• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, May 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Opozita kërkon Majkon/ Rishfaqet “goma e shpëtimit” e trazicionit shqiptar!

by A R
13/02/2019 12:35
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Armando Meta/

Pak ditë më parë LSI ka artikuluar në mënyrë të drejtpërdrejtë se Pandeli Majko duhet të jetë kryeministri i një qeverie tranzitore që të çojë vendin në zgjedhje të parakohshme. Sipas PD- LSI, zgjedhjet e parakohshme dhe ato lokale duhet të zhvillohen në një ditë nga qeveria tranzitore e Majkos.
Kërkesa për ndërrimin e Ramës me Majkon nga selitë e opozitës nuk përbën diçka të re. Emri i Majkos u lakua edhe gjatë periudhës së çadrës së PD, edhe gjatë periudhës kur PD- LSI u bënë bashkë kundër vettingut dhe donin të rrëzonin qeverinë Rama, duke artikuluar Majkon ose Meidanin si kryeministër të një qeverie tranzitore, që do të miratonte Reformën në Drejtësi dhe më pas do çonte vendin në zgjedhje.
As më shumë dhe as më pak është një kërkesë që vjen pas 21 viteve, në referencë të një përpjekje të dështuar të PD, sipas prokurorisë për “grusht shteti me 14 shtator 1998”, ku Majko u bë kryeministër ndërsa Ilir Meta zv/kryeministër, pas dorëheqjes së Fatos Nanos. Duket se kërkesa e opozitës për Majkon merr në vlerësim rikthimin e kësaj skeme të dyshes, Meta- Majko, tashmë me Metën President.
Duke e analizuar këtë skemë, lehtësisht arrin në përfundimin se futja e emrit të Majkos në lojë është më shumë për diversion brenda PS, duke pasur parasysh faktin se në jo pak raste ka pasur fërkime mes Ramës dhe Majkos, fërkime të cilat kulmuan në rastin e shembjes së Teatrit, ku Majiko u deklarua qartë se ishte kundër. Ai madje artikuloi se do të jepte dorëheqje nga posti si ministër. Por këto fërkime mes Ramës dhe Majkos duket se mbetën thjeshtë qëndrime për një çështje të caktuar dhe jo burim konfliktesh për skemën qeverisëse në përgjithësi.
Opozita po përpiqet të thellojë këtë plasaritje të sipërfaqshme duke mikluar Majkon me ‘dhuratën’ që të jetë kryeministër tranzitor. Natyrisht që ka non sense në veprimet e opozitës dhe në artikulimet e saj duke filluar që nga përpjekja për të funksionuar si zyrë kuadri për mazhorancën se kë duhet të vejë ajo kryeministër e kë jo, se çfarë duhet të bëjë mazhoranca nën diktatatin e pakicës, se si mazhoranca duhet t’ia dorëzojë opozitës pushtetin në tavolinë duke bashkëqeverisur dhe, për më tepër, duke bërë të pavlefshme votën popullore që përcakton qartë se kush qeveris dhe kush rri në opozitë.
Skema bajate e 21 viteve më pas që hedh opozita në tavolinë, duke marr shkas nga realitet e hidhura për shqiptarët, më shumë tregon për vjetërsinë e opozitës, se sa të një opozite të mijëvjeçarit të ri.

Delegjitimimi i votës nuk bëhet nga rruga. Këtë e di shumë mirë si Basha, si Meta, si Berisha, si kryemadhi. Kryeministrin mazhorancës s’ja përcakton dot kurrë opozita. Pushteti nuk merret as dhurohet në tavolinë apo nga rruga. Këtë e ka të qartë kuarteti që drejton opozitën. Për këtë s’i ndihmon dot as Majko, pavarsisht se opozita do që ta përdorë si ‘goma e shpëtimit’. Majko është 21 vite më i madh se vjeshta tragjike e 1998. Opozita nuk e rrëzon dot Ramën. Ai rrëzohet si kryeministër ose me mocion, ose e shkarkon PS. Emërimet e kryeministrave nga selitë e opozitës, bëjnë qesharake vetë opozitën./Javanews/

Next Post
Inagurohet urgjenca e re në QSUT, Manastirliu: Dyfishohen kapacitet me standarde bashkëkohore

Inagurohet urgjenca e re në QSUT, Manastirliu: Dyfishohen kapacitet me standarde bashkëkohore

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Padia e Veliajt ndaj Dados, ja kur do të mbahet seanca e radhës

Padia e Veliajt ndaj Dados, ja kur do të mbahet seanca e radhës

May 8, 2026
Veliaj nxjerr “zbuluar” Ols Dadon: Më është qepur për inceneratorin e Teatrin! S’gjeti gjë dhe hyri te familjarët!

Veliaj nxjerr “zbuluar” Ols Dadon: Më është qepur për inceneratorin e Teatrin! S’gjeti gjë dhe hyri te familjarët!

May 8, 2026
Berisha thirrje qytetarëve për protestë: Opozita nuk ndalet deri në fitore

Berisha thirrje qytetarëve për protestë: Opozita nuk ndalet deri në fitore

May 8, 2026
Analiza: Çfarë ndodh nëse Evropa ia beson sigurinë e saj industrisë gjermane?

Analiza: Çfarë ndodh nëse Evropa ia beson sigurinë e saj industrisë gjermane?

May 8, 2026
Veliaj: Qytetari s’mund të mbetet pa të drejtë përballë pushtetit të drejtësisë

Veliaj: Qytetari s’mund të mbetet pa të drejtë përballë pushtetit të drejtësisë

May 8, 2026
Këshilli i Integrimit pa opozitën, Balla: Po vetëpërjashtohet, negociatat mbyllen në dhjetor 2027

Këshilli i Integrimit pa opozitën, Balla: Po vetëpërjashtohet, negociatat mbyllen në dhjetor 2027

May 8, 2026
Veliaj në “Administrative”: Mbi mua dhe familjen time është bërë “veting”, po më mohohen të drejtat

Veliaj në “Administrative”: Mbi mua dhe familjen time është bërë “veting”, po më mohohen të drejtat

May 8, 2026
Veliaj në sallën e gjyqit: E di e gjithë Shqipëria që Ols Dado nuk është prokuror!

Veliaj në sallën e gjyqit: E di e gjithë Shqipëria që Ols Dado nuk është prokuror!

May 8, 2026
Pas Dados, Veliaj padit edhe KLP: Prisja të kishte transparencë! Ka një palë që do errësirë…

Pas Dados, Veliaj padit edhe KLP: Prisja të kishte transparencë! Ka një palë që do errësirë…

May 8, 2026
Tronditet Saranda! Vritet me plumb në kokë pronari i një karburanti, detajet e para

Vrasja e Rexhep Ismailit/ Kush është Tori Ruçi, që u bë shkak për konfliktin

May 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In