• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, September 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Operatorët: Ulja e çmimit të naftës pengohet nga tarifa e riliçensimit

by A R
21/12/2015 18:28
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në renditjen e Global Petrol Price, Shqipëria është ngjitur në 20 vendet me çmimin më të shtrenjtë të naftës në botë, nga e 47-a më që ishte një vit më parë, si rrjedhojë e rënies së çmimeve me ritme shumë më të ulëta se në bursa dhe në shtetet e tjera…

Teksa nafta në bursat ndërkombëtarë ka arritur gjatë ditës së sotme në nivelet më të ulëta të 11 viteve, duke u këmbyer me rreth 34.3 dollarë për treguesin referencë europian (Brent), në Shqipëri një litër naftë vijon të shitet me pakicë nga 160-168 lekë për litër.

Burime nga Shoqata e Shoqërive të Hidrokarbureve u treguan skeptikë nëse do të reflektonin këtë ulje në çmimet e pakicës për shkak të rritjes së tarifës së rilicencimit.

Në fillim të dhjetorit,  Këshilli i Ministrave vendosi të shumëfishojë pagesën për dhënien dhe përsëritjen e licencave për stacionet e shitjes së karburanteve, gazit të lëngshëm të naftës, për automjetet, dhe vajrave lubrifikantë, duke e bërë atë 5 milionë lekë, për Bashkinë e Tiranës, dhe 2 milionë lekë, për bashkitë e tjera. Më parë, tarifat ishin përkatësisht 30 mijë lekë dhe 20 mijë lekë. Sipas operatorëve të tregut, të paktën në vitin e parë, kjo tarifë do të ndikojë në 5-10 lekë në çmimin e naftës, pasi tregtuesit do e kalojnë këtë kosto te çmimet finale, që paguhen nga konsumatori.

Sot rreth 67% e çmimit të naftës e përbëjnë taksat, sipas operatorëve. Rritja me 10 lekë për litër e taksës së qarkullimit në janar të këtij viti ka bërë që çmimet aktualisht të luhaten me 160-168 lekë për litër, 10 lekë për litër më shumë në krahasim me periudhën kur nafta ishte në të njëjtat nivele në bursat ndërkombëtare, rreth një vit më parë.

Edhe uljen e fundit në tregjet globale, operatorët e tregut pritet ta shfrytëzojnë për të amortizuar pikërisht rritjen e kostos së rilicencimit.

Sipas Global Price Petrol, një faqe interneti që rendit të gjitha vendet sipas çmimit të naftës, Shqipëria renditet aktualisht në 20 vendet në botë me karburant më të shtrenjtë, duke u përkeqësuar në renditje muajt e fundit, si rrjedhojë e rënies së çmimeve me ritme shumë më të ulëta se në bursa dhe në shtetet e tjera. Në të njëjtën renditje një vit më parë, Shqipëria ishte e 47-a më e shtrenjtë në botë. http://www.monitor.al/shqiperia-e-134-ta-ne-181-vende-per-cmimin-me-te-ulet-te-naftes/

Një litër naftë në Shqipëri, sipas Global price Petroleum kushton aktualisht 1.31 USD, duke qenë më e shtrenjta në rajon dhe e 13-a më e shtrenjtë në Europë.

Nafta më e shtrenjtë është në Britaninë e Madhe, ku një litër kushton 1.61 USD./Monitor

Next Post

VIDEO Gazmore/ “Terroristi” ja nis me “Allahu Akbar” e më pas hedh “çantën bombë”

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Gjashtë vite nga miratimi/ PS-PD, konsensus për korrigjimin e Reformës në Drejtësi

Kryengritja e Pallatit të Drejtësisë konfirmon dëshirën për të drejtuar “Republikën”

September 28, 2026
Tragjedia në Athinë, ku humbën jetën tre shqiptarë, zbardhet pista kryesore e shpërthimit

Tragjedia në Athinë, ku humbën jetën tre shqiptarë, zbardhet pista kryesore e shpërthimit

September 28, 2026
Pendesa e fisme gjermane dhe krenaria e përzishme serbe

“Dështoi sistemi”, Lleshaj: Në SHISH duhen njerëz të provuar dhe me integritet, jo eksperimente

September 28, 2026
Flirtime e tradhti/ Meri Shehu bën parashikimin e mujor të horoskopit në BBV!

Java nis me përplasje! Meri Shehu ngre alarmin për disa shenja

September 28, 2026
Një telefonatë në 999 zbuloi gjithçka, si u kapën 5 britanikët pranë bazës së RAF-it -

Lirohen pesë komplotistët në Angli, u arrestuan se dyshoheshin për sulm ndaj bazës amerikane, dalin në liri me kusht

September 28, 2026
Protesta në ditën e 121-të në Tiranë, marshim nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë dhe fjalime kundër Qeverisë

Protesta në ditën e 121-të në Tiranë, marshim nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë dhe fjalime kundër Qeverisë

September 28, 2026
Dështon tentativa e hyrjes së 10 shqiptarëve në Angli, po transportoheshin me një gomone me motorë të fuqishëm!

Dështon tentativa e hyrjes së 10 shqiptarëve në Angli, po transportoheshin me një gomone me motorë të fuqishëm!

September 28, 2026
Gjirokastër, zjarri në lagjen “Zinxhira” rrezikoi banesat, ndërhyrja shmangu pasojat! (VIDEO)

Gjirokastër, zjarri në lagjen “Zinxhira” rrezikoi banesat, ndërhyrja shmangu pasojat! (VIDEO)

September 28, 2026
Zjarri përfshin sipërfaqe me bimësi në Novoselë, era favorizon përhapjen e flakëve!

Zjarri përfshin sipërfaqe me bimësi në Novoselë, era favorizon përhapjen e flakëve!

September 28, 2026
Vihen nën kontroll flakët në Kreshpan të Fierit, shoqërohen në komisariat 3 persona të dyshuar!

Vihen nën kontroll flakët në Kreshpan të Fierit, shoqërohen në komisariat 3 persona të dyshuar!

September 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com