• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, September 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Opozita do të futet në zgjedhje me hir, me pahir

by Mustafa Nano
11/03/2017 11:17
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
Nga Mustafa Nano

Demokracia liberale është një sistem qeverisjeje i ndërlikuar dhe i brishtë. Dhe kjo, për një arsye të thjeshtë: Nuk është se rregullat, ligjet, institucionet mjaftojnë, apo janë garanci për çdo gjë. Jo, ti mund të kesh ligje e mund të krijosh institucione, e prapëseprapë e gjithë ngrehina mund të të bjerë nga çasti në çast. Kjo sepse ngrehina, për të qëndruar më këmbë, ka nevojë edhe për një moral të caktuar publik e një common sense të individëve, të grupimeve të ndryshme, të partive, të shoqërisë. Në këtë kuptim, ka nevojë edhe për një konsensus rreth ca rregullave bazikë që nuk shkruhen, por që po nuk u zbatuan, mund të hedhin në erë gjithçka. Janë ca gjëra pra, që në demokraci nuk mund të ndodhin, nuk duhet të ndodhin, edhe pse është gjëja më e lehtë t’i bësh që të ndodhin. Sepse askush nuk ka se si t’i pengojë që të ndodhin.

Fjala vjen, opozita mund të marrë vendimin që të mos futet në parlament qysh në ditën e parë pas zgjedhjeve. Ia jep në kokë, dhe kaq. Askush nuk mund ta pengojë ta bëjë këtë. Ndërsa arsye për ta bërë këtë gjë mund të gjenden. Edhe nëse nuk gjenden, ato shpiken. Mirëpo ky do të ishte një vendim fatal, jo vetëm për opozitën, por edhe për vendin. Më fatal se bëma e zullume të tjera të rënda që mund të bëhen nga klasa politike, e nga qeveria. E megjithatë, ka një diferencë thelbësore mes këtyre zullumeve të tjera e zullumit për të mos marrë pjesë në parlament. Një qeveri mund të bëjë zullumin më të madh, mund të bëjë edhe një masakër në bulevard, siç ka ndodhur këtyre anëve, por për situata e ngjarje të tilla ekziston një Kod Penal e ca institucione që e kanë për detyrë të veprojnë. Këto institucione (gjykata, prokuroria etj.) mund të vonojnë, ose mund të mos veprojnë kurrë, por ato janë krijuar për të reaguar në rrethana të tilla. Në fund të fundit, edhe nëse këto institucione nuk reagojnë, sistemi mbetet më këmbë. Qeverisë mund t’ia tregojmë vendin edhe me ndonjë mënyrë tjetër, sidozot në ditën e zgjedhjeve, brenda dhomës së votimit. Siç ia treguam më 2013.

Por si i bëhet me veprime të një natyre tjetër që kriminale nuk janë, që asnjë Kod Penal nuk i ka parashikuar si të tilla, e nuk mund t’i parashikojë, por që në të vërtetë kanë impakt shumë më të fortë negativ se sa një masakër në bulevard, sepse çojnë sistemin në kolaps? Në rrethana të tilla nuk ke se çfarë të bësh. Prandaj është e rëndësishme që përveç rregullave, ligjeve, institucioneve, të kemi si shoqëri edhe një minimum skrupujsh moralë, edhe pak sens mase, edhe pak përunjësi, aq sa lipset për të të ndaluar që të shesësh interesin tënd, a të lagjes tënde, a të fshatit tënd, a të partisë tënde, si interesin e kombit.

Unë përmenda vendimin për të mos u futur në parlament, por kuptohet se ku jam nisur për të dalë. Është paralajmëruar diçka më e rëndë. Opozita ka marrë vendimin për të bojkotuar zgjedhjet, për të mos u futur fare në garën elektorale që do të fillojë pas dy muajsh. Disa e kanë marrë lehtë këtë punë. Madje, ka ca që e kanë marrë me ngazëllim. Mirëpo ky është një vendim shumë i mbrapshtë, vendimi më i mbrapshtë që mund të merret. Sepse, përsëris, minon sistemin. Dhe këto tone dramatike nuk duhen përdorur për t’i thënë qeverisë të lëshojë pe, të tërhiqet, t’i hapë rrugë opozitës. Përkundrazi, duhen përdorur për t’i thënë kësaj të fundit që të mos i futet kësaj aventure. Krerët e opozitës me siguri janë duke shpresuar se të tjerët në krahun tjetër, apo edhe shoqëria e tërë, mund të vendosin t’i hapin rrugë tekave të tyre në mënyrë që të mos e futin vendin në një aventurë, janë duke shpresuar te një appeasement, që do të vinte prej skrupujve e dobësisë së shumicës. Por kjo, sado paradoksale të dukej, do të ishte më fatale se sa mospjesëmarrja në zgjedhje e opozitës. Do të ishte një precedent që mund t’i hapte rrugën çdo opozitë të kërkonte vazhdimisht të njëjtën gjë, sa herë që në horizont do të duken zgjedhje lokale apo nacionale. Do të ishte si ta lije vendin në mëshirë të opozitës. Do të ishte të bije dakord të rrëzoje një qeveri sepse do opozita, në një kohë që opozitës mund t’ia japim të gjitha të drejtat e botës, por nuk mund t’i japim të drejtën të përcaktojë se kur dhe pse duhet të bjerë një qeveri. Do të ishte si të bije dakord që në një vend ligjin e bën pakica, dhe se nuk ka rëndësi fare as shumica e shoqërisë e as shumica në parlament. Unë do të isha i lumtur nëse Edi Rama nuk do të ishte më kryeministër, dhe kjo gjë mund të ndodhë veç nëse koalicioni qeverisës shpërbëhet, ose veç nëse ai nuk ka më shumicën në parlament, ose veç nëse partia e grupi i tij parlamentar vendosin ta shkarkojnë, ose veç nëse ai humbet zgjedhjet e radhës, por nuk do të isha kurrë dakord që kryeministri i vendit tim të rrëzohej sepse kundërshtarët e tij i kanë ngritur një çadër pranë zyrave të tij, nga ku bërtasin për luftë e për skuqje të Shqipërisë. Kjo do të ishte më e rëndë se sa një parlament pa opozitë.

Vini re: Më sipër nuk hyra fare te motivet e protestës së opozitës, nuk u mora fare me faktin që po protestojnë për zgjedhje të lira e të ndershme ata që e kanë shpikur zanatin e dhunimit e të vjedhjes së zgjedhjeve në Shqipëri, nuk u mora fare me faktin që katër vjet më parë u bënë bashkë, si kurrë më parë, një milion shqiptarë pikërisht për t’i larguar këta, pikërisht këta, nga zyrat e qeverisë e të administratës, nuk u mora fare me faktin që hallin me shumë gjasë e kanë gjetkë, jo te zgjedhjet e lira e të ndershme, ndryshe do të kishin shkuar në Kuvend për të votuar Vettingun, që me zgjedhjet e ardhshme nuk ka asnjë lidhje. Por do të merrem njëherë tjetër me këto gjëra. Të gjithë duhet të merremi, në mënyrë që opozitës t’i mësojmë jo vetëm se qeveritë i zgjedh populli, e jo opozita, por edhe se një bandë dështakësh nuk mund t’i imponohet Shqipërisë në asnjë rrethanë. Një bandë dështakësh edhe mund të vijë në pushtet, nëse shumica e shqiptarëve do të jetë dakord por, deri sa një gjë e tillë të bëhet realitet, kjo bandë dështakësh nuk duhet lejuar që të na bëjë ta heqim vallen sipas avazit të tekave e të maktheve të saj. Opozitës duhet t’i mësojmë, gjithashtu edhe se, nëse ka një gjë, për të cilën ajo duhet të mendojë tani, menjëherë, urgjentisht, radikalisht, kjo gjë është të transformojë veten. Ne shqiptarët nuk duhet të lejojmë të na imponohen njerëz që duan të na trembin me luftë e me skuqje të Shqipërisë. E aq më pak me ndonjë aventurë, ku duan ta fusin vendin, duke mos u futur në zgjedhje.

Meqë ra fjala, një shënim fare i shkurtër sa për ta mbyllur këtë shkrim: Krerët e PD-së do të marrin vendimin për t’u futur në zgjedhje. Nuk duket se kanë rrugë tjetër. Nëse nuk futen sigurisht që është një dëm që na bëhet të gjithëve. Por në radhë të parë do të ishte fundi i kësaj partie. Dhe është pikërisht kjo që ata nuk e duan. Prandaj, në zgjedhje do futen me hir, me pahir. Dhe e mira do ishte që t’i humbnin si kurrë më parë. Pikërisht për shkak të kësaj që janë duke bërë. Në rrethana normale, këto zgjedhje do të ishin një rast i mirë për ta çuar në shtëpi Edi Ramën, por kjo opozitë po ia hap rrugën sa s’ka ku të shkojë ambicies së tij për pushtet, e po i bën shumë shqiptarë që të mendojnë se janë me fat që kanë Edi Ramën në krye të vendit. Ndërsa Edi Rama vetë, me siguri është duke i mbushur mendjen vetes se paska lindur me këmishë. (Mapo)

Next Post
Rama: Askush s’mund të mohojë fuqinë e BE-së për ta mbajtur paqen e parandaluar konfliktet

Rama: Askush s'mund të mohojë fuqinë e BE-së për ta mbajtur paqen e parandaluar konfliktet

Comments 1

  1. Krist says:
    10 years ago

    Muci I dashur,sa mire e fillon,duke kerkuar konsensusin per te gjithe ngrehinat,qe qeverija nderton ne shtetin e saj.Kete duhet te vijoje edhe me partite,qe duhet me consensus,dhe vetem me consensus,te marrin cdo vendim,mes tyre.Por,pastaj e prish,duke vijuar me nje sallate qe edhe po te te pyes,nuk do dish te me pergjigjesh se sa artikuj ke futur ne ate sallate dhe a kombinohen ata,me njera tjetren.Zoti Muci,jo gjithmone mund te mbledhesh gjithe qelbesirat dhe t’i perdoresh ato,sipas deshires,se pastaj do te behet aq shume beshtyme qe jo Lali Eri,por nuk do kete burre,qe te te pastroje nga ajo.,pamvaresisht se mund te te vije turp,qe je nga Skrapari (me gjithe rakine special qe behet ne ate vend.)

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kremlini zbardh detajet e telefonatës njëorëshe Trump-Putin: Bisedë konstruktive, Rusia nuk ka plane agresive ndaj Europës!

Kremlini zbardh detajet e telefonatës njëorëshe Trump-Putin: Bisedë konstruktive, Rusia nuk ka plane agresive ndaj Europës!

September 9, 2026
Makineri golash, 59 ndeshje dhe 59 rrjeta, “Cyborgu” Erling Haaland rishkruan historinë e Champions League!

Makineri golash, 59 ndeshje dhe 59 rrjeta, “Cyborgu” Erling Haaland rishkruan historinë e Champions League!

September 9, 2026
Krisen edhe më shumë marrëdhëniet mes dy vendeve! SHBA ndalon një sërë produktesh kanadeze, zbulohet lista

Krisen edhe më shumë marrëdhëniet mes dy vendeve! SHBA ndalon një sërë produktesh kanadeze, zbulohet lista

September 9, 2026
Po transportonte 4 emigrantë të paligjshëm, arrestohet i riu në Korçë

Plaçkitën dy biznese në Korçë, kamerat tradhtojnë “skifterët”! Arrestohet 18-vjeçari, shpallet në kërkim shoku i tij

September 9, 2026
Filmi shqiptar “AGIA” përzgjidhet në Festivalin e Varshavës

Filmi shqiptar “AGIA” përzgjidhet në Festivalin e Varshavës

September 9, 2026
Gjermania do të dërgojë raketa “Patriot” në Ukrainë, Pistorius: Rusia s’do ketë sukses! Duhet mburojë ajrore kundër sulmeve të tyre

Gjermania do të dërgojë raketa “Patriot” në Ukrainë, Pistorius: Rusia s’do ketë sukses! Duhet mburojë ajrore kundër sulmeve të tyre

September 9, 2026
Kosovë, deputetët e PDK mblidhen në Kuvend, LDK dhe AAK thirrje Kurtit që të thërrasë sonte seancën e konstituimit e të mos shkelë Kushtetutën

Kriza politike në Kosovë, sot dita vendimtare! A do dalë dot Kuvendi nga bllokada, rifillon procesi i konstituimit

September 9, 2026
Euro bie në nivelin më të ulët historik në Shqipëri

Për çfarë i shpenzojnë paratë shqiptarët dhe europianët? 29% për ushqime, gati trefishi i BE-së

September 9, 2026
Pas Shkodrës, kryepolici Skënder Hita zbarkon në Drejtorinë e Korçës, mbledhje me drejtuesit vendorë!

Pas Shkodrës, kryepolici Skënder Hita zbarkon në Drejtorinë e Korçës, mbledhje me drejtuesit vendorë!

September 9, 2026
FOTO/ Shpërthen depozita e pikës së karburantit pranë “Brrylit” në Tiranë, disa punonjës të plagosur, shembet një godinë një katëshe! Ja për çfarë dyshohet

Tre punonjësit e plagosur nga shpërthimi në karburantin te “Brryli” dërgohen te Trauma, Ministria e Shëndetësisë zbulon si është gjendja e tyre

September 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com