• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, November 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ndryshon projekti i hekurudhës Tiranë-Rinas-Durrës, treni zhvendoset 500 metra larg aeroportit

by A R
14/11/2026 14:37
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një qytetar që do të zgjedhë në të ardhmen trenin për të shkuar në Aeroportin e Rinasit nuk do të mund të mbërrijë deri në destinacion. Hekurudha që po ndërtohet për të lidhur Tiranën dhe Durrësin me aeroportin, do ta ndalë pasagjerin disa qindra metra larg terminalit.

Një ndryshim i projektit fillestar ka zhvendosur stacionin fundor jashtë territorit të aeroportit, duke krijuar një problem të ri për pasagjerët: si do të përshkojnë distancën deri në terminal?

Dokumentet që Top Channel ka siguruar tregojnë se ky problem nuk është një pasojë e paparashikuar e projektit. Përkundrazi, një vendimmarrje e Hekurudhës Shqiptare e mbështetur nga Ministria e Infrastrukturës solli ndryshimin e vendndodhjes së stacionit.

Në këtë dokument që mban datën 21 tetor 2021 me titull “MIRATIMIN E LEJES SË NDËRTIMIT TË INFRASTRUKTURËS:“RIKONSTRUKSION I LINJËS HEKURUDHORE DURRËS-TIRANË DHE NDËRTIMIN E LINJËS SË RE HEKURUDHORE PËR NË AEROPORTIN NDËRKOMBËTAR TË RINASIT” projekti fillestar i miratuar nga Këshilli Kombëtar i Territorit  parashikonte që stacioni të ndërtohej vetëm 60 metra larg terminalit. Por dy vite më vonë Hekurudha Shqiptare nën drejtimin e Ergys Verdhos paraqiti dy alternativa të reja. Brenda territorit të Forcave Ajrore dhe përballë tyre.

Ministria e Infrastrukturës në atë kohë me në krye Belinda Ballukun përmes përgjigjes së zëvendësministrit Hantin Bonati mbështeti alternativën e dytë, me një zhvendosje të stacionit jashtë territorit të aeroportit përballë Forcave Ajrore duke e spostuar distancën nga terminali në rreth 500 metra.

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë:“Nga pikëpamja e sigurisë së lëvizjes së mjeteve dhe automjeteve në zonën aeroportuale dhe rrugore. mbështetur në kompetencat për të cilat Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë është përgjegjëse, si dhe duke mos anashkaluar apo iu mbivendosur kompetencave të parashikuara në marrëveshjen e nënhuasë dhe atë të projektit, opinioni ynë është që vlerësimi juaj për opsionin e dytë paraqitet si më optimal”

Sipas projektit të ri, stacioni përfundon në kilometrazhin 5+128, ndërsa në projektin ekzistues fundi i linjës ishte parashikuar në kilometrin 5+800. Pra, shkurtohet segmenti hekurudhor me rreth 672 metra.

Këtë shkurtim Hekurudha Shqiptare e konsideron si një vendimmarrje të mirë që do ti kursente buxhetit të institucionit fondet për t’u përdorur për nevoja të tjera thuhet në dokumente.  Ndërsa shqetësuese distancën e konsideron vetëm për rastin e udhëtarëve me karroca dhe invalidëve.

Hekurudha Shqiptare:“Është gjatësi e pranueshme e lëvizjes se këmbësorëve, në rastin e udhëtarëve me karroca, invalidëve dhe me valixhe, do të kërkojë me patjetër një shërbim ekspres “shuttle-navetta” që do teë jetë nën shërbimin e operimit hekurudhor të pasagjerit, çështje relativisht e zgjidhshme duke parë qe i njëjti parim ekziston edhe në shumë aeroporte të tjera evropiane.”

Ajo që bie në sy në dokumentacion është se institucionet shtetërore janë kujdesur të përcaktojnë kushtet financiare dhe afatet e zbatimit por jo një zgjidhje përfundimtare dhe të detajuar për transportin e pasagjerëve deri në terminal.

Ky ndryshim ka sjellë dhe shqetësimin e Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim por të pyetur zyrtarisht ata na bëjnë të ditur se janë në dijeni të problematikës.

Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim:“BERZH është në dijeni të zhvendosjes së stacionit hekurudhor që do t’i shërbejë Aeroportit Ndërkombëtar të Tiranës. BERZH po bashkëpunon me Hekurudhën Shqiptare dhe palët e tjera për të vlerësuar ndikimet e këtij ndryshimi dhe për të identifikuar një zgjidhje të përshtatshme që garanton një lidhje të sigurt dhe efikase për pasagjerët midis stacionit hekurudhor dhe terminalit të aeroportit.”

BERZH rithekson se është bashkëfinancuese ndërsa përgjegjësinë për zbatimin dhe vendimmarrjen mbi projektin shprehet se  i takon institucioneve shqiptare.

Hekurudha Tiranë-Rinas-Durrës një investim rreth 130 milionë euro I qeverisë shqiptare me Bankën Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim pritet të hap epokën e re të hekurudhave shqiptare me një kohë udhëtimi 22 minuta dhe shpejtësi 120 km/orë.

Një projekt që nisi për të afruar aeroportin me transportin hekurudhor, tashmë duhet të zgjidhë edhe distancën që vetë ndryshimi i projektit krijoi. Por ndërsa projektet vazhdojnë në letër dhe në terren, pyetja që Hekurudha Shqiptare dhe Ministria e Infrastrukturës ende duhet t’u përgjigjen qytetarëve është kush do t’i transportojë pasagjerët deri në terminal dhe me çfarë kostoje?

Next Post
“Veliaj i ka duart e lidhura”, çfarë tha Rama për përjashtimet sot në Asamblenë socialiste

Asambleja e PS mbyllet pa vendim për Spiropalin dhe Ndrecën! Manastirliu mbetet në Tiranë, përforcohet me Demon dhe Koçiun

Comments 1

  1. nje shqiptar says:
    7 minutes ago

    Cojeni stacionin stacionin e trenit ne valias . Mburren me aeroportin por ka nje strukture si aeroport qe ta heq trurin kur shkon dhe kur kthehesh . Ne gjithe boten automjetet hyjne direkt nga nje krah dhe dalin nga krahu tjeter pa u rrotualluar ne labirinte sic eshte aeroporti i rinasit . Edhe stacioni i trenit duhet te jete pjese e integruar dhe jo te torturoje njerezit me valixhe . Ndoshta behet per perfitime finaciare qe njerezit te paguajne per te shkuar ne stacion . Shikoni gjithashtu ish sheshin shqiponja, mbikalimet te ish qyteti i nxenesve , hyrje daljet nga unaza e madhe, te gjitha ne kolaps. Apo autostrada tirane durres , nje turp i madh qe per 5 km u deshen 5 vjet dhe me cmime , cmime

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

EMRI/ Aksidenti tragjik në “Tunelin e Murrizit”, kjo është doktoresha që humbi jetën në përplasjen fatale! (FOTO)

EMRI/ Aksidenti tragjik në “Tunelin e Murrizit”, kjo është doktoresha që humbi jetën në përplasjen fatale! (FOTO)

November 16, 2026
‘E përjetuam shkëlqyeshëm këtë aventurë”- Triumfi në Ligën e Kombeve, Maran mesazh prekës me fjalë zemre pas ndeshjes me Bjellorusinë

‘E përjetuam shkëlqyeshëm këtë aventurë”- Triumfi në Ligën e Kombeve, Maran mesazh prekës me fjalë zemre pas ndeshjes me Bjellorusinë

November 16, 2026
Zgjedhja e Presidentit të Kosovës/ Haxhiu: Uroj që të mos vijë situata që të shpall datën e zgjedhjeve

“Shqetësuese!”- Kënga nacionaliste serbe në aktivitetin e BE, Haxhiu: Bie ndesh me parimet europiane të paqes, presim sqarim nga KE!

November 16, 2026
Operacion në Atlantik, Marina e Francës kap nëndetësen që po transportonte 146 kg kokainë!

Operacion në Atlantik, Marina e Francës kap nëndetësen që po transportonte 146 kg kokainë!

November 16, 2026
Përleshje mes dy personave në Burgun e Durrësit, plagoset me thikë një prej tyre! Hetime se kush e futi armën në qeli

EMRAT/ Plagosja me thikë në Burgun e Durrësit, ja kush janë autori dhe i dëmtuari që u përleshën!

November 16, 2026
Dyshohet se planifikoi sulmin e 7 tetorit, Izraeli vret një tjetër komandant të lartë të Hamasit!

Dyshohet se planifikoi sulmin e 7 tetorit, Izraeli vret një tjetër komandant të lartë të Hamasit!

November 16, 2026
EMRAT/ I shpallur në kërkim për vrasje më 2023, arrestohet 23-vjeçari! Në pranga edhe i dyshuari si bashkautor dhe shoqëruesi i tij

EMRAT/ I shpallur në kërkim për vrasje më 2023, arrestohet 23-vjeçari! Në pranga edhe i dyshuari si bashkautor dhe shoqëruesi i tij

November 16, 2026
Nga “non grata” në azilant politik! Rrugëtimi i ish-kryeprokurorit, që i ka borxh Shqipërisë 2 vite burg

Mbetet në fuqi/ Kërkoi parashkrimin e dënimit me 2 vite burg, GJKKO rrëzon kërkesën e ish-kryeprokurorit Adriatik Llalla!

November 16, 2026
Skandal në Bruksel! Kënga nacionaliste serbe dëgjohet në aktivitetin e Komisionit Evropian, kryenegociatori Bajrami: Presim sqarime!

Skandal në Bruksel! Kënga nacionaliste serbe dëgjohet në aktivitetin e Komisionit Evropian, kryenegociatori Bajrami: Presim sqarime!

November 16, 2026
Shpërthim në Tiranë, çfarë ndodhi në 5 të mëngjesit në Laprakë?

Shpërthim pranë një biznesi në Tufinë, konstatohen dëme materiale! Policia e Tiranës nis hetimet për shkakun

November 16, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In