• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, July 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Opozita është moral

by Ben Andoni
02/06/2025 21:42
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ben Andoni

Ka një mbrojtje të madhe dhe të pakërkuar nga shumë njerëz, të cilët janë afër PD-së për të justifikuar humbjen e zgjedhjeve dhe vjedhjen e madhe, sipas tyre. Që do të thotë se nuk duhet të shkruhet më për PD-në dhe Opozitën dhe të gjitha shigjetat duhen drejtuar nga PS-ja. Ndërkohë, një pjesë e mëtuesve të tyre janë duke akuzuar njëri-tjetrin për votat. Më keq akoma, në Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve (KAS) i janë kundërvënë Ilir Rusmajlit, ish-njeriut të tyre. Ky është një nga momentet më të vështira jo vetëm për PD-në, si forca politike kryesore e opozitës (partitë e tjera janë me peshë specifike pothuaj të papërfillshme), por për të gjithë demokracinë. Në emër të asaj që kështu i shërbehet Ramës, kërkohet që për opozitën të mos ketë kritika dhe ato t’i adresohen vetëm maxhorancës. Për këtë të fundit tashmë do ketë hapësirë të madhe për t’u marrë, por edhe një kohë që ata do ta shfrytëzojnë si të duan. PS-ja tashmë të vetmin kundërshtar ka veten dhe urojmë që të ketë individë të parashtrojnë probleme në të ardhmen. Gjë e cila ka pak gjasa të ndodhë!!!

Për fatin e keq, demokracia e ditëve tona nuk pyet për mediat, as për individët, po për pushtetin. Dhe, ky i fundit tashmë është i pamatë nga socialistët. Është e pamundur për njerëzit që e mbrojnë opozitën, qoftë dhe duke e kritikuar konstruktivisht, nëse nuk kanë një kategori morale, që t’ia vendosin përballë këtij pushteti. Një nga dëshirat më të mëdha të kundërshtarëve të opozitës është edhe kjo që opozita të mos jetë në qendër të vëmendjes. Po e arritën dhe këtë, atëherë kjo opozitë mbaron. Paçka se Berisha e di mirë dhe po e mban hapur narracionin e saj, herë me revolucionin, herë më afatet kategorike kundër Ramës, herë tjetër vjedhjet. Ndërkohë që ndaj maxhorancës tashmë duhet jo thjesht investim intelektual por edhe shumë dinjitet për të ndërtuar tema, që lidhen me të ardhmen e vendit dhe sidomos mos mbajtjen prej tyre të premtimeve. Mbi të gjitha standardet e munguara dhe pse kjo maxhorancë nuk bën dot më shumë për to! Pse nuk këmbëngul, tashmë në zenit të fuqisë ta shndërrojë 2008 bashkë më PD-në, që e ka shkatërruar tashmë çdo pjesë besimi të publikut?! Është për të ardhur keq, sepse për këtë ka dhe dorën e PD-së dhe jo më kot çdo mbarim zgjedhjesh në vitet e fundit përsëritet e njëjta gjë, që do të shihet Kodi Zgjedhor. Anipse, ai shikohet dhe rregullohet vetëm në fund. Dhe, ky i fundit u bë ashtu si e duan dy partitë tona kryesore dhe përfituesja më e madhe PS.

“Opozita është moral, është para së gjithash pushtet moral, ajo nuk emërohet, ajo nuk delegohet, ajo buron nga shpirti dhe zemra e atyre që t’i i përfaqëson dhe mbron interesat e tyre”, ka thënë vetë Berisha para pak kohësh. Pikërisht këtë lloj morali, po mundohet publiku të kërkojë prej tyre. Asgjë më shumë. Narko-shteti dhe gjithë epitetet e tjera i qëndrojnë një shteti, ku kontribuon dhe opozita jo pak. Dhe, kaq e thjeshtë është. Na duhet të shpikim një opozitë, e cila të modelojë kërkesat dhe dëshirat tona për ndryshim. Duke e mbajtur në tonus. Por kjo përpjekje po kthehet në iluzion, sepse pushtetarët si në pozitë dhe opozitë pasurohen…!!! Dhe, kjo nuk kuptohet nga njerëzit e thjeshtë, që e hedhin jo pak herë votën e tyre, ashtu si i thonë marifetçinjtë e politikës. (Javanews)

 

 

 

Next Post
Saharaja Perëndimore, Mbretëria e Bashkuar njeh planin e autonomisë së Marokut

Saharaja Perëndimore, Mbretëria e Bashkuar njeh planin e autonomisë së Marokut

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Në një vit u proceduan 961 fëmijë, avokati tregon rastin: Konflikt lindi përmes Instagramit

Në një vit u proceduan 961 fëmijë, avokati tregon rastin: Konflikt lindi përmes Instagramit

July 12, 2026
Tjetër aksident në aksin Gjirokastër-Tepelenë, përplasen dy automjete

Tjetër aksident në aksin Gjirokastër-Tepelenë, përplasen dy automjete

July 12, 2026
Tre debate të panevojshme për protestën

Shumica e heshtur që u zgjua nga “këshilltarët” e protestës

July 12, 2026
Na ndihmon suksesi i koncertit në Kashar?

Na ndihmon suksesi i koncertit në Kashar?

July 12, 2026
“Pseudo gazetar që nxin ekonominë”, biznesmeni Luca reagon ndaj Erebarës pas sulmit me komente negative

“Pseudo gazetar që nxin ekonominë”, biznesmeni Luca reagon ndaj Erebarës pas sulmit me komente negative

July 12, 2026
VIDEOLAJM/ Protesta në ditën e 43-të, ja sa u mblodhën në sheshin “Skënderbej” në orën 19:45

VIDEOLAJM/ Protesta në ditën e 43-të, ja sa u mblodhën në sheshin “Skënderbej” në orën 19:45

July 12, 2026
Protesta në ditën e 43-të, qytetarët marshojnë drejt Kryeministrisë

Protesta në ditën e 43-të, qytetarët marshojnë drejt Kryeministrisë

July 12, 2026
Flamingot kundër Zogut të Parajsës

Flamingot kundër Zogut të Parajsës

July 12, 2026
Pse “liderët” e protestës paralajmërojnë burg sipas ligjit të “sufllaqes”

Pse “liderët” e protestës paralajmërojnë burg sipas ligjit të “sufllaqes”

July 12, 2026
Anglia në gjysmëfinale, 12 nga 13 golat e shënuar mbajnë firmën e Kane dhe Bellingham

Anglia në gjysmëfinale, 12 nga 13 golat e shënuar mbajnë firmën e Kane dhe Bellingham

July 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In