• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

OSHEE për muajin Prill: Arkëtuam 10 milionë dollarë më shumë së 2014

by
11/05/2015 14:45
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Vetëm në muajin prill Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike ka arkëtuar 10 milionë dollarë më tepër se në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Kjo është bërë e ditur nga administratori i OSHEE Ardian Çela i cili bëri sot një analizë të situatës në institucionin që ai drejton për muajin prill.

Në fjalën e tij ai theksoi se pothuajse të gjithë objektivat janë realizuar, madje në disa drejtime edhe janë tejkaluar.

“Kam kënaqësinë të deklaroj se, muaji prill konfirmon drejtimin e duhur të kompanisë OSHEE për rimëkëmbjen, ku pothuajse të gjithë objektivat janë realizuar, madje duke i tejkaluar. E nisim me arkëtimet, pika e rëndësishme e punës tonë! Në muajin prill kemi arkëtuar 50 milionë dollarë, ose 10 milionë më tepër se muaji prill 2014. Vë në dukje faktin se targeti për këtë muaj ishte 47 milionë dollarë. Si 4-mujor, pra janar-prill, kemi afro 24.5 miliardë lekë arkëtime, rreth 100 milionë dollar më tepër se e njëjta periudhë e vitit 2014. ”, thekson ai

Ndërsa, përsa i përket humbjeve ai thekson se kanë pësuar një rekord pozitiv, duke shënuar një zbritje në 30.5%, nga 35.7% që ishin vitin e kaluar.

”Në lidhje me humbjet, muaji prill shënon një tjetër rekord pozitiv. Humbjet zbritën në 30.5%, nga 35.7% që ishin vitin e shkuar dhe gati 39.7% në prill të 2013-s”, tha ai

Më tej, ai ka nënvizuar se të gjitha këto rezultate pozitive kanë ardhur si pasojë e kontrolleve dhe punës në terren, ku vetëm në muajin prill janë kryer rreth 60 mijë kontrolle dhe gjysma e tyre kanë rezultuar debitor ndaj OSHEE-së.

Next Post

VIDEO/ Serbët rikthejnë urrejtjen: Vritini, vritini shqiptarët!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

I përfolur si trashëgimtar i fronit në Iran/ Raportimi: Djali i Khameneit është plagosur nga sulmet amerikano-izraelite

I përfolur si trashëgimtar i fronit në Iran/ Raportimi: Djali i Khameneit është plagosur nga sulmet amerikano-izraelite

March 7, 2026
“Epsteini” ynë

Pse PD nuk e trondit as disidenca as dorëheqjet?

March 7, 2026
Garda Revolucionare e Iranit: Kemi sulmuar me raketa bazën amerikane në Bahrein

Garda Revolucionare e Iranit: Kemi sulmuar me raketa bazën amerikane në Bahrein

March 7, 2026
Play off-i i Kupës së Botës 2026/ Sylvinho: Jam me Shqipërinë para se të jem me Brazilin! Ndeshja me Poloninë e vështirë, por jo e pamundur

Play off-i i Kupës së Botës 2026/ Sylvinho: Jam me Shqipërinë para se të jem me Brazilin! Ndeshja me Poloninë e vështirë, por jo e pamundur

March 7, 2026
Çmimet e karburantit për avionët shkojnë në qiell: Ryanair dhe Wizz Air rrezikojnë humbje rekord!

Çmimet e karburantit për avionët shkojnë në qiell: Ryanair dhe Wizz Air rrezikojnë humbje rekord!

March 7, 2026
Trump formon koalicion të ri “për të shkatërruar kartelet ogurzeza dhe rrjetet terroriste”

Trump formon koalicion të ri “për të shkatërruar kartelet ogurzeza dhe rrjetet terroriste”

March 7, 2026
“Do të godasim çdo funksionar që bashkëpunon me krimin e organizuar”, kreu i SPAK ndan mesazhin e fortë

“Do të godasim çdo funksionar që bashkëpunon me krimin e organizuar”, kreu i SPAK ndan mesazhin e fortë

March 7, 2026
Revista italiane e udhëtimeve: Riviera Shqiptare kryeson mes destinacioneve më të mira për verën 2026

Revista italiane e udhëtimeve: Riviera Shqiptare kryeson mes destinacioneve më të mira për verën 2026

March 7, 2026
Konflikti në Lindjen e Mesme dhe efekti në ekonomi/ Eksperti: Autoriteti i Konkurrencës të hetojë për abuzimet me çmimet

Konflikti në Lindjen e Mesme dhe efekti në ekonomi/ Eksperti: Autoriteti i Konkurrencës të hetojë për abuzimet me çmimet

March 7, 2026
Përplasen dy makina në Lushnjë, një i plagosur! Shkak dyshohet parakalimi i gabuar

Përplasen dy makina në Lushnjë, një i plagosur! Shkak dyshohet parakalimi i gabuar

March 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In