• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 18, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Opozita do dalë e humbur përballë Manastirliut”/ Rama  paralajmëron: Çfarë parashikon reforma e re territoriale..

by Os De
24/09/2025 18:26
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryeministri Edi Rama është shprehur se kandidatja e Partisë Socialiste për Bashkinë e Tiranës, Ogerta Manastirliu, ka gjetur një mbështetje të gjerë brendë strukturave të PS-së. 

Komentet Rama i bëri gjatë një takimi me ministrat dhe deputetët e Tiranës, ku prezente ishte edhe vetë kandidatja e PS-së për Bashkinë e Tiranës, Ogerta Manastirliu. 

Rama tha se në zgjedhjet e pjesshme për Bashkinë e Tiranës, asnjë qytetar nuk e ka mendjen te kandidati i opozitës përballë Manastirliut, por te zgjidhja e halleve të përditshme të tyre.

Shefi i Ekzekutivit tha po ashtu se do të zgjidhet problemi i ujit të pijshëm në Tiranë, teksa foli edhe për reformën e re territoriale që po konceptohet. 

Lidhur me reformën e re territoriale, Rama tha se qeveria nuk do të presë që bashkitë të bëjnë punën e tyre, por do t’i udhëheqë ato drejt një qëllimi të përbashkët, që sipas kryeministrit, është shërbimi ndaj qytetarëve. 

“Më vjen shumë mirë që siç edhe ju të gjithë e keni konstatuar, kandidatura e Ogertës ka gjetur menjëherë mbështetjen e plotë të familjes sonë të madhe politike. Të gjithë janë të një mendjeje se është radha e saj ta udhëheqë Tiranën, me qetësinë që e ka karakterizuar në të gjitha detyrat që ka mbajtur deri më tani. 

Aq e fortë është mbështetja e PS-së ndaj Ogertës, saqë është krejt pa interes se kush do të jetë kandidati apo kandidatët e saj rivalë, të cilët do të hyjnë në garë të humbur dhe do të dalin nga gara edhe më të humbur. Edhe nga anketimi që kemi bërë në Tiranë, rezulton se qytetarët nuk e kanë fare mendjen te ndonjë rival i Manastirliut, port e hallet që duan zgjidhje në kryeqytet. 

Duke nisur që nga uji i pijshëm që është një problem si asnjëherë më parë në këtë periudhë. Është një problem i keqadministrimit dhe ne do të ndërhyjmë përsëri në drejtimin e ujësjellësit të Tiranës. 

Ndërkohë që siç e kemi bërë me dije, një reformë e re më e thellë e gjithpërfshirëse për të gjithë territorin e Shqipërisë ka nisur të marrë jetë, duke u konceptuar paraprakisht, drejt krijimit të një operatori kombëtar që do të funksionojë njësoj si operatori kombëtar i shpërndarjes së energjisë elektrike. 

Qeveria nuk do të qëndrojë më anash duke pritur që Bashkitë të kryejnë shërbimin e duhur për qytetarët, por do t’u bashkohet atyre dhe do të udhëheqë duke marrë të gjithë përgjegjësinë për ecurinë e gjithë këtij procesi”, tha mes të tjerash Rama. 

Next Post
Rama reagon për shkarkimin e zv.ministrit me cigare: Të bësh hajgare me këtë, do të thotë të jesh…

Rama reagon për shkarkimin e zv.ministrit me cigare: Të bësh hajgare me këtë, do të thotë të jesh…

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Skandali Epstein/ Pam Bondi përpara Kongresit, çfarë do zbulohet për pedofilin e dënuar?

Skandali Epstein/ Pam Bondi përpara Kongresit, çfarë do zbulohet për pedofilin e dënuar?

March 18, 2026
Vetëm 5 mijë kërkesa për azil në vitin 2025, por rriten ikjet me leje pune

Vetëm 5 mijë kërkesa për azil në vitin 2025, por rriten ikjet me leje pune

March 18, 2026
Zogaj: Saliu kërkon të motivojë disa njerëz, drejtuesit e opozitës kanë interesa ndryshe nga qytetarët

Zogaj: Pa largimin e Berishës nuk ka garë në PD, partia mund të rikthehet vetëm me lider të ri

March 18, 2026
Shqipëria përshëndet heqjen e masave të BE ndaj Kosovës, Hoxha: Hap i rëndësishëm drejt integrimit

Shqipëria përshëndet heqjen e masave të BE ndaj Kosovës, Hoxha: Hap i rëndësishëm drejt integrimit

March 18, 2026
Energjia, nga Moglica tek linja me Kosovën: 3 projektet që Shqipëria çon tek BE-ja për financim

Energjia, nga Moglica tek linja me Kosovën: 3 projektet që Shqipëria çon tek BE-ja për financim

March 18, 2026
Zoti Alimehmeti, shërbimi si mjek dhe shërbimi në politikë nuk janë role të njëjtë

Kandidimi i Kokalarit, Alimehmeti: Nuk është befasi, por një komision do t’i filtrojë figurat

March 18, 2026
Vendimi i Gjykatës Kushtetuese për Veliajn-Vangjeli: Tregoi se sistemi funksionon

Vangjeli: “Neni Basha” nuk vlen për Berishën, dy partitë e mëdha vuajnë nga një simetri dëshpëruese

March 18, 2026
SHBA-të godasin objektivat raketore të Iranit, Teherani sulmon depo nafte në Oman

SHBA-të godasin objektivat raketore të Iranit, Teherani sulmon depo nafte në Oman

March 18, 2026
Dita e sotme me vranësira të dendura dhe reshje shiu në pjesën më të madhe të territorit

Dita e sotme me vranësira të dendura dhe reshje shiu në pjesën më të madhe të territorit

March 18, 2026
Shembet skela në një kantier ndërtimi në Vjenë, katër punëtorë shqiptarë humbin jetën

Shembet skela në një kantier ndërtimi në Vjenë, katër punëtorë shqiptarë humbin jetën

March 17, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In