• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, November 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Rama: Askush s’mund të mohojë fuqinë e BE-së për ta mbajtur paqen e parandaluar konfliktet

by Java News
11/03/2017 11:26
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
Kryeministri Edi Rama ishte i ftuar nga Fondacioni “Friedrich Ebert” si folës në “Eminent Lectures”, në Berlin. Në një fjalë të ndërtuar mbi pyetjen: “Përse e dëshirojmë Bashkimin Europian, kur euroskepticizmi është rritur në Europë?”

Rama theksoi se aspirata europiane e Ballkanit ka ndryshuar perspektivën e popujve të tij, por sërish rajoni sot jeton disa paradokse.

“Dialogu mes Kosovës e Serbisë vazhdon. Serbia po negocion, ndërsa Kosova është i vetmi vend në të gjithë kontinentin, njerëzit e të cilit e kanë të ndaluar të lëvizin lirisht pa liberalizimin e regjimit të vizave. Njerëzit me të drejtë pyesin: Si ishte e mundur të shkonim në Gjermani pa viza, me pasaportë jugosllave, kur ishim nën diktaturë dhe tani që jemi një vend i pavarur nuk mund të dalim jashtë kufijve tanë?!”

Kryeministri foli për rëndësinë e integrimit europian për Shqipërinë dhe Ballkanin, si instrument modernizues dhe forcë e paqes dhe stabilitetit në Ballkan.

“Ne nuk jemi duke rendur drejt anëtarësimit, por jemi gjithmonë e më shumë të dëshiruar për të mos humbur perspektivën europiane, si i vetmi horizont në sytë e njerëzve tanë, sepse do të ishte tepër vonë, nëse forcat antieuropiane do të zinin rrënjë në rajon. Mund të pyesni, – vërtet e keni seriozisht që jeni kaq shumë pro europianë sot, kur çdokush do që të dalë, ju do doni të hyni?! Por, mendoj se, është pak më shumë e ndërlikuar dhe më pak sipërfaqësore se kaq. Për ne, Europa ka të bëjë me diçka shumë më shumë të rëndësishme, ka të bëjë me të ardhmen, paqen dhe sigurinë. Për ne do të thotë të ndërtosh të ardhmen mbi të pamundurën e të shkuarës.”

“Kushdo është i vetëdijshëm, nënvizoi Kryeministri, se nuk mund të jesh pjesë e BE-së, nëse nuk je në gjendje të flasësh me fqinjin, të bashkëpunosh me fqinjin, të rregullosh çështjet e së kaluarës në frymën e dialogut dhe të mirëkuptimit. Në këtë kuptim, Europa në rajonin tonë është një forcë shtytëse ende e fortë. Mund të thuash gjithçka për BE-në, por askush nuk mund të mohojë fuqinë e BE-së për ta mbajtur fort paqen dhe të parandalojë konfliktet.”

“Nën rrugëtimin e përmbushjes së kritereve dhe standardeve të integrimit, Shqipëria ka ndërmarrë reformat më të mëdha europianizuese, duke veçuar reformën në drejtësi. Ne e dimë, – theksoi Kryeministri, – njerëzit tanë e dinë se, nuk mund të jemi anëtarë krenarë të BE-së, nëse kemi një sistem drejtësie që nuk funksionon.”

“Lufta kundër korrupsionit ka të bëjë me modernizimin e vendit, ndërtimin e institucioneve dhe të mekanizmave që e bëjnë shtetin imun nga subjektiviteti i njerëzve. Pjesa ku deri tani nuk ka pasur asnjë progres është pjesa e gjyqësorit, pandëshkueshmëria. Pra, përsa i përket kësaj pjese, ne jemi ende të dobët. Por, më lejoni t’ju tregoj anën tjetër të medaljes. Sipas Barometrit Europian, në vitin 2013 Policia sëbashku me gjyqësorin ishin institucionet më të diskredituara, të korruptuara dhe të pabesueshme në sytë e publikut në Shqipëri. Ndërsa, sipas Barometrit Europian të vitit të kaluar, Policia ishte institucioni më i besueshëm në sytë e publikut në Shqipëri. Në tërësi, është e rëndësishme të kuptojmë se, pikërisht për këtë kemi nevojë për rrugën e integrimit europian, sepse progresi që kemi bërë ka qenë i lidhur me këtë rrugë dhe me këtë trysni. Nuk mund të imagjinoj ku do të shkonim nëse nuk do të kishim pasur rrugën e integrimit. Kemi këtë mundësi fantastike që jemi në zemër të Europës dhe që kemi këtë perspektivë dhe këtë instrument modernizimi që është procesi i integrimit.”

Reformat në ekonomi shmangën kolapsin ekonomik. Rezultat i tyre është rritja e pagave dhe pensioneve, edhe përkundër tendencës së sotme në shumë vende.
“Ekonomia jonë po rritet në 3.5% krahasuar me 0 disa % që ishte në 2013. E dyta, ne kemi arritur, jo vetëm që të mos ulim rrogat dhe pensionet, siç na kërkoi FMN-ja, sepse borxhi publik po dilte jashtë kontrollit, ndërsa kishim dhe një borxh të fshehur prej 720 milionë dollarësh, të cilin e zbuluam kur morëm detyrën, një borxh vërtet shumë i madh për Shqipërinë, për shkak se nuk ishin paguar punët publike, shërbimet, kontraktorët. Tani kemi rritur rrogat dhe pensionet, pasi bëmë reformat dhe nëse rroga e administratës publike në Shqipëri ishte më e ulëta në rajon, tani pagat mesatare janë rritur.” ​

Next Post
Zgjedhjet në Dibër, KQZ: Numri i votuesve rritet, pjesëmarrja shkon në 43% (TABELA)

ZGJEDHJET/ KQZ publikon kriteret për anëtarë të bordit të monitorimit të medias

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Asambleja e PS në Lalëz/ Rama kërkoi përjashtimin, Spiropali dhe Ndreca i shpëtojnë masës në momentin e fundit, nuk u hodh në votim!

Asambleja e PS në Lalëz/ Rama kërkoi përjashtimin, Spiropali dhe Ndreca i shpëtojnë masës në momentin e fundit, nuk u hodh në votim!

November 14, 2026
“Ne nuk harrojmë!”- Protestuesit bllokojnë “Rrugën e Durrësit”, të paktën 700 efektivë policie në terren! Digjet një kazan mbeturinash

“Ne nuk harrojmë!”- Protestuesit bllokojnë “Rrugën e Durrësit”, të paktën 700 efektivë policie në terren! Digjet një kazan mbeturinash

November 14, 2026
Finlanda hedh poshtë kërkesën e Rusisë për t’u larguar nga NATO si pjesë e bisedimeve të paqes në Ukrainë

Finlanda hedh poshtë kërkesën e Rusisë për t’u larguar nga NATO si pjesë e bisedimeve të paqes në Ukrainë

November 14, 2026
Liga e Kombeve/ Alarm në Kombëtare, Ernest Muçi në dyshim për sfidën me Bjellorusinë

Liga e Kombeve/ Alarm në Kombëtare, Ernest Muçi në dyshim për sfidën me Bjellorusinë

November 14, 2026
Përplasen dy makina pranë tunelit të Murrizit, humbin jetën dy persona, 5 të tjerë dërgohen në spital

EMRI/ Aksident i rëndë në Fushë-Krujë, makina përplas me vdekje këmbësorin!

November 14, 2026
FOTOLAJM/ Berisha humb ‘luftën’ online me Ramën! Kryeministri me rreth 28 herë më shumë shikues live në Facebook!

FOTOLAJM/ Berisha humb ‘luftën’ online me Ramën! Kryeministri me rreth 28 herë më shumë shikues live në Facebook!

November 14, 2026
Zelensky: SHBA ka propozuar që Ukraina të dorëzojë Donbasin për anëtarësim në NATO

Zelensky: SHBA ka propozuar që Ukraina të dorëzojë Donbasin për anëtarësim në NATO

November 14, 2026
“Më 12 qershor përfundojnë zgjedhjet në PS”, Klosi: Shtrijmë strukturat në diasporë, fokus Britania, SHBA dhe Gjermania

Pse u tërhoqët nga votimi për Spiropalin? Klosi: Jam këtu për pjesën publike, Manastirliu qëndron në Tiranë

November 14, 2026
“Veliaj i ka duart e lidhura”, çfarë tha Rama për përjashtimet sot në Asamblenë socialiste

Asambleja e PS mbyllet pa vendim për Spiropalin dhe Ndrecën! Manastirliu mbetet në Tiranë, përforcohet me Demon dhe Koçiun

November 14, 2026
Ndryshon projekti i hekurudhës Tiranë-Rinas-Durrës, treni zhvendoset 500 metra larg aeroportit

Ndryshon projekti i hekurudhës Tiranë-Rinas-Durrës, treni zhvendoset 500 metra larg aeroportit

November 14, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In