• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

OriginAL – Programi që lidh të rinjtë e diasporës me rrënjët e tyre shqiptare

by A R
29/03/2023 10:27
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

“Njeriu pa njohuri për historinë, origjinën dhe kulturën e tij të kaluar është si një pemë pa rrënjë.” ~ Marcus Garvey

Gjeneratat e dyta dhe të treta të diasporës janë të ekspozuara natyrshëm ndaj kulturave të ndryshme në vendet rezidente dhe si rrjedhojë edhe ndaj shkrirjes së elementeve identitare në proceset integruese. Ditët e numëruara që i kalojnë në vendet e tyre të origjinës – kryesisht brenda rretheve familjare – ua pamundësojnë atyre të njohin dhe përjetojnë vendin e origjinës në të gjitha kuptimet e mundshme.

Dinamikat e migrimit mes shqiptarëve kanë bërë që prindërit të kenë vështirësi në transmetimin e  atdhedashurisë tek pasardhësit e tyre. Njohja dhe angazhimi me/për vendin e origjinës dhe kultivimi i identitetit shqiptar vazhdojnë të mbesin në vullnetin individual e vullnetar të shqiptarëve gjithandej botës.

Duke u nisur nga këto, Germin dhe Fondacioni Global Shqiptar kanë nisur programin OriginAL (Origin – AL / Origjinë Shqiptare). OriginAL ka për qëllim që të rinjve të diasporës tu ofrojë një mundësi të jashtëzakonshme të njohin rrënjët e tyre shqiptare.

Programi është modeluar bazuar në modelin izraelit – Taglit – Birthright Israel, i cili ka frymëzuar iniciativa të tjera të ngjashme si Birthright Africa, Reconnect Hungary, Birthright Armenia, etj.

OriginAL nisi si një iniciativë ambicioze në vitin 2021 dhe brenda një kohe rekord arriti që të ngrejë rreth 100 mijë dollarë (kryesisht donacione online nga diaspora shqiptare). Nga këto fonde të ngritura, 40 të rinj të diasporës nga 15 shtete të ndryshme për herë të parë u bënë pjesë e programit OriginAL, për të përjetuar dhe zbuluar për dy javë Shqipërinë dhe Kosovën, përmes vizitave dhe aktiviteteve të shumta në të dyja vendet..

Në ditën e fundit të programit, pjesëmarrësit, duke ju përgjigjur pyetjes (pjesë e anketës së realizuar nga organizatorët) se sa është zgjeruar njohuria e tyre për historinë dhe kulturën shqiptare:  92 përqind u shprehen se ‘Nga OriginAL ata ndihen shumë më të lidhur me rrënjët shqiptare’.

Këtë përvojë ata duan t’ua dhurojnë edhe qindra e mijëra të rinjve të tjerë të diasporës. OriginAL synon që të rinjve të lindur apo të rritur në diasporë, tu ndihmojë që të rizbulojnë vendin e të parëve – por, përmes këtij udhëtimi ta zbulojnë edhe veten në origjinë.

Për ta bërë të mundur një gjë të tillë, platforma Smile.al e bankës CREDINS ka hapur kampanjën për të gjithë dhuruesit që duan t’i bashkohen kësaj nisme. OriginAL synon që gjatë 2023 t’ua mundësoj këtë udhëtim 100 të rinjve të diasporës.

Për të mbështetur këtë program: me mision historik, ndiqni vegëzën; https://smile.al/actions/original-nje-udhetim-per-te-zbuluar-rrenjet/

Next Post
Netanyahu ngarkohet për formimin e qeverisë së re: Do të jem kryeministri i të gjithëve

Netanyahu i kundërvihet Biden: Izraeli i merr vendimet vetë, nuk pranojmë presione nga jashtë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Qëllimi i Berishës është baltosja e Shqipërisë”, Beqiri ‘shpërthen’ ndaj protestës së PD-së: Kryengritje kriminale e një njeriu të dëshpëruar

“Qëllimi i Berishës është baltosja e Shqipërisë”, Beqiri ‘shpërthen’ ndaj protestës së PD-së: Kryengritje kriminale e një njeriu të dëshpëruar

March 23, 2026
“Emri i shefit të ri të Zyrës ruse në Kosovë figuron në një databazë që e lidh me inteligjencën ruse”

“Emri i shefit të ri të Zyrës ruse në Kosovë figuron në një databazë që e lidh me inteligjencën ruse”

March 23, 2026
Trump: Nuk po e shkatërroj infrastrukturën e naftës në ishullin Kharg, por nëse Irani mbyll Hormuzin, unë do rishqyrtoj vendimin

Trump deklaroi se SHBA dhe Irani duan marrëveshje, Teherani mohon kontaktet: Nuk ka bisedime

March 23, 2026
“Prisni lajme të mëdha”, Horoskopi javor nga Meri Gjini: Shenja që do ketë prurje të papritura ekonomike

“Prisni lajme të mëdha”, Horoskopi javor nga Meri Gjini: Shenja që do ketë prurje të papritura ekonomike

March 23, 2026
“Kur unë isha i famshëm, Rogerti luante bixhoz”/ Artani i thotë të gjitha pas daljes nga BBV: Gruan e gjeta të traumatizuar

“Kur unë isha i famshëm, Rogerti luante bixhoz”/ Artani i thotë të gjitha pas daljes nga BBV: Gruan e gjeta të traumatizuar

March 23, 2026
“Ik se të vrava dhe ty”/ Detaje nga tragjedia në Kosovë, familjarët flasin për herë të parë

“Ik se të vrava dhe ty”/ Detaje nga tragjedia në Kosovë, familjarët flasin për herë të parë

March 23, 2026
Merr flakë një stallë bagëtish në Kolonjë, dëme të shumta materiale

Merr flakë një stallë bagëtish në Kolonjë, dëme të shumta materiale

March 23, 2026
Çmimi i naftës në Kosovë 1.71 euro/litër, qytetarët ankohen për çmime të larta, ekspertët: Të ulet akciza dhe TVSH-ja

Çmimi i naftës në Kosovë 1.71 euro/litër, qytetarët ankohen për çmime të larta, ekspertët: Të ulet akciza dhe TVSH-ja

March 23, 2026
Cilat vende kanë rezerva strategjike nafte dhe sa zotërojnë?

Cilat vende kanë rezerva strategjike nafte dhe sa zotërojnë?

March 23, 2026
Referendumi për reformën në drejtësi në Itali, nis numërimi, 54% votojnë kundër ndryshimeve

Referendumi për reformën në drejtësi në Itali, nis numërimi, 54% votojnë kundër ndryshimeve

March 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In