• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, September 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Olaf Scholz: Veç Ballkanit Perëndimor në BE edhe Ukraina, Moldavia dhe Gjeorgjia

by A R
30/08/2022 09:46
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gjatë një fjalimi në Universitetin e Pragës kancelari gjerman, Olaf Scholz, u shpreh për një riorganizim të Bashkimit Evropian. Si pasojë e luftës agresore të Rusisë në Ukrainë, BE-ja duhet të bëhet shumë më e fortë dhe më e pavarur ekonomikisht, tha kancelari. Një Evropë e bashkuar është halë në sy për presidentin rus Vladimir Putin.

Scholz: Nëse është e nevojshme duhen ndryshuar traktatet e BE-së

Kancelari tha është i përkushtuar për zgjerimin e Bashkimit Evropian, në të cilin duhet të përfshihen jo vetëm shtetet e Ballkanit Perëndimor, por edhe Ukraina, Moldavia dhe në të ardhmen, edhe Gjeorgjia.

Për të realizuar këtë BE ka nevojë për rregulla të reja. “Rregullat evropiane mund të ndryshohen,” tha kancelari, “nëse arrijmë në përfundimin se traktatet e BE-së duhet të përshtaten dhe ndryshohen në mënyrë që Evropa të mund të ecë përpara, atëherë ne duhet ta bëjmë këtë.”

Scholz u shpreh pro kalimit gradualisht nga vendimet njëzëri drejt vendimeve me shumicë në fusha të ndryshme të politikave të përbashkëta, si në politikën e jashtme apo politikën tatimore. “Respektimi i parimit të unanimitetit funksionon vetëm për sa kohë që ka pak presion për të vepruar. Po gjendja dhe kohët kanë ndryshuar”, tha kancelari.

Sistem i përbashkët mbrojtjeje

Si pasojë e luftës në Ukrainë, kancelari Scholz u shpreh edhe për një politikë të përbashkët mbrojtjeje në BE. Ai tha se duhej të zhvillohen sisteme të përbashkëta armësh, në të cilat mund të stërviten të gjithë ushtarët e vendeve anëtare dhe të cilat mund të mirëmbahen më mirë.

Në mënyrë të veçantë kancelari Scholz u shpreh në favor të një sistemi të përbashkët të mbrojtjes ajrore, i cili do të ishte “më i lirë dhe më efikas” se zgjidhjet e secilit vend më vete dhe që në të njëjtën kohë do ishte një “fitim në fushën e sigurisë për të gjithë Evropën”.

/a.r

Next Post
“E copëtova me sëpatë dhe 3 thika kuzhine”/ Vrau burrin dhe e hodhi në kanal, zbardhet rrëfimi i shqiptares: Donte të më linte

"E copëtova me sëpatë dhe 3 thika kuzhine"/ Vrau burrin dhe e hodhi në kanal, zbardhet rrëfimi i shqiptares: Donte të më linte

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Rama i priste sot në tryezë, Unioni i Gjyqtarëve refuzon ftesën: Presim vendimin e Kushtetueses

Rama i priste sot në tryezë, Unioni i Gjyqtarëve refuzon ftesën: Presim vendimin e Kushtetueses

September 28, 2026
EKSKLUZIVE / Sondazhi: Çfarë rezultatesh zgjedhore do të kishim nëse do të votohej së afërmi?

Sondazhi AIM: Kur ka qenë më problematik SHISH/SHIK?

September 28, 2026
“SHBA penalizuan simbolin e tranzicionit shqiptar”/ Minxhozi: Goditën një figurë simbol të kulturës së urrejtjes. Kapën prej brirësh dashin që…

Rasti “Hyseni” na çon në të njëjtën krizë të përjetshme

September 28, 2026
Përfshihet nga flakët lokali në Athinë ku u vra Pëllumb Islami, autoritetet hetojnë për zjarrvënie të qëllimshme

Përfshihet nga flakët lokali në Athinë ku u vra Pëllumb Islami, autoritetet hetojnë për zjarrvënie të qëllimshme

September 28, 2026
Marine Le Pen shënon fitore historike, RN katërfishon praninë në Senatin francez

Marine Le Pen shënon fitore historike, RN katërfishon praninë në Senatin francez

September 28, 2026
BE ideon planet për “integrim gradual” për vendet kandidate

Integrimi në BE / Zhvillohet në Tiranë Konferenca Ndërparlamentare me pjesëmarrjen e udhëheqësve të lartë dhe përfaqësuesve evropianë

September 28, 2026
Tre operacione në Kukës dhe Tropojë, arrestohen tre persona, sekuestrohen armë e kanabis

Tre operacione në Kukës dhe Tropojë, arrestohen tre persona, sekuestrohen armë e kanabis

September 28, 2026
“Mora fjalë” zhduket nga platformat online, flet autori i këngës

“Mora fjalë” zhduket nga platformat online, flet autori i këngës

September 28, 2026
Rajoni dobët me menaxhimin e mbetjeve, mbi 83% përfundojnë në landfille

Rajoni dobët me menaxhimin e mbetjeve, mbi 83% përfundojnë në landfille

September 28, 2026
VIDEO / Akademiku Ali Aliu rrëfen bisedën me Berishën: Hajdarin e quante përbindësh dhe idiot…

VIDEO / Akademiku Ali Aliu rrëfen bisedën me Berishën: Hajdarin e quante përbindësh dhe idiot…

September 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com