• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, September 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

OSBE, një institucion thashethemesh?!

by
13/09/2015 17:44
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

skender minxhoziNga Skënder Minxhozi/

Një dosje që i atribuohet OSBE po qarkullon këto orë në media, në të cilën listohen si të përzier me aktivitete të paligjshme dhe lidhje me mafien, disa prej emrave të njohur të politikës shqiptare. Në fakt ajo dosje nuk ka ndonjë material të ri, nga ata që nuk figurojnë prej vitesh në internet apo në media të ndryshme. Është thjesht një përmbledhje e asaj që dihej dhe që njihej, në forma akuzash politike apo aludimesh e dyshimesh publike, në lidhje me politikanë të caktuar. Madje, e bazuar në kriterin e “flitet se…”, apo “dyshohet se…”, asaj liste mund t’i shtohen edhe një dyzinë emra të tjerë, gjithashtu politikanë të rinj e të vjetër, të rangut të lartë, apo edhe anonimë nga ata që kanë zënë një cep në parlament e nuk i sheh e i dëgjon njeri.

Elementi surprizë është se fenomeni i përfoljes ka dalë në këtë rast nga kafenetë dhe faqet e gazetave apo seancat plenare të së enjtes, për t’u futur në një dokument që i atribuohet hiç më pak se OSBE, njërës prej siglave autoritare, kur është fjala për të marrë shënim, në lidhje me të drejtat e standartet.

Vetë OSBE e përgënjeshtroi mundësinë që raporti në fjalë të përfaqësojë qëndrimin zyrtar të organizatës. Ajo tha se bëhet fjalë për një material të dorës së dytë.

Por diçka u kuptua edhe përtej ndjesës së tij publike ndaj politikanëve të marrë nëpër gojë: që OSBE, përtej objektivave të saj të zgjedhjeve, drejtësisë, të drejtës së shprehjes dhe sigurisë, u merrka edhe me seleksionimin e fjalëve që qarkullojnë pa asnjë doganë në rrjet dhe media të shkruara. Një rrethanë që nuk i bën nder një organizmi serioz, pasi i shton artificialisht edhe më shumë tym, rrëmujës që edhe kështu egziston, në lidhje me atë që mendojnë partnerët tanë ndërkombëtarë rreth klasës tonë politike. Duke kërkuar ndjesë, OSBE mund të ketë “larë” pa dashje edhe shumë emra që vërtet meritojnë të përfliten dhe të largohen nga politika, por që papritur dolën në një listë thashethemesh, në vend që të figuronin në raporte serioze.

Next Post

Historia e Jeremy Corbyn: Profili i liderit të ri të laburistëve

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Franca krijon rezervë të re ushtarake, mijëra të rinj i bashkohen programit vullnetar

Franca krijon rezervë të re ushtarake, mijëra të rinj i bashkohen programit vullnetar

August 31, 2026
Thirret protesta para SPAK-ut: Drejtësia nuk duhet të vonojë, askush mbi ligjin!

Thirret protesta para SPAK-ut: Drejtësia nuk duhet të vonojë, askush mbi ligjin!

August 31, 2026
Gabimi në “shtëpinë e barit”, si e pësoi 20-vjeçari shqiptar në Britani

Policia britanike heton si vrasje vdekjen e një foshnjeje, shtatë në pranga

August 31, 2026
E rëndë në Berat, familjarët gjejnë të varur në pemë 41-vjeçarin. Nisin hetimet për shkakun e ngjarjes

Po rregullonte depozitën e ujit, i riu humb jetën pasi bie në kontakt me tensionin e lartë

August 31, 2026
Qeveria i kalon Bashkisë Krujë pronësinë e 196 apartamenteve për pasojat e tërmetit

Qeveria i kalon Bashkisë Krujë pronësinë e 196 apartamenteve për pasojat e tërmetit

August 31, 2026
Mira Murati në listën e “TIME”/ Shqiptarja mes 100 figurave më me ndikim në drejtimin e Inteligjencës Artificiale

Mira Murati në listën e “TIME”/ Shqiptarja mes 100 figurave më me ndikim në drejtimin e Inteligjencës Artificiale

August 31, 2026
Belgjikë, zgjatet afati i paraburgimit për të dyshuarën për spiunazh në NATO

Belgjikë, zgjatet afati i paraburgimit për të dyshuarën për spiunazh në NATO

August 31, 2026
Vrasja e Tupac, Prokuroria dhe mbrojtja paraqesin deklaratat përfundimtare në gjyqin e Duane Davis

Vrasja e Tupac, Prokuroria dhe mbrojtja paraqesin deklaratat përfundimtare në gjyqin e Duane Davis

August 31, 2026
Punonjësit e Policisë shpërblehen me 30 mijë lekë, garantuan rendin gjatë sezonit turistik (Vendimi)

Lëvizje në Policinë e Shtetit, emërohet drejtori i ri i Kufirit dhe Migracionit në Korçë

August 31, 2026
Pse Greqia ka nënshkruar një marrëveshje raketash 3.5 miliardë dollarë me Izraelin?

Pse Greqia ka nënshkruar një marrëveshje raketash 3.5 miliardë dollarë me Izraelin?

August 31, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com