• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, January 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

Opozita kosovare e bindur se do ketë Zgjedhje të parakohshme

by Java News
14/10/2018 09:48
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Partitë opozitare në Kosovë vazhdojnë të kërkojnë zgjedhje të parakohshme. Kjo pasi sipas tyre, Qeveria aktuale nuk mund t’i sigurojë votat e nevojshme në Kuvend që të kalojë çështjet me rëndësi për vendin, e lërë më të marrë vendime të mëdha.

Nënkryetarja e Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Fatmire Kollçaku, tha se akuzat e kryeministrit dhe presidentit ndaj njëri-tjetrit janë paralajmërim për zgjedhje, derisa shtoi se zgjedhjet janë mundësia e vetme që vendi të zhbllokohet. “Ne si opozitë e kemi vlerësuar qysh moti që ka nevojë për zgjedhje, sepse kjo Qeveri tashme nuk e ka shumicën. Ju po e shihni që edhe në Kuvend nuk po kanë mundësi asnjë iniciative mos të them që asnjë projektligj ta shtyjnë pa prezencën e opozitës”, tha ajo.

“Mirëpo tashmë kjo siç e cekët edhe ju, jo serioziteti i dy njerëzve siç janë kryeministri dhe presidenti me akuza dhe kundër akuza të cilat me të vërtetë nuk janë asgjë tjetër, por janë paralajmërim që mund të ketë vërtet zgjedhje”. “Prandaj duke e parë këtë situatë, e vetmja zgjedhje e duhur janë zgjedhjet të parakohshme të cilat duhet ta prodhonin një Qeveri legjitime një Qeveri që do ta ketë shumicën, që do ta ketë një shumicë edhe në Kuvend për t’i shtyrë proceset përpara”, tha Kollçaku, për Ekonomia Online.

Edhe Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Besa Gaxherri, thotë se situata në vend është e ndërlikuar prandaj sipas saj, shkuarja në zgjedhje është e domosdoshme. “Jo vetëm që LDK është e gatshme dhe këtë po e thonë edhe sondazhet, por nuk duhet të diskutohet se cili subjekt është i gatshëm dhe cili nuk është. Nuk ka rëndësi cilido subjekt që do të legjitimohet nga qytetarët e vendit duhet të marr përgjegjësit dhe nuk duhet të ndodhë çfarë po ndodhë”. “Prandaj LDK-së i përforcohet për çdo dite mendimi dhe qëndrimi i saj që ky vend duhet të shkoj urgjentisht në zgjedhje sepse zgjidhja e këtyre problemeve behet vetëm përmes zgjedhjeve duke u ofruar tek sovrani dhe ai të jap besimin atij subjekti politik i cili mendon që do ta përfaqësoj siç duhet”.

Për kryetaren Alternativës, Mimoza Kusari, vendi është në bllokim të tërësishëm, derisa sa ka theksuar se partie që drejton është e gatshme të hyj në zgjedhje, raporton EO. “Ajo çka po shohim është një rrezikim i vazhdueshëm i pushteteve të njeri-tjetrit. Nëse kemi bllokim të tërësishëm të Kuvendit në vazhdimësi, mos-performancë dhe neglizhencë dhe gjithashtu praktika të korruptuara të qeverisë në vazhdimësi atëherë ndryshimi është i domosdoshëm”.

“Natyrisht që i marrim përgjegjësit dhe obligimet shtetërore. Ne në vazhdimësi kemi bërë thirrje që për proces të dialogut të ketë konsensus, të gjitha palët të ulën dhe të vijnë më një platformë të përbashkët dhe natyrisht pasi që të gjenden zgjidhjet për këtë temë kaq të madhe dhe me rëndësi për Kosovën, pastaj të përcaktohet bashkërisht dhe data e zgjedhjeve, sepse në këtë konglematurë politike dhe strukturën se si është krijuar sot në Kosovë nuk do të ketë mundësi që të ecim shumë përpara”, tha Gaxherri, pergatiti Koha.

 

Next Post
Droga/Sekuestrohen 23 kg drogë në Muriqan, në pranga 3 veta

Droga/Sekuestrohen 23 kg drogë në Muriqan, në pranga 3 veta

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Në 2025-n në Shqipëri u importuan afro 100 mijë makina, mbi 55% e tyre prodhim i 8-15 vite më parë

Në 2025-n në Shqipëri u importuan afro 100 mijë makina, mbi 55% e tyre prodhim i 8-15 vite më parë

January 11, 2026
Fëmijët tanë nuk lindin me thikë në dorë

Nëse ky popull është harbut, kush është kryeharbuti?

January 11, 2026
Paketat dhe “vape”, më shtrenjtë prej 1 janarit/ Indeksimi i akcizës rrit çmimet e cigareve në vend

Paketat dhe “vape”, më shtrenjtë prej 1 janarit/ Indeksimi i akcizës rrit çmimet e cigareve në vend

January 11, 2026

Rreziku i një beteje të dështuar ndaj një drejtësie të dështuar

January 11, 2026
“Çfarë droge?’, reagon aktori turk Can Yaman: Nëse do të ishte e vërtetë, nuk do të isha liruar kaq shpejt

“Çfarë droge?’, reagon aktori turk Can Yaman: Nëse do të ishte e vërtetë, nuk do të isha liruar kaq shpejt

January 11, 2026
Në kërkim nga Interpoli, arrestohet në Kolumbi zvicerani që shtirej si shqiptar dhe trafikonte drogë drejt Europës

Në kërkim nga Interpoli, arrestohet në Kolumbi zvicerani që shtirej si shqiptar dhe trafikonte drogë drejt Europës

January 11, 2026
Gjenden të braktisur prej ditësh 3 fëmijë të mitur, policia i shoqëron në spital. Fqinjët denoncuan rastin pasi dëgjuan të qarat

Gjenden të braktisur prej ditësh 3 fëmijë të mitur, policia i shoqëron në spital. Fqinjët denoncuan rastin pasi dëgjuan të qarat

January 11, 2026
Drejtësi përmes ligjit, apo politikë përmes drejtësisë

Drejtësi përmes ligjit, apo politikë përmes drejtësisë

January 11, 2026
“Nëna 90 vjeçe lidhur me litar e pa zjarr!” Dellora e vërteton me foto, i përgjërohet vëllait: Do të të paguaj, veç rri me të

“Nëna 90 vjeçe lidhur me litar e pa zjarr!” Dellora e vërteton me foto, i përgjërohet vëllait: Do të të paguaj, veç rri me të

January 11, 2026
Fati në udhëkryq i nënës 90-vjeçare e të sëmurë/ E bija: Kur erdha nga SHBA e kam gjetur të lidhur me litar, pa ngrënë

Fati në udhëkryq i nënës 90-vjeçare e të sëmurë/ E bija: Kur erdha nga SHBA e kam gjetur të lidhur me litar, pa ngrënë

January 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In