• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, November 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në TranzicionArtikujt dhe intervistat e mësipërme janë pjesë e serisë së refleksioneve rreth rolit të medias në tri dekadat e tranzicionit postkomunist, një projekt i JavaNews në bashkëpunim me Institutin Shqiptar të Medias, në kuadrin e Programit të Promovimit të Tranzicionit të Republikës Çeke. Pikëpamjet e shprehura janë të autorëve dhe nuk reflektojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e donatorit apo partnerit të Projektit. Çdo portal / gazetë që do t’i ripublikojë këto materiale duhet t’i referohet burimit fillestar.
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Vangjeli: “Neni Basha” nuk vlen për Berishën, dy partitë e mëdha vuajnë nga një simetri dëshpëruese

by A R
18/03/2026 08:21
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gara e brendshme për drejtimin e Partisë Demokratike, e cila pritet të kulmojë më 23 maj, është komentuar në emisionin “Trialog” në RTSH, edhe nga analisti Lorenc Vangjeli. Ai ka bërë një skaner të situatës brenda PD-së, duke e krahasuar atë me modelin e lidershipit në Partinë Socialiste.

Në qendër të analizës ishte statusi i Sali Berishës në raport me rregullat e brendshme të partisë. Vangjeli solli në vëmendje dispozitën statutore të PD-së—të njohur ndryshe si “Neni Basha”—i cili sanksionon largimin e kryetarit në rast të humbjes së zgjedhjeve.

Sipas analistit, ky rregull është kthyer në një fiksion politik kur bëhet fjalë për liderin historik.

“Ky nen duket qartë se nuk vlen për Berishën. Në momentin që u votua, naivët dhe karrieristët në PD ishin të bindur që pas zgjedhjeve të humbura do të ishte lejuar që të zhvilloheshin zgjedhje në një proces demokratik, gjë që nuk ndodhi,” theksoi Vangjeli, duke evidentuar hendekun mes rregullave të shkruara dhe realitetit partiak.

Përtej garës aktuale, Vangjeli analizoi perspektivën elektorale të Partisë Demokratike nën drejtimin e Berishës, duke e përshkruar atë si një situatë pa rrugëdalje të lehtë. Ai argumentoi se, ndërsa PD me Berishën në krye ka pak gjasa të vijë në pushtet, një PD pa të rrezikon të minimizohet dhe të tkurret edhe më shumë.

Gjatë bisedës, analisti tërhoqi një paralele mes dy kampeve kryesore politike në vend. Ai e cilësoi si “simetri dëshpëruese” ngjashmërinë në mënyrën se si funksionon lidershipi si në PD, ashtu edhe në PS.

Ashtu si në kampin e djathtë, Vangjeli theksoi se edhe në Partinë Socialiste gjithçka rrotullohet rreth një individi. Sipas tij, Edi Rama është i vetmi që garanton kohezionin e brendshëm, ndërsa një mungesë e tij e mundshme do ta fuste partinë në një “spirale sherresh”.

Më tej, ai shtoi një kritikë të ashpër për identitetin ideologjik të mazhorancës aktuale, duke deklaruar se PS “nuk është më socialiste”, por ka trashëguar nga e kaluara vetëm emrin dhe selinë.

“Janë dy anët e të njëjtës monedhë dy partitë e mëdha sa i përket lidershipit,” përfundoi analisti.

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Tani jemi një ekonomi 30 miliardëshe”- Rama: Kam ardhur me lajme të mira nga Brukseli! Shqipëria do përfitojë më shumë nga Plani i Rritjes

“Europa në një moment vendimtar”- Rama nga Konferenca BE-Ballkani Perëndimor: Investoni në vendin tuaj!

November 26, 2026
“2027 mund të jetë viti i Shqipërisë”- Marta Kos: BE do zgjerohet deri më 2030, po përgatitet të presë anëtarë të rinj nga Ballkani Perëndimor

“2027 mund të jetë viti i Shqipërisë”- Marta Kos: BE do zgjerohet deri më 2030, po përgatitet të presë anëtarë të rinj nga Ballkani Perëndimor

November 26, 2026
“Tani jemi një ekonomi 30 miliardëshe”- Rama: Kam ardhur me lajme të mira nga Brukseli! Shqipëria do përfitojë më shumë nga Plani i Rritjes

“Tani jemi një ekonomi 30 miliardëshe”- Rama: Kam ardhur me lajme të mira nga Brukseli! Shqipëria do përfitojë më shumë nga Plani i Rritjes

November 26, 2026
EMRI/ ”Marrëdhënie me dhunë”, kapet 38-vjeçari në Elbasan, i dënuar me 3 vite burg

Nga krimet te dhuna fizike, 8 gra e vajza të vrara në 11 muaj! Në gjykatë 2321 kërkesa për urdhra mbrojtjeje

November 26, 2026
“Anëtarësimi në BE është projekt kombëtar”- Kos lë porositë: Tre gjërat që mund ta kthejnë 2027-ën në vit historik për Shqipërinë

Kos: Protestat paqësore nuk pengojnë integrimin, të dëgjohen shqetësimet e qytetarëve!

November 26, 2026
Platformë denoncimi për dhunën online, Demo: Të rinjtë mund të kërkojnë ndihmë në raste bullizmi apo kërcënimi në internet!

Platformë denoncimi për dhunën online, Demo: Të rinjtë mund të kërkojnë ndihmë në raste bullizmi apo kërcënimi në internet!

November 26, 2026
Kavajë, 58-vjeçari humb kontrollin e mjetit, aksidenton për vdekje këmbësoren

E rëndë në Maliq, 43-vjeçarja gjendet e pajetë nga familjarët në tualetin e shtëpisë, ja për çfarë dyshohet!

November 26, 2026
Nisma/ Kredi për banesa me interes 0% dhe 3%, Ibrahimaj e Sejko nisin konsultimet me bankat! Diskutohet heqja e parapagimit

Nisma/ Kredi për banesa me interes 0% dhe 3%, Ibrahimaj e Sejko nisin konsultimet me bankat! Diskutohet heqja e parapagimit

November 26, 2026
Kur një prokuror arrin të vrasë shtetin!

“Nuk e tradhtova kurrë atdheun”- Zbulohet letra e fundit e ish-kreut të Policisë italiane De Gennaro: Pas pak minutash nuk do jem më…

November 26, 2026
Çështja Veliaj ngrihet edhe në Parlamentin e Holandës, ministri i Jashtëm: Rastin po e monitorojmë nga afër!

Çështja Veliaj ngrihet edhe në Parlamentin e Holandës, ministri i Jashtëm: Rastin po e monitorojmë nga afër!

November 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In