• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, September 17, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Opozita i ka gjithë shanset të bashkohet…rreth parimeve

by Mero Baze
09/01/2024 20:25
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mero Baze

Retorika e re brenda opozitës rreth nevojës “për tu bashkuar’ nuk duhet injoruar. Edhe pse ajo fillimisht zgjon më shumë inate se sa energji pozitive për shkak të emrave të përveçëm, ajo nuk mund të kundërshtohet po përmes emrave të përveçëm.

Retorika e bashkimit vlen si energji pozitive në opozitë, edhe kur thuhet me hipokrizi, por për tu bërë e sinqerte dhe e vërtet natyrisht ka nevojë për disa parime rreth të cilës duhet të bashkohen opozitarët.
Trajtimi i tyre si dele që duhet të bashkohen o rreth Berishës, o rreth Bashës o rreth Bardhit apo ndonjë tjetri është fyese.

Lëvizjet politike të vërteta janë ato që i bashkojnë parimet dhe pikat e përbashkëta të veprimit politik.

Dhe ndërkohë që disa politikanë në opozitë qoftë dhe me hipokrizi po përpiqen të flasin për “bashkim” është mirë të përcaktohen publikisht parimet rreth të cilave mund të bashkohet opozita.

Duke marrë parasysh arsyet përse opozita është e përçarë dhe akoma më shumë efektet e Reformës në Drejtësi në Shqipëri, disa nga parimet të cilat mund të siguronin bashkimin e opozitës janë këto.

E para, opozita të bashkohet rreth mbështetjes për Reformën në Drejtësi. Formalisht është në rregull pasi e ka votuar dhe fal ajo reformë e ka dëmtuar kundërshtarin e tyre politik, më shumë se çdo institucion tjetër në jetën politike të Shqipërisë.
Reforma në Drejtësi dhe institucionet e dala prej saj, edhe me votën e opozitës, janë sot armiku më i madh i qeverisë socialiste, Edi Ramës dhe gjithë pushtetit në tërësi.

Kështu që fillimisht opozitarët dihet të mbështesin armikun më të madh të qeverisë Rama që është SPAK, dhe gjyqësori. Kjo garanton shqiptarët se drejtësia do të vazhdojë dhe pandëshkueshmëria do të marr fund pavarësisht nëse je në pushtet apo opozitë. Socialistët e kanë bërë këtë edhe pse po paguajnë një çmim të shtrenjtë.

Së dyti duhet të bashkohen rreth qëndrimit ndaj perëndimit. Opozita duhet të deklarojë se mbetet forcë properëndimore dhe aleate e madhe e SHBA dhe Bashkimit Evropian duke përkrahur çdo qëndrim të tyre ndaj Shqipërisë dhe çdo sanksion ndaj çdo politikani të korruptuar apo minuesi të demokracisë në Shqipëri. Socialistët e kanë bërë këtë, edhe pse mes tyre ka persona të sankionuar nga Perëndimi.

Së treti opozita duhet të bashkohet rreth nevojës për reforma politike në vend dhe mbështetje të mekanizmave të tyre, siç janë reforma zgjedhore, reforma territoriale, etj, duke qenë një aktor serioz në reformimin e sistemit dhe krijimin e kushteve për lëvizje të reja politike dhe shanse për të rinjtë për të hyrë në politikë.

Për mua do të mjaftonin këto tre parime rreth të cilave duhet të bashkohen, pa qenë nevoja të zënë në gojë emrin e Sali Berishës Lulzim Bashës Gazmend Bardhit Dashamir Shehit apo ndonjë tjetri.

Madje dhe sikur Berisha të bashkohet me këto parime është i mirëpritur, natyrisht si votues.

Çdo gjë tjetër pastaj është përpjekje për të sulmuar drejtësinë, përpjekje për të sulmuar SHBA dhe Perëndimin dhe përpjekje për të ruajtur monopolin në politikë të këtyre që janë; Njëri në maj të dritares tualetit dhe tjetri në majë pushtetit.

Next Post
FOTOT/ E ‘rriti’ vetë, priti sa të mbushte moshën, ish-sulmuesi i Liverpool martohet me një 18 vjeçare

FOTOT/ E 'rriti' vetë, priti sa të mbushte moshën, ish-sulmuesi i Liverpool martohet me një 18 vjeçare

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Jemi një komb që i ka dhënë historisë botërore”, deputeti i PS: Nuk dimë të vlerësojmë gjërat tona

“Vuçiç është shumë i kënaqur”, Bido për dënimet e Speciales: Vendim absurd, ka pasoja politike për Kosovën!

September 16, 2026
Arrestohen ish-kreu i Kadastrës Fier dhe biznesmeni, dyshohen për falsifikim pronash në Seman

Arrestohen ish-kreu i Kadastrës Fier dhe biznesmeni, dyshohen për falsifikim pronash në Seman

September 16, 2026
Ish-ambasadori për dënimet në Hagë: Vendim me ngarkesa politike, nuk u morën parasysh dëshmitë e 4 amerikanëve

Ish-ambasadori për dënimet në Hagë: Vendim me ngarkesa politike, nuk u morën parasysh dëshmitë e 4 amerikanëve

September 16, 2026
Elezi pas vendimit të Hagës: Gjykata duhet të zhbëhet, u bazua në dosjet e inteligjencës serbe

Elezi pas vendimit të Hagës: Gjykata duhet të zhbëhet, u bazua në dosjet e inteligjencës serbe

September 16, 2026
“Haga mori prova false nga Serbia”, Shala: Vendim absurd, duhet përgatitje serioze për Apelin!

“Haga mori prova false nga Serbia”, Shala: Vendim absurd, duhet përgatitje serioze për Apelin!

September 16, 2026
Braçe publikon pamje nga lufta në Kosovë: Vendim i turpshëm, historinë e UÇK-së nuk e ndryshon dot asnjë gjykatë!

Braçe publikon pamje nga lufta në Kosovë: Vendim i turpshëm, historinë e UÇK-së nuk e ndryshon dot asnjë gjykatë!

September 16, 2026
“Beteja nuk ka mbaruar”! Djali i Hashim Thaçit reagon pas dënimit: Historinë tonë nuk e ndryshon asnjë vendim

“Beteja nuk ka mbaruar”! Djali i Hashim Thaçit reagon pas dënimit: Historinë tonë nuk e ndryshon asnjë vendim

September 16, 2026
Hajdari për vendimin e Speciales: Qesharak, provat janë servirur nga Prokuroria dhe agjencitë speciale të Serbisë

Hajdari për vendimin e Speciales: Qesharak, provat janë servirur nga Prokuroria dhe agjencitë speciale të Serbisë

September 16, 2026
FOTO/ Dënimi i Hagës për ish-krerët e UÇK-së, reagojnë Dua Lipa dhe Rita Ora

FOTO/ Dënimi i Hagës për ish-krerët e UÇK-së, reagojnë Dua Lipa dhe Rita Ora

September 16, 2026
Vuçiç sulmon liderët shqiptarë për qëndrimet e tyre pas vendimit të Hagës dhe ngre pretendimin për “standarde të dyfishta” ndaj Serbisë

Vuçiç sulmon liderët shqiptarë për qëndrimet e tyre pas vendimit të Hagës dhe ngre pretendimin për “standarde të dyfishta” ndaj Serbisë

September 16, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com