• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, October 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Rama reagon për shkarkimin e zv.ministrit me cigare: Të bësh hajgare me këtë, do të thotë të jesh…

by Os De
24/09/2025 18:32
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kreu i qeverisë ka mbajtur këtë pasdite një mbledhje në selinë rozë me kabinetin e tij të ri qeverisës. 

Rama u ndal te vendimi i ministres së Brendshme, Albana Koçiu, për të shkarkuar zv.ministrin, Andi Mahila nga detyra, pasi ky i fundit u fotografua duke konsumuar cigare në një ambient të mbyllur. 

Sipas tij, ky akt nuk u pëshndet nga opozita, por u kthye n ‘hajgare’, duke e barazuar me bishtat e cigares t mbetur në taketuken e jetës demokratike. 

“Të mos kemi probleme që hapësirat publike të mos jenë të zëna nga drejtues. Ne praktikisht do ta adresojmë në ligjin e ri, në paketën e re që do kalojmë në qeveri që sjell ndryshimin e rëndë penal për të gjithë ata që shkelin ligjin. 

U bë një llomotitje e madhe nga ata që iu ka rënë Diella në kokë, që duhet të presim të marrin veten, por që të marrin veten duhet të përballojnë fëmijët e Diellës, të cilët e përgjuan shkarkimin që ministrja e Brendshme i bëri zëvendësit për tymosjen e cigares në një lokal të mbyllur. Të mos e përshëndesim këtë akt dhe të mos kërkojmë që ky akt të jetë normë, të jetë parimi i palëkundur i atyre që qeverisin, por të bësh hajgare me këtë, do të thotë që të jesh një bisht cigareje i mbetur më kot në taketuken e jetës demokratike, që askush nuk ka ndërmend ta ndezë më, por dhe askush mos t’i shkojë në mendje që ta vlerësojë për riciklim. 

Dua të besoj që të gjithë deputetët, ata që janë aktualë, ata që ishin dhe mbeten për mua pjesë e skuadrës sonë të 11 majit, por dhe të gjithë ata të tjerët që banojnë në Bashkinë e Tiranës, do të mobilizohen që të përfshihen drejtpërdrejt duke marrë pjesën e tyre të përgjegjësisë në shpatulla. Sigurisht që duke mos pasur asnjë dyshim për këtë, nuk kam asnjë dyshim që patronazhistët mezi presin të hakmerren ndaj përqeshjeve të radhës, me një reagim të duhur që do të pasqyrohet me rezultatin e ditës së zgjedhjeve për Bashkinë e Tiranës, kur ato të mbahen sipas procedurave. 

Po flas për Tiranën, se pastaj për Matin, Vlorën, Beratin e çfarë ka thelluar, goditja e patronazhistëve të atjeshëm do të jetë më e fortë se ajo e Tiranës. Prapë se prapë do të zhvillohet një garë, sikurse do zhvillohet kudo, sepse në fund të fundit jemi këtu për të fituar çdo garë”, u shpreh Rama. 

 

 

 

 

 

Next Post
“Do të ndërhyjmë në drejtimin e ujësjellësit të Tiranës!”/ Rama: Do krijojmë dhe një operator për trajtimin e mbetjeve

“Do të ndërhyjmë në drejtimin e ujësjellësit të Tiranës!”/ Rama: Do krijojmë dhe një operator për trajtimin e mbetjeve

Comments 1

  1. Lili says:
    1 year ago

    Ne kemi një kryeministër gangster,që tallet me të gjithë dhe që harron se fundin e ka në koshin e plehrave,si të gjithë diktatorët gangsterë! Faqezi

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shtëpia e Bardhë heq tarifat për disa mallra kanadeze dy javë para zgjedhjeve në SHBA

Shtëpia e Bardhë heq tarifat për disa mallra kanadeze dy javë para zgjedhjeve në SHBA

October 24, 2026
Përfshihet nga flakët rezidenca e Hitlerit në Gjermani, arrestohet një i dyshuar

Përfshihet nga flakët rezidenca e Hitlerit në Gjermani, arrestohet një i dyshuar

October 24, 2026
Kim Jong Un bën thirrje për “revolucion ushtarak”: Le të ngremë ushtrinë më të fortë

Kim Jong Un bën thirrje për “revolucion ushtarak”: Le të ngremë ushtrinë më të fortë

October 24, 2026
Stuhia Austen godet Francën dhe Britaninë, 300 mijë banesa mbeten pa energji elektrike

Stuhia Austen godet Francën dhe Britaninë, 300 mijë banesa mbeten pa energji elektrike

October 23, 2026
Itali/ Kapet me drogë shqiptari 23-vjeçar, përdori dokumentet e vëllait binjak për të fshehur identitetin

Itali/ Kapet me drogë shqiptari 23-vjeçar, përdori dokumentet e vëllait binjak për të fshehur identitetin

October 23, 2026
“Është puç”, debat në studio, Rexhaj: Ku është parë që një prokuror të pezullojë kryeministrin?

Vëllai i Vuçiçit që i duhet opozitës

October 23, 2026
Afro 300 organizata në një rrjet koordinimi, Fox News: Si po organizohen protestat në Francë

Afro 300 organizata në një rrjet koordinimi, Fox News: Si po organizohen protestat në Francë

October 23, 2026
“E majta ekstreme, kërcënim për Europën”, eksperti: Rusia po nxit këto zhvillime, rol edhe emigracioni

“E majta ekstreme, kërcënim për Europën”, eksperti: Rusia po nxit këto zhvillime, rol edhe emigracioni

October 23, 2026
Presidenti argjentinas kritikon Sanchez në Madrid: Është diktator, hajdut dhe i korruptuar

Argjentina ndërpret hetimin ndaj presidentit Milei dhe motrës së tij për çështjen e kriptomonedhave

October 23, 2026
Protesta/ “Akte terroriste me origjinë nga Rusia”, analisti: Të shtunën s’do të ndodhë asgjë

Protesta/ “Akte terroriste me origjinë nga Rusia”, analisti: Të shtunën s’do të ndodhë asgjë

October 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In