Policia e Shtetit ka kryer një operacion të gjerë antidrogë i shtrirë në disa rrethe të vendit. Gjatë operacionit është sekuestruar një sasi e madhe droge e llojit kanabis.
Janë arrestuar 14 persona ndërkohë operacioni është në zhvillim e sipër në rrethet Tiranë, Tepelenë, Gjirokastër e Maliq. Në këtë aksion janë përfshirë edhe forcat speciale.
Policia pritet të dalë në një konferencë për mediat për të dhënë më shumë detaje.
vijon…