• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, January 18, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

OSSH prezanton planin për furnizimin me energji gjatë sezonit, Balluku: Gatishmëri maksimale

by A R
07/06/2024 18:19
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Operatori i Sistemit të Shpërndarjes ka rritur gatishmërinë me nisjen e sezonit turistik veror.

Siç bëhet e ditur, nga ana e kompanisë janë marrë masat për të garantuar një furnizim të pandërprerë me energji elektrike për të gjithë abonentët në të gjithë vendin.

Në prani të Zëvendëskryeministres, njëherësh Ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, administratori i OSSH, Blendian Dalipi dhe drejtuesit e rajoneve në të gjithë vendin, raportuan sot planin e masave për një menaxhim sa më mirë të situatës gjatë gjithë sezonit.

Ministrja Balluku bëri të ditur se sipas të gjitha të dhënave këtë vit parashikohet të ketë një fluks më të madh vizitorësh, krahasuar me vitet e mëparshme, ndaj dhe angazhimi duhet të jetë maksimal për të garantuar furnizim të pandërprerë me energji në të gjithë vendin.

“Sezoni ndryshe nga vitet e tjera ka filluar tashmë, pavarësisht se ne po mblidhemi në javën e parë të qershorit, jemi të gjithë në dijeni që fluksi i turistëve ka nisur që në fillim të muajit maj dhe do të përfundojë ndoshta në fund të tetorit nga gjithë informacionet që ne kemi. Sigurisht janë ngritur task forcat që janë në terren, sigurisht që ka një impenjim nga të gjithë grupet e punës, por OSSH-ja luan një rol jashtëzakonisht të rëndësishëm për të gjithë mbarëvajtjen e këtij sezoni”, theksoi Balluku.

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë shtoi më tej se vëmendja kryesore do të jetë e fokusuar përgjatë vijës bregdetare, por pa lënë mënjanë edhe zonat malore ku në vitet e fundit ka pasur një zhvillim të madh të turizmit.

Balluku tha se edhe investimet e realizuara për rehabilitimin dhe fuqizimin e nënstacioneve, apo ndërhyrjet për përmirësimin e rrjetit shpërndarës dhe kabinave elektrike, do të ndikojnë në një menaxhim sa më të mirë të situatës.

“Vëmendja kryesore qëndron në ultësirën perëndimore, si zona me dendësinë më të madhe të hoteleve dhe njësive tregtare që i shërbejnë turizmit, por nuk duhet lënë pas dore edhe fakti që tashmë njësi hotelerie kemi edhe në zonat malore, të cilat nga ana e investimeve nuk kanë të njëjtin sasi investimesh siç ka pasur pjesa e ultësirës perëndimore apo qytetet kryesore. Kështu që atje ndoshta duhet vëmendje më e shtuar me grupet e punës dhe grupet e gatshme që duhet të kemi në terren. Koordinimi ka qenë i mirë deri më sot”, tha Balluku, duke shtuar se krahas menaxhimit të sezonit duhet të vijojë puna për përmirësimin e tregueseve të përformancës duke arritur targetet e vendosura.

Administratori i OSSH, Blendian Dalipi bëri një pasqyrim të të gjithë investimeve të realizuara në këto vite për përmirësimin e cilësisë së furnizimit të energjisë, duke shtuar se gjatë sezonit do të jenë të angazhuar në të gjithë vendin 1128 punonjës për të ndërhyrë në çdo moment ku do të shfaqen problematika.

“Kemi ndërhyrë në 23 nënstacione nëpërmjet remonteve. Kemi remontuar 291 kilometra linjë tensioni të lartë vetëm në bregdet dhe 950 kilometra linjë në totalin e të gjithë aseve që kemi, linja 35 kilovolt. Kemi remontuar 574 kilometra linjë e tensionit të mesëm dhe 131 kilometra linjë e tensionit të ulët, si dhe kemi ndërhyrë në 1252 kabina”, tha Dalipi.

Drejtuesit e rajoneve të OSSH në të gjithë vendin raportuan masat e marra në çdo drejtori përkatëse për menaxhimin e situatës.

/a.r

Next Post
Dhuna në futboll/ FSHF nuk kursen, gjoba për Tiranën dhe Lushnjen, një lojtar përjashtohet përgjithmonë

Tjetër dënim për Skënderbeun, i bllokohet merkato, Tirana rrezikon të njëjtin fat

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Arsyeja pse Rama u përzgjodh nga Trump!

Arsyeja pse Rama u përzgjodh nga Trump!

January 18, 2026
Forcat e Armatosura rikthejnë ushtarakët në rezervë, Ciroku: Synohet forcimi i kapaciteteve dhe afrimi i profesionistëve

Forcat e Armatosura rikthejnë ushtarakët në rezervë, Ciroku: Synohet forcimi i kapaciteteve dhe afrimi i profesionistëve

January 18, 2026
“Pashë nga afër lodhjen në trupat dhe shpirtrat e njerëzve”, ministrja Spiropali rrëfehet pas vizitës në Kiev

“Pashë nga afër lodhjen në trupat dhe shpirtrat e njerëzve”, ministrja Spiropali rrëfehet pas vizitës në Kiev

January 18, 2026
4 bashkëshortët më të mirë sipas shenjave të horoskopit

Nga më besniket tek ato që tradhtojnë më lehtë/ Si renditen 12 shenjat e horoskopit

January 18, 2026
Shqipëria me IQ më të lartë në Ballkan, shqiptarët në vendin e 19-të në botë për inteligjencë

Shqipëria me IQ më të lartë në Ballkan, shqiptarët në vendin e 19-të në botë për inteligjencë

January 18, 2026
Përplasen dy makina në Milot, katër të plagosur dërgohen në spitalin e Lezhës

Përplasen dy makina në Milot, katër të plagosur dërgohen në spitalin e Lezhës

January 18, 2026
Fundjavë e zezë në Alpet Austriake, tetë skiatorë humbin jetën nga ortekët brenda një dite

Fundjavë e zezë në Alpet Austriake, tetë skiatorë humbin jetën nga ortekët brenda një dite

January 18, 2026
ANALIZA E REL/ “Duan apo s’duan”, Albin Kurti është fitues në Kosovë dhe partner i vështirë jashtë saj

ANALIZA E REL/ “Duan apo s’duan”, Albin Kurti është fitues në Kosovë dhe partner i vështirë jashtë saj

January 18, 2026
Greqia propozon rregulla të reja për emigracionin, Plevris: I jepet fund bllokimeve për punëtorët dhe bizneset

Greqia propozon rregulla të reja për emigracionin, Plevris: I jepet fund bllokimeve për punëtorët dhe bizneset

January 18, 2026
“Modeli që po fiton betejën e qëndrueshmërisë”, rritja e agroturizmit pritet të vazhdojë edhe këtë vit

“Modeli që po fiton betejën e qëndrueshmërisë”, rritja e agroturizmit pritet të vazhdojë edhe këtë vit

January 18, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In