• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Operacioni ‘Shpirti’/ Çuçi për zyrtarët: Nuk meritojnë të jenë në radhët e agjencive ligjzbatuese, do të përgjigjen para ligjit!

by
02/07/2021 14:03
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi ka reaguar për operacionin ndërkombëtar “Shpirti” me finalizmin e të cilit u vunë në pranga 38 persona.

Në një postim në llogarinë e tij në Facebook, ministri shkruan se ky është edhe një proces vetë-pastrimi, “nga ata që nuk e meritojnë të jenë në radhët këtyre agjencive, e do të përgjigjen para ligjit.”

Sipas asaj që shprehet ministri, hetimi i koordinuar me autoritetet italiane dëshmon kapacitetet në rritje të SPAK dhe Policisë së Shtetit. Duke sjellë në vëmendje pasuritë e sekuestruara me burim aktivitetin kriminal, Bledi Çuçi shprehet se janë goditur financat e grupeve kriminale dhe do të kthehen në  të mira publike për qytetarët.

POSTIMI

“Policia e Shtetit ishte pjesë e një tjetër OPERACIONI NDËRKOMBËTAR për goditjen me ashpërsi të elementëve kriminalë të implikuar në trafikun ndërkombëtar të narkotikëve, të dyshuar për korrupsion e pastrim parash, mes tyre edhe zyrtarë të agjencive ligjzbatuese.

Ky është edhe një proces vetë-pastrimi, nga ata që nuk e meritojnë të jenë në radhët këtyre agjencive, e do të përgjigjen para ligjit.Hetimi i mirë-koordinuar me autoritetet italiane dëshmon kapacitetet në rritje të SPAK dhe Policisë së Shtetit, që janë sot partnerë dinjitozë në luftën kundër krimit të organizuar, që nuk njeh kufij.

Aksioni, shembull i ruajtjes së konfidencialitetit, megjithë kompleksitetin e tij.Pasuri të dyshuara me burim aktivitetin kriminal janë sekuestruar gjatë këtij operacioni, për të goditur financat e grupeve kriminale dhe kthyer këto pasuri, në të mira publike për qytetarët tanë.
Një vlerësim i posaçëm për prokurorët e angazhuar drejtpërdrejtë në hetim dhe gjithë punonjësve të Policisë së Shtetit, të agjencive që ndihmuan në këtë hetim, drejtuesve të operacionit, si dhe një falënderim për partnerët e huaj, për bashkëpunimin. Të tjera rezultate domethënëse do të ketë në luftën me paligjshmërinë!” 

/b.h

Next Post
Basha ndihet ‘më i fortë’ se kurrë! Zbardhet takimi me deputetët: Fushata jonë s’ka mbaruar, misioni ynë për të sjellë ndryshimin vazhdon

Negociatat/ Reagon Basha: Autokratët e korruptuar të Ballkanit kanë guximin të hedhin fajin te BE

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Gracka ku ra gazetari Fevziu

Kujt i shërbejnë sulmet, inatet personale dhe mllefet ndaj Shqipërisë? 

November 1, 2026
SHBA/ Zgjedhjet e mesmandatit nën tension, hetim në Alaskë dhe përplasje për 20 mijë vota në Kaliforni

SHBA/ Zgjedhjet e mesmandatit nën tension, hetim në Alaskë dhe përplasje për 20 mijë vota në Kaliforni

November 1, 2026
Identifikohen personat që iu vendos eksploziv në Durrës, dy shpërthime brenda 40 minutash

I vendoset tritoli një dyqani lulesh në Tufinë, policia identifikon autorin

November 1, 2026
Trump: Bolsonaro mund të qëndrojë në SHBA për aq kohë sa të dëshirojë

Trump: Bolsonaro mund të qëndrojë në SHBA për aq kohë sa të dëshirojë

November 1, 2026
Europarlamentari holandez: Paraburgimi i Veliajt për qëllime politike

Europarlamentari holandez: Paraburgimi i Veliajt për qëllime politike

November 1, 2026
Rubio dyshon në arritjen e paqes së negociuar në Ukrainë, mbron kontaktet me Rusinë

Rubio dyshon në arritjen e paqes së negociuar në Ukrainë, mbron kontaktet me Rusinë

November 1, 2026
Sulm masiv me mbi 100 dronë në Rusi, në shënjestër një nga rafineritë më të mëdha të naftës

Sulm masiv me mbi 100 dronë në Rusi, në shënjestër një nga rafineritë më të mëdha të naftës

November 1, 2026
8 marsi, dita e fundit e koncensionit të sterilizimit/ Ilir Beqaj: Ishte partneritet për progres në shëndetësinë shqiptare

(pa)Rëndësia e fjalës “SHPREHIMISHT”!

November 1, 2026
FOTO / Kina shpall planin e detajuar për uljen e astronautëve në Hënë

FOTO / Kina shpall planin e detajuar për uljen e astronautëve në Hënë

November 1, 2026
Kriza politike në Poloni, Komisioni Europian bën thirrje për respektimin e Kushtetutës

Kriza politike në Poloni, Komisioni Europian bën thirrje për respektimin e Kushtetutës

November 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In