• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, May 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Editorial

“Pa Berishën nuk ka zgjidhje”, teza që i ka zënë frymën opozitës

by Skënder Minxhozi
05/10/2023 18:50
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Skënder Minxhozi/

 

Merreni dhe kthejeni virtualisht përmbys atë që po ndodh sot brenda fraksioneve të PD dhe do të keni gjetur të vërtetën e kulluar dhe kodin e saktë për të dalë nga ambjenti toksik ku noton sot kjo parti. Shahen e kacafyten, kërcënohen mes vetes dhe pastaj hedhin ndonjë llaf kundër qeverisë në të ikur e sipër. Betohen se do të eleminojnë fraksionin përballë, se do marrin vula e flamuj nga kampi kundërshtar, por në fund asgjë nuk ndodh. Secili shkon në shtëpitë e veta të rehatshme, shijon plazhin dhe fundjavat, ndërsa qeveria këqyr e kënaqur këtë teatër pa kohë, pa fund dhe pa krye.

Kjo është e vetmja korsi në të cilën rrjedh sot jeta opozitare. Gjithçka tjetër, teatri i shëmtuar në Kuvend, sulmet nëpër studio televizive dhe rrjetet sociale, akuzat dhe fyerjet personale, përbëjnë të gjitha universin paralel, flluskën e madhe klaustrofobike dhe rrethin vicioz ku vijojnë të pluskojnë ende burra e gra që duket sikur s’janë nisur kurrë për udhëtim, megjithëse valixhet i kanë gati prej vitesh në një stacion të boshatisur trenash, mbërthyer me palltot e dimrit dhe mbështjellë për rrugë të gjatë.

Kjo pamje ka vite që konsumohet si një fragment i ngrirë filmi, pa asnjë lëvizje, asnjë spostim sado të vogël. Gjithçka është pezull, e bllokuar dhe statike. Zhurmat e poterja janë vetëm një cipë e hollë që mbulon akullin e ngricën tashmë disavjeçare.

Realiteti i përmbysur i asaj që ndodh sot në PD, ai i vërteti, fokusohet kryekëput tek dy emra të përveçëm dhe gjerësisht të njohur: Sali Berisha dhe Lulzim Basha. Janë dy personat që kanë dominuar totalisht dhe pa asnjë dilemë opozitën e dekadës së fundit. Janë dy arkitektët e rrënojës politike të 8 janarit.

Secili prej të dyve ka aksionet e veta në procesin shkatëërrimtar ku ndodhet PD-ja e sotme. Secili prej të dyve po i jep një grusht të rëndë të sotmes dhe të ardhmes së kësaj partie, duke luftuar me të gjitha armët që disponojnë brenda selisë së partisë për interesa ngushtësisht personale, pa u merakosur fare se kësisoj po rrënojnë muret, godinën dhe gjithëçfarë tjetër ka mbetur ende në këmbë.

Ndërsa për Bashën s’ja vlen të harxhosh shumë rreshta, pasi atij i ka mbetur pas shpinë një grusht burrash e grash, rasti i Berishës përbën situatën më hileqare dhe hipokrite të imagjinueshme sot në PD. Rreth gjysëm milioni vota që opozita mori në zgjedhjet lokale të 14 majit, janë, sipas ndjekësve nostalgjikë apo edhe servilë e rrethanorë të Doktorit, prova materiale e fuqisë së tij politike.

“Pa Berishën nuk ka zgjidhje, ai ka marrë gjysëm milioni vota”, bërtasin gjithë ditën dishepujt e Berishës. Në vend që të shohin sesi u humb pas 30 vjetësh Shkodra e Tropoja, ata që i shkojnë pas janë kapur pas gjysëm milionshit të votave, a thua se kjo shifër mund të impresionojë më dikë që e di sesa vota duhen për të ardhur në pushtet.

Të thuash “s’ka zgjidhje pa Berishën” do të thotë të injorosh faktin që ai si drejtues fushate në zgjedhjet e fundit, ka marrë rreth çerek milioni vota më pak se Basha në zgjedhjet e vitit 2021. Pra dy vjet më parë.

Berisha ka qenë dhe mbetet (bashkë me Lulin) epiqendra jo vetëm e humbjeve politike të tejzgjatura për PD, por edhe një derë e rëndë e mbyllur që pengon të futet në atë parti ajri i freskët i ndryshimit.

Nëse ka një hipotekë me peshë ari sot në favor të Edi Ramës, kjo është prezenca e Berishës në politikën aktive. Hiq Berishën nga skena aktuale politike dhe maxhoranca socialiste mbetet pa alibi elektorale. Ata që rrinë pas lavdisë së pluhurosur të Doktorit dhe kujtojnë se ai do t’i kthejë dikur në pushtet, duhet të bëjnë pikërisht atë vertikalen me kokëposhtë që të dalin tek e vërteta.

Sa më shumë Berisha rri majë kalit të opozitës, aq më gjatë Rama do rrijë majë kalit të pushtetit. Gjysëm milioni votat vlejnë sa një ngrusht mizash, nëse nuk të japin mundësinë të drejtosh vendin. Kaq e thjeshtë është. Shihni krizën ku u zhyt Basha pas pranverës 2021, kur kishte marrë plot 730 mijë vota. Shifrat nuk janë opinion, por në PD e sotme po vijojnë të luajnë edhe me to. Aq më keq për ata që kanë sy e nuk duan të shohin.

 

 

Next Post
‘Reformim për një Europë më elastike’/ Samiti i Granadës, Michel: Situata mes Kosovës e Serbisë është problem për kontinentin tonë

'Reformim për një Europë më elastike'/ Samiti i Granadës, Michel: Situata mes Kosovës e Serbisë është problem për kontinentin tonë

Comments 4

  1. Pullali Dykomshi says:
    3 years ago

    Majakovskij : ……..
    Kur themi Lenini,
    Nënkuptojmë Partia …..….

    Në ditët e sotme, :Majakovskij i PD-së, Mulhan Nokari, thotë : ………..
    Kur themi Berisha,
    Nënkuptojmë PD-në…..

    Plotësisht e saktë, ky përkufizim i Nokarit….

    Reply
  2. Anonymous says:
    3 years ago

    Berisha po e copton cdo dite PD dhe po e mban Ramen ne pushtet.

    Reply
  3. Drago Metushi says:
    3 years ago

    OR TEJ TI SKENDER MINXHOZI, ti dukesh qe nuk ka per te ndryshuar truri jote i mykur qe ne 1941, se ti je nje komunist dhe agjent e spiun i iranit dhe hamasit, po pse nuk analizon RAMVUCICIN mor skorje qe i vodhi zgjedhjet me krimin e drogen dhe element kriminal si ne shkoder e qytete te tjera, apo keto nuk te pelqejne mor morri i kuq se je i shitur dhe paguhesh me leket e droges, dhe na ben ti filozofi per politiken, qe cdo dite merresh me DR. BERISHEN si puna jote me Shaban Qosen ne Tirane, apo nuk e njeh se ti je fshatar dhe jo tirons.

    Reply
  4. Drago Metushi says:
    3 years ago

    O SKENDER MINXHOZI, oe salcice e mykur po kackavall ngele mor spiun dhe agjent i iranit dhe putinit, ske muhabet tjeter, po vetem me Dr. BERISHEN meresh, zaten ai do ju ju shkuli me renje e dhemballe ju komunisteve dhe spiuneve.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Hiqet monitorimi për Sarkozy, Gjykata e Parisit lehtëson masën ndaj ish-presidentit francez

Hiqet monitorimi për Sarkozy, Gjykata e Parisit lehtëson masën ndaj ish-presidentit francez

May 7, 2026
Kjo klasë politike dhe kjo drejtësi nuk mund të bashkëjetojnë me njëra-tjetrën

Idealizimi i tepruar i sistemit zgjedhor

May 7, 2026
Spahiu: Avokati i arrestuar nuk kreu vepër penale, por shkelje etike dhe rregulli në seancë

Spahiu: Në demokracitë perëndimore garë për kryetar bën partia që humb zgjedhjet dhe jo ajo që fiton

May 7, 2026
“Doktori është dhe Doktori do të jetë”, Shehi për zgjedhjet në PD: Këtë teatrin ta kursenin!

“Doktori është dhe Doktori do të jetë”, Shehi për zgjedhjet në PD: Këtë teatrin ta kursenin!

May 7, 2026
Hantavirusi, BE aktivizon Mekanizmin e Mbrojtjes Civile, nesër vendosen protokollet e karantinës

Hantavirusi, BE aktivizon Mekanizmin e Mbrojtjes Civile, nesër vendosen protokollet e karantinës

May 7, 2026
PD të premten protestë, Ambasada e SHBA paralajmëron qytetarët amerikanë

PD të premten protestë, Ambasada e SHBA paralajmëron qytetarët amerikanë

May 7, 2026
Tronditet Saranda! Vritet me plumb në kokë pronari i një karburanti, detajet e para

Tronditet Saranda! Vritet me plumb në kokë pronari i një karburanti, detajet e para

May 7, 2026
Alesia Balliu i kundëpërgjigjet Boçit: Opozita nuk mund të jetë antiligjore

Berisha i vetëm në garë, Balliu: Pronari real i PD nuk është Saliu, por Shkëlzeni!

May 7, 2026
Taksat mbi pagat në Evropë, sa u mbetet në xhep beqarëve dhe sa kursejnë familjet me fëmijë?

Taksat mbi pagat në Evropë, sa u mbetet në xhep beqarëve dhe sa kursejnë familjet me fëmijë?

May 7, 2026
Pas sherrit përplas me makinë 40-vjeçarin, arrestohet një person në Fier

Sherr në një mobileri Nikël, përfundojnë në spital dy vëllezër, autorët në kërkim

May 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In