryesinë e PD, Salianji përplaset me Nokën: Ke shkatërruar partinë! Jep dorëheqjen, Flamur!

Opozita në rrugë, Çejku: Duhet të përgatisë alternativë, të dallojë nga qeveria

February 13, 2026
“Trazira gjatë demonstratës”/ Mediat e huaja pasqyrojnë protestën e PD: U hodh molotov drejt Parlamentit

Biberaj: Kam pasur oferta nga Edi Rama, ja çfarë do të ndodhë më 20 shkurt

February 13, 2026
Baraba u lirua, Shabani u kryqëzua

Dashi e mundi Berishën në lojën e vet

February 13, 2026
“Thaçi dhe të tjerët”, Prokuroria kërkon 180 vjet burgim për ish-krerët e UÇK

Rezolutat e Shqipërisë dhe Kosovës për ish-krerët e UÇK-së, analistët: Duhet ofensivë diplomatike e përbashkët

February 13, 2026
Katastrofë në Luvër, përmbyten sallat me kryeveprat italiane. Dëmtohet rëndë afresku i shekullit XIX

Katastrofë në Luvër, përmbyten sallat me kryeveprat italiane. Dëmtohet rëndë afresku i shekullit XIX

February 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In