• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, September 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Shijak/ “Kemi ardhur me bakllava se ka qenë Bajrami”, Rama i dorëzon çelësat 16 familjeve për të rinisur jetën në banesat e reja

by
17/05/2021 15:34
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në Bashkinë Shijak kanë përfunduar edhe 110 shtëpitë individuale të Lotit II dhe pritet që brenda qershorit të përfundojnë edhe 30 shtëpitë e tjera të këtij Loti prej 140 banesash.

Kryeministri Edi Rama e nisi këtë javë duke iu dorëzuar çelësat e banesave të reja disa familjeve në fshatin Vlashaj të kësaj bashkie, i shoqëruar nga kryebashkiaku i Shijakut, Elton Arbana dhe nga ministri i Shtetit për Rindërtimin, Arben Ahmetaj.

Në Vlashaj hynë në shtëpitë e reja 16 familje, ndërkohë që familjet vazhdojnë një nga një të rinisin jetën në banesa të reja, të mundësuara nga Programi i Rindërtimit, kudo ku tërmeti goditi banesat e vjetra, duke i bërë të pabanueshme.

“Nga loti i dytë i banesave individuale janë ndërtuar 21 banesa. Në fshatin Vlashaj, 16 banesa kanë mbaruar dhe 5 prej tyre kanë marrë fondin për ta rindërtuar vetë. Familja e Zotit Naim ka patur një shtëpi 60 metra katrorë dhe sot kanë një banesë 75 metra katrorë. Gjithashtu janë përfitues nga bonusi i qerasë nga dita e parë e tërmetit”, – u shpreh kryetari i bashkisë, Elton Arbana.

Programi i Rindërtimi ka zgjidhur për një pjesë të madhe të familjeve edhe problemin e strehimit, pasi sipas parashikimeve që bën ligji, kanë përfituar jo vetëm më shumë metra sesa kishin para tërmetit, por janë trajtuar me banesa të veçanta edhe shumë raste të bashkëjetesës së dy familjeve nën një strehë.

“Janë mbi 2500 banesa individuale, të kombinuara ndërtim dhe pagesë e plotë për qytetarët, siç premtuat para vitit të ri që deri në maj do jenë 2500 banesa individuale të ndërtuara ose të paguara. E theksoj këtë jo pa qëllim pas zgjedhjeve, për të konfirmuar vazhdimësinë e mbajtjes së premtimeve”, – u shpreh ministri Ahmetaj.

Edhe familja e Vladimir Qokut, të cilit çelësat e banesës së re ia dorëzoi Kryeministri, ka përfituar një shtëpi më të madhe se ajo që kishte. “Këto janë raste tipike që përveç zgjidhjes nga tërmeti janë dhe zgjidhje strehimi. Në total janë mbi 600 familje që përfitojnë përveç shtëpisë së ndërtuar nga e para, edhe metra katrorë plus, një zgjidhje e strehimit afatgjatë”, – nënvizoi Ahmetaj.

Nga ana tjetër, kryebashkiaku i Shijakut Elton Arbana informoi se “në Shijak, Loti i parë ka përfunduar në dhjetor. Loti i dytë është prej 140 banesash. Kanë përfunduar 110 dhe 30 prej tyre përfundojnë brenda muajit qershor”.

Nga Programi i Rindërtimit, Bashkia e Shijakut, ashtu si edhe bashkitë ku shtëpitë e banorëve u dëmtuan nga tërmeti ka trajtuar familjet me bonusin e qerasë deri ditën që është dorëzuar shtëpia e re.

Kryeministri në një familje ka kritikuar edhe një dalë, i cili i tha se në shkollë merre edhe teta, teksa kryeministi tha “ti një tetë unë do të marrë një tullë”.

Pjesë nga biseda:

Rama: Kemi ardhur me bakllava se ka qenë Bajrami.

Familjarja: Mirë se erdhe

Rama; Po ajo e vjetra ishte keq aa?

Kryefamiljari: Bëri mirë zoti gjithçka.

Rama i drejtohet djalit të familjes: Po ti, shkon në shkoll ti mo?

Djali: Popo

Rama: Ça klase je?

Djali: Në klasë të 9-të.

Rama: Si je më mësime?

Djali: Mirë.

Rama: Mirë sa?

Djali: 9 ose 10, ka edhe 8.

Rama: Po pse kshu, apo…je rehat se. Pse 8? PSe teta mo? Ke dhe dhomë në vete aa? / b.h

Next Post

Ku gabuan fitimtarët dhe si Armando Subashi rrezikoi fitoren e Ramës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Franca krijon rezervë të re ushtarake, mijëra të rinj i bashkohen programit vullnetar

Franca krijon rezervë të re ushtarake, mijëra të rinj i bashkohen programit vullnetar

August 31, 2026
Thirret protesta para SPAK-ut: Drejtësia nuk duhet të vonojë, askush mbi ligjin!

Thirret protesta para SPAK-ut: Drejtësia nuk duhet të vonojë, askush mbi ligjin!

August 31, 2026
Gabimi në “shtëpinë e barit”, si e pësoi 20-vjeçari shqiptar në Britani

Policia britanike heton si vrasje vdekjen e një foshnjeje, shtatë në pranga

August 31, 2026
E rëndë në Berat, familjarët gjejnë të varur në pemë 41-vjeçarin. Nisin hetimet për shkakun e ngjarjes

Po rregullonte depozitën e ujit, i riu humb jetën pasi bie në kontakt me tensionin e lartë

August 31, 2026
Qeveria i kalon Bashkisë Krujë pronësinë e 196 apartamenteve për pasojat e tërmetit

Qeveria i kalon Bashkisë Krujë pronësinë e 196 apartamenteve për pasojat e tërmetit

August 31, 2026
Mira Murati në listën e “TIME”/ Shqiptarja mes 100 figurave më me ndikim në drejtimin e Inteligjencës Artificiale

Mira Murati në listën e “TIME”/ Shqiptarja mes 100 figurave më me ndikim në drejtimin e Inteligjencës Artificiale

August 31, 2026
Belgjikë, zgjatet afati i paraburgimit për të dyshuarën për spiunazh në NATO

Belgjikë, zgjatet afati i paraburgimit për të dyshuarën për spiunazh në NATO

August 31, 2026
Vrasja e Tupac, Prokuroria dhe mbrojtja paraqesin deklaratat përfundimtare në gjyqin e Duane Davis

Vrasja e Tupac, Prokuroria dhe mbrojtja paraqesin deklaratat përfundimtare në gjyqin e Duane Davis

August 31, 2026
Punonjësit e Policisë shpërblehen me 30 mijë lekë, garantuan rendin gjatë sezonit turistik (Vendimi)

Lëvizje në Policinë e Shtetit, emërohet drejtori i ri i Kufirit dhe Migracionit në Korçë

August 31, 2026
Pse Greqia ka nënshkruar një marrëveshje raketash 3.5 miliardë dollarë me Izraelin?

Pse Greqia ka nënshkruar një marrëveshje raketash 3.5 miliardë dollarë me Izraelin?

August 31, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com