• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, October 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Operacioni për arrestimin e Balilit, angazhohen informatorët e SHISH në terren

by A R
14/12/2016 14:05
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në operacionin për arrestimin e Kelmend Balilit përfshihen dhe strukturat e shërbimit informativ kombëtar.

Burime për Report TV nga SHISH deklaruan se prej 2 ditësh informatorët në të gjithë vendin janë porositur për të grumbulluar të dhëna për lëvizje të mundshme të Balilit apo personat me të cilët ai mban kontakt.
Nga raportet e dorëzuara deri më tani nga shërbimet inteligjente rezulton se Balili nuk është pikasur në asnjë moment të ketë lëvizur duke u ekspozuar në ambiente publike por dyshohet se ai strehohet në Tiranë.

Të njëjta burime sqaruan se në disa hotele të ndryshme të kryeqytetit janë kryer kontrolle blic si dhe janë dislokuar agjent vëzhgimi.
Zyrtarisht nga muaji maj 2016 Kelmend Balili rezulton se nuk ka dalë jashtë vendit ligjërisht ndërsa gjatë kësaj periudhe ka pasur informacione se ai ka kaluar dhe nëpërmjet kufirit të gjelbër ilegalisht drejt Greqisë e Maqedonisë.

Ndërkohë zyrtarë të lartë të policisë së shtetit të cilët po koordinojnë operacionin për arrestimin e Balilit pranuan se deri në këto momente të gjitha kontrollet kanë rezultuar të pasuksesshme dhe kartela me të dhënat e Balilit si person në kërkim i janë vënë në dispozicion dhe policive fqinje si Kosovë, Mal i Zi dhe Maqedoni.

Kur kanë kaluar katër ditë nga urdhër arresti i prokurorisë shqiptare për Balilin dhe ky urdhër nuk është ekzekutuar ka reaguar dhe ambasadori i SHBA-ve Donald Lu duke e cilësuar mosarrestimin e Balilit si një dështim të Policisë, Prokurorisë dhe Drejtësisë shqiptare. /a.m.

Next Post
Bushati prezanton “drejtësinë’ në ministerialin e BE: Shpresojmë për hap të ri drejt integrimit

Bushati: PD palë korporatën e drejtësisë, duhet prekur "kulla e paprekshme"

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kuvendi në seancë maratonë, Policia nuk e heq perimetrin e sigurisë dhe kordonin përpara rikthimit të protestuesve

Kuvendi në seancë maratonë, Policia nuk e heq perimetrin e sigurisë dhe kordonin përpara rikthimit të protestuesve

October 8, 2026
“Në pushtet nuk vihet me broçkulla”, Spaho përgënjeshtron Berishën pas deklaratave se ndaj protestuesve u përdorën lëndë kimike

Po ‘arkivohen’ dosjet me 34 viktima të Berishës, vrasje për së dyti!

October 8, 2026
“Epsteini” ynë

Protesta që ha të mëdhenjtë e nuk rrit të vegjlit

October 8, 2026
Zelenskyy pas takimit me Trump: Në fokus mbrojtja ajrore, e rëndësishme që procesi diplomatik të rigjallërohet - Euronews Albania

Zelensky kërkesë SHBA-së: Na lejoni të përdorim Starlink dhe do të shihni që Putini do të ulet tryezën e negociatave

October 8, 2026
Inteligjenca ukrainase ngre alarmin: Rusia po dërgon ushtarë me HIV në fushëbetejë!

Inteligjenca ukrainase ngre alarmin: Rusia po dërgon ushtarë me HIV në fushëbetejë!

October 8, 2026
Aksident në Lushnjë, automjeti kthehet përmbys në mes të rrugës! Shoferi përfundon në spital, dyshohet se ishte me shpejtësi të lartë

Aksident në Lushnjë, automjeti kthehet përmbys në mes të rrugës! Shoferi përfundon në spital, dyshohet se ishte me shpejtësi të lartë

October 8, 2026
Sekuestro preventive llogarisë bankare të 30-vjeçarit të arrestuar në Greqi

Ushtronin “Exchange” pa licencë të BSH-së, jepet masa e sigurisë për 14 persona në Fier, 11 kambistë në arrest shtëpie!

October 8, 2026
Aksident në aksin Kardhiq-Delvinë, kamioni përmbyset në rrugë, Policia drejt vendngjarjes!

Aksident në aksin Kardhiq-Delvinë, kamioni përmbyset në rrugë, Policia drejt vendngjarjes!

October 8, 2026
Kina zbulon koronavirusin e ri te lakuriqët e natës, transmetohet te njerëzit

Misteri për Murtajën, Rusia nuk pranon rastin e dytë: Është “fake news”! OBSH: Çfarë po na fshihni?

October 8, 2026
Dy konfederata i hapin “luftë” FIFA-s, UEFA dhe CONCACAF po planifikojnë një Ligë të Kombeve të përbashkët!

Ceferin ndryshon mendje: Do kandidoj për mandatin e 4-t në krye të UEFA! S’ka rivalitet me Infantinon për FIFA-n

October 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com