Një zjarr ka rënë mbrëmjen e sotme (28 shtator) në fshatin Bishan, njësia administrative Novoselë e Vlorës.
Flakët përfshinë një sipërfaqe me barishte dhe kallamishte.
Në vendngjarje ka shkuar një mjet zjarrfikës, ndërsa era ka favorizuar përhapjen e flakëve.
Zjarri ka djegur bimësinë, ndërsa shërbimi zjarrfikës ka ndërhyrë për të vënë flakët nën kontroll.











