• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, April 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Pa ikjen e Bashës nuk ka zgjedhje të lira”/ Grupimi ‘Për PD-në’: I shqetësuar për ruajtjen e karrikes, kontrollon listat e anëtarësisë dhe komisionin zgjedhor

by
17/05/2021 15:26
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Grupi ‘Për PD-në’, përmes një deklarate, ka reaguar në lidhje me procesin e zgjedhjeve në Partinë Demokratike. Në deklaratë akuzohet Lulzim Basha se emëroi në mënyrë të njëanshme komisionin zgjedhor.

Sipas kundërshtarëve të Bashës në PD, nuk ka zgjedhje të lira për kryetar nëse Lulzim Basha nuk jep dorëheqjen.

“Shqetësimi i Bashës ruajtja e karriges! Po bëhet me të  njëjtat metoda dhe mjete si 25 prilli”, thuhet ndër të tjera një deklaratën e grupimit ‘Për PD-në’.

Deklarata e plotë

Grupi “Për PD-në” vlerëson se mbledhja e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike e cila kishte si temë të paracaktuar masakrën elektorale të Edi Ramës, në fakt projektoi masakrën elektorale të Lulzim Bashës.

Kur të gjithë demokratët prisnin një analizë të thellë të zgjedhjeve të 25 prillit, marrjen e përgjegjësive dhe dorëheqjen e Kryetarit të Partisë, Lulzim Basha vendosi hapjen e zgjedhjeve të parakohshme për kryetar partie.

Ky vendim tregon se shqetësimi i Lulzim Bashës nuk është humbja e turpshme e zgjedhjeve të 25 prillit, as masakra elektorale por mbajtja e karriges së Kryetarit. Ai nuk priti as vendimet gjyqësore dhe as certifikimin e zgjedhjeve për të cilët akuzoi për dy javë kundërshtarët e tij në parti, por ai rendi të certifikonte veten e tij si kryetar.

Nxitimi për hapjen e zgjedhjeve nuk ka për qëllim analizën dhe reformimin e partisë por eliminimin e debatit në rradhët e partisë dhe të një gare të hapur. Vendimi i Këshillit Kombëtar për hapjen e parakohshme të zgjedhjeve është i pajustifikuar.

Kryetari i Partisë emëroi në mënyrë krejtësisht të njëanshme një komision zgjedhor. Pra, ky komision zgjedhor është vegël e kryetarit dhe nuk siguron kushte të barabarta për konkurrencë të ndershme. Komisioni i emëruar prej kryetarit do të përcaktojë edhe kriteret e pranimit të kandidadurave. Pra, Kryetari përcakton kundërshtarët e tij.

Vendimi i Këshillit Kombëtar nuk trajtoi problemin themelor të zgjedhjeve për kryetarin e partisë në vitin 2017 që janë listat e anëtarësisë. Listat janë fiktive dhe nuk përfaqësojne realisht anëtarësinë dhe nuk ka transparencë në të gjithë këtë proces.

Atëherë pyesim Z. Basha si mund të ketë zgjedhje të lira dhe të ndershme në Parti kur njëra palë kontrollon komisionin zgjedhor, listat e anëtarësisë, dhe kriteret e pranimit të kandidatëve?

Si mund të ketë zgjedhje të lira dhe të ndershme në parti kur Kryetari që humbi zgjedhjet për herë të katërt, nuk jep dorëheqjen dhe rikandidon duke përdorur administratën dhe të gjitha burimet e tjera të partisë?

Si mund të marrë vendim për kandidatët për Kryetar Partie, Kryesia e Partisë anëtarët e të cilës kudo që ishin në garë kanë humbur?

Këto janë asgjë tjetër veçse vazhdim i zgjedhjeve të 25 prillit 2021, me të njëjtat metoda dhe mjete.

Grupi “Për PD-në” i cili ka synuar marrjen e përgjegjësive politike nga Kryetari dhe Kryesia për humbjen e zgjedhjeve parlamentare, analizën dhe reformën në Partinë Demokratike, vlerëson se ky process është i deformuar që në zanafillë, por ne jemi të bindur për të vazhduar këtë betejë politike./ b.h

Next Post
Shijak/ “Kemi ardhur me bakllava se ka qenë Bajrami”, Rama i dorëzon çelësat 16 familjeve për të rinisur jetën në banesat e reja

Shijak/ "Kemi ardhur me bakllava se ka qenë Bajrami", Rama i dorëzon çelësat 16 familjeve për të rinisur jetën në banesat e reja

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Vritet komandanti i lartë i Hezbollahut

Vritet komandanti i lartë i Hezbollahut

April 1, 2026
Irani mohon pretendimin e Trump: Nuk kemi kërkuar armëpushim

Irani mohon pretendimin e Trump: Nuk kemi kërkuar armëpushim

April 1, 2026
Zgjedhja e presidentit në Kosovë, parti politike nuk arrijnë në një konsensus

Zgjedhja e presidentit në Kosovë, parti politike nuk arrijnë në një konsensus

April 1, 2026
Irani: Do mirëprisnim Rusinë si ndërmjetës në konfliktin me SHBA-në dhe Izraelin

Irani: Do mirëprisnim Rusinë si ndërmjetës në konfliktin me SHBA-në dhe Izraelin

April 1, 2026
“Dyfishim shpërblimi”, Rama jep detajet: Do u paguajmë sigurimet prindërve që kujdesen për fëmijët me aftësi të veçanta

“Dyfishim shpërblimi”, Rama jep detajet: Do u paguajmë sigurimet prindërve që kujdesen për fëmijët me aftësi të veçanta

April 1, 2026
Çmimi i naftës, Edi Rama: Kompania publike do të përcaktojë rregullat e lojës

Çmimi i naftës, Edi Rama: Kompania publike do të përcaktojë rregullat e lojës

April 1, 2026
“Jemi forca më e madhe në këtë vend”, Rama: PS i realizon gjërat që thotë, ia dolëm që drejtësia të jetë e pavarur

“Jemi forca më e madhe në këtë vend”, Rama: PS i realizon gjërat që thotë, ia dolëm që drejtësia të jetë e pavarur

April 1, 2026
Lufta në Lindjen e Mesme, lajme të mira për çmimin e naftës pas deklaratës së Donald Trump për fundin e luftës

Lufta në Lindjen e Mesme, lajme të mira për çmimin e naftës pas deklaratës së Donald Trump për fundin e luftës

April 1, 2026
Holta Zaçaj zgjidhet zv.guvernatore e Parë e Bankës së Shqipërisë

Holta Zaçaj zgjidhet zv.guvernatore e Parë e Bankës së Shqipërisë

April 1, 2026
Petro Koçi: Ambicia e Braçes për Bashkinë e Tiranës, risi pozitive

Petro Koçi: Ambicia e Braçes për Bashkinë e Tiranës, risi pozitive

April 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In