Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka vendosur vijimin e masave të sigurimit për tetë persona nën hetim, të dyshuar për përfshirje në një skemë mashtrimi kompjuterik.
Vendimi është marrë më 11 shtator 2026, pas kërkesës së Prokurorisë së Posaçme, e cila kishte kërkuar verifikimin e kushteve të zbatimit të masave të sigurimit dhe vleftësimin e arrestimeve në flagrancë.
Personat nën hetim janë Robert Gjura, Gerti Shega, Erjon Palaj, Eleni Jorgji, Klaudia Balla, Ilir Golemi, Aurel Gjonpjetri dhe Dhimitër Lipe.
Sipas vendimit të GJKKO-së, tre prej tyre, Robert Gjura, Gerti Shega dhe Erjon Palaj, do të vijojnë të qëndrojnë në arrest në burg.
Ndërkohë, për Eleni Jorgjin, Klaudia Ballën dhe Ilir Golemin është vendosur vijimi i masës arrest në shtëpi, ndërsa Aurel Gjonpjetri dhe Dhimitër Lipe do të vijojnë masën detyrim për paraqitje.
Të hetuarit dyshohen për kryerjen e veprës penale të “Mashtrimit kompjuterik”, në bashkëpunim, ndërsa për disa prej tyre dyshimet lidhen edhe me veprat penale të “Grupit të strukturuar kriminal” dhe “Kryerjes së veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, sipas përcaktimeve të Kodit Penal.
Për personat nën masën “arrest në shtëpi”, gjykata ka urdhëruar që ata të mos largohen nga banesat e tyre. Ndërsa Aurel Gjonpjetri dhe Dhimitër Lipe duhet të paraqiten të hënën e parë të çdo muaji, në orën 11:00, pranë Prokurorisë së Posaçme.
Njoftimi i plotë i GJKKO-së: Kërkuesi Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar me datë 09.09.2026 ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt: “Marrje në pyetje e personave të arrestuar dhe verifikimi i kushteve të zbatimit të masës së sigurimit, lidhur me caktimin e masës së sigurimit sipas neneve 228, 229, 230, 234, 237, 238, 244, 246 dhe 248 të K.Pr.Penale, vleftësimin e arrestimit në flagrancë dhe caktimin e masës së sigurimit personal.”. Persona nën hetim: Robert Gjura, Gerti Shega, Erjon Palaj, Eleni Jorgji, Klaudia Balla, Ilir Golemi, Aurel Gjonpjetri dhe Dhimitër Lipe. Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarja Irena Gjoka, bazuar në nenet 228, 229, 230, 237, 234, 238, 248, 249 dhe 466 të K.Pr.Penale, me vendimin nr. 65, datë 11.09.2026, vendosi:
1.Vazhdimin e zbatimit të masës së sigurimit personal me karakter shtrëngues “arrest në burg” e parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale, caktuar me vendimin Nr.56, datë 31.08.2026 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, ndaj të hetuarit Robert Gjura, i biri i Sh. dhe i A., i datëlindjes 09.10.1985, i dyshuar për kryerjen e veprave penale të “Mashtrimit kompjuterik”, në bashkëpunim, në dëm të disa personave, në formën e grupit të strukturuar kriminal, “Grupit të strukturuar kriminal”, “Kryerjes së veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar si vepra penale nga nenet 143/b/2, 28/4, 333/a/2 dhe 334/1 të Kodit Penal.
2.Vazhdimin e zbatimit të masës së sigurimit personal me karakter shtrëngues “arrest në burg” e parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale, caktuar me vendimin Nr.56, datë 31.08.2026 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, ndaj të hetuarit Gerti Shega, i biri i P. dhe i K., i datëlindjes 31.08.1981, lindur në ****, i ****, banues në rrugën ****, Nd. ****, H. ****, Ap. ****, Njësia Administrative nr. ****, ****, me numër personal ****, i dyshuar për kryerjen e veprave penale të “Mashtrimit kompjuterik”, në bashkëpunim, në dëm të disa personave, në formën e grupit të strukturuar kriminal, “Grupit të strukturuar kriminal”, “Kryerjes së veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar si vepra penale nga nenet 143/b/2, 28/4, 333/a/2 dhe 334/1 të Kodit Penal.
3.Vazhdimin e zbatimit të masës së sigurimit personal me karakter shtrëngues “arrest në burg” e parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale, caktuar me vendimin Nr.56, datë 31.08.2026 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, ndaj të hetuarit Erjon Palaj, i biri i K. dhe i L., i datëlindjes 31.10.1988, lindur në ****, i ****, banues në ****, Nd. ****, H. ****, ****, ****, ****, me numër personal ****, i dyshuar për kryerjen e veprave penale të “Mashtrimit kompjuterik”, në bashkëpunim, në dëm të disa personave, në formën e grupit të strukturuar kriminal, “Grupit të strukturuar kriminal”, “Kryerjes së veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar si vepra penale nga nenet 143/b/2, 28/4, 333/a/2 dhe 334/1 të Kodit Penal.
4.Vazhdimin e zbatimit të masës së sigurimit personal me karakter shtrëngues “arrest në shtëpi” e parashikuar nga neni 237 i K.Pr.Penale, caktuar me vendimin Nr.56, datë 31.08.2026 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, ndaj të hetuarës Eleni Jorgji, e bija e V. dhe e Z., e datëlindjes 15.02.1993, lindur në ****, ****, e ****, banuese në ****, rruga ****, Nd. ****, H. ****, ****, ****, me numër personal ****, e dyshuar për kryerjen e veprave penale të “Mashtrimit kompjuterik”, në bashkëpunim, në formën e grupit të strukturuar kriminal, “Pjesëmarrjes në grup të strukturuar kriminal”, “Kryerjes së veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar si vepra penale nga nenet 143/b, 28/4, 333/a dhe 334 të Kodit Penal.
4.1. Urdhërohet shtetasja nën hetim Eleni Jorgji të mos largohet nga banesa e saj në adresën; rruga ****, Nd. ****, H. ****, ****, ****, ****.
5.Vazhdimin e zbatimit të masës së sigurimit personal me karakter shtrëngues “arrest në shtëpi” e parashikuar nga neni 237 i K.Pr.Penale, caktuar me vendimin Nr.56, datë 31.08.2026 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, ndaj të hetuarës Klaudia Balla, e bija e Sh. dhe e E., e datëlindjes 19.08.1994, lindur në ****, ****, e ****, banuese në ****, rruga ****, Nd. ****, H. ****, Njësia Administrative nr. ****, me numër personal ****, e dyshuar për kryerjen e veprave penale të “Mashtrimit kompjuterik”, në bashkëpunim, në dëm të disa personave, në formën e grupit të strukturuar kriminal, “Grupit të strukturuar kriminal”, “Kryerjes së veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar si vepra penale nga nenet 143/b/2, 28/4, 333/a/2 dhe 334/1 të Kodit Penal.
5.1. Urdhërohet shtetasja nën hetim Klaudia Balla të mos largohet nga banesa e saj në adresën: rruga ****, Nd. ****, H. ****, Njësia Administrative nr. ****, ****.
6.Vazhdimin e zbatimit të masës së sigurimit personal me karakter shtrëngues “arrest në shtëpi” e parashikuar nga neni 237 i K.Pr.Penale, caktuar me vendimin Nr.56, datë 31.08.2026 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, ndaj të hetuarit Ilir Golemi, i biri i G. dhe i M., i datëlindjes 23.09.1989, lindur në ****, ****, i ****, banues në rrugën ****, Nd. ****, H. **** Ap. ****, ****, me numër personal ****, i dyshuar për kryerjen e veprave penale të “Mashtrimit kompjuterik”, në bashkëpunim, në formën e grupit të strukturuar kriminal, “Grupit të strukturuar kriminal”, “Kryerjes së veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar si vepra penale nga nenet 143/b/1, 28/4, 333/a/2 dhe 334/1 të Kodit Penal.
6.1.Urdhërohet shtetasi nën hetim Ilir Golemi të mos largohet nga banesa e tij në adresën: rruga ****, Nd. ****, H. ****, Ap. ****, ****.
7.Vazhdimin e zbatimit të masës së sigurimit personal me karakter shtrëngues “detyrim për paraqitje” e parashikuar nga neni 234 i K.Pr.Penale, caktuar me vendimin Nr.56, datë 31.08.2026 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, ndaj të hetuarit Aurel Gjonpjetri, i biri i S. dhe i T., i datëlindjes 27.02.1994, lindur në ****, ****, i ****, banues në rrugën ****, Nd. ****, H. ****, Njësia Administrative nr. ****, ****, me numër personal ****, i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Mashtrimit kompjuterik”, në bashkëpunim, parashikuar si vepër penale nga neni 143/b, paragrafi i dytë, i Kodit Penal.
7.1. Urdhërohet shtetasi nën hetim Aurel Gjonpjetri të paraqitet të Hënën e parë të çdo muaji, ora 11:00, para oficerit të policisë gjyqësore B.M, pranë Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.
8.Vazhdimin e zbatimit të masës së sigurimit personal me karakter shtrëngues “detyrim për paraqitje” e parashikuar nga neni 234 i K.Pr.Penale, caktuar me vendimin Nr.56, datë 31.08.2026 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, ndaj të hetuarit Dhimitër Lipe, i biri i K. dhe i A., i datëlindjes 04.03.1994, lindur në ****, ****, i ****, banues në ****, Rr ****, me numër personal ****, i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Mashtrimit kompjuterik”, në bashkëpunim, parashikuar si vepër penale nga neni 143/b, paragrafi i dytë, i Kodit Penal.
8.1.Urdhërohet shtetasi nën hetim Dhimitër Lipe të paraqitet të Hënën e parë të çdo muaji, ora 11:00, para oficerit të policisë gjyqësore të B.M, pranë Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.
9.Për ekzekutimin e ketij vendimi, ngarkohet Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, prokurori E.N.











