• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, October 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

OFL i kërkon të justifkojë pasurinë/ Kush është Edmond Bego dhe lidhja me politikën

by Java News
05/03/2020 15:03
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në kuadër të operacionit Anti-KÇK, policia bëri me dije së është vënë në sitën e OFL-së, Edmond Bego,një prej emrave më të përfolur dhe akuzuar nga opozita.

OFL i ka dhënë 48 orë afat Begos për të deklaruar pasurinë, pas dyshimeve të ngritura se mund të mos i ketë përmes burimeve të ligjshme.

Kush është Edmond Bego

Edmond Bego vitet e fundit është kthyer në një nga biznesmenët më të përfolur dhe të akuzuar edhe nga opozita shqiptare, përfolur si miku i Taulant Ballës, kreut të grupit parlamentar të Partisë Socialiste.

Edmond Bego ka dy vila në kompleksin luksoz “Rolling Hills”, në pronësi të kompanisë së inerteve Express sh.p.k, si edhe koncensione pasi është pronar i disa guroreve. Ai është hetuar disa herë për pasurinë por në asnjë rast nuk ka pasur një rezultat bllokimi të pasurisë së tij. Por tashmë pritet se si do të jetë rrugëtimi i tij si subjekt i OFL-së. 

Sipas Operacionit Forca e Ligjit, ai është i dënuar në Itali me 11 vjet burg për pjesëmarrje në organizatë kriminale, me qëllim trafikim droge, heroinë dhe kokainë. Vendimi nga drejtësia italiane është marrë më 26 prill 2007 fillimisht me 27 vjet e 9 muaj, i ulur në 18 vjet e 5 muaj, dhe së fundi si përfitues nga amnistia e 2009-ës është dënuar me  11 vjet heqje lirie. Për të njëjtën çështje në Itali, ai është arrestuar edhe vite më parë në Shqipëri, asokohe me emrin Manoli Bega.

Ishte 24 dhjetori i 2009 kur drejtoria kundër krimit të organizuar në Tiranë e arrestoi në kryeqytet.
Në njoftimin e policisë 9 vite më parë nënvizohej fakti se i arrestuari Manoli Bega, lindur në Lushnje dhe banues në Tiranë njihej dhe me disa emra të tjerë si: Edmond Bego, Saimir Sina dhe Belul Gjahtari. Gjithashtu në njoftimin e policisë të dhjetorit 2009 thuhej se i arrestuari ishte i përfshirë në një organizatë kriminale ku bënin pjesë edhe Aldo Bare, Enver Dondollaku, ndërsa ai ka qenë përcaktues në mbajtjen e lidhjeve me furnizuesit, koordinimin e aktivitetit dhe pjesëtarëve të tjerë të organizatës, si dhe organizator për shpërndarjen dhe administrimin e parave të përfituara nga trafikimi i lëndëve narkotike.

Bazuar në vendimin e Gjykatës së Lartë në Tiranë në 2010, Bego u lirua për më pak se 3 vite burgim.

Ai është ndaluar në vitin 2018 nga policia greke teksa kthehej për në Shqipëri nga Korfuzi ku bëri pushimet me familjen, ku u arrestua për llogari të autoriteteve italiane por mbi urdhër-arresti tashmë të skaduar. Ai u ndalua me një pasaportë me emrin e ndryshuar në Mond Bega, siç e ka edhe sot, me anë të së cilës kishte kaluar nga Shqipëria për në Korfuz.

Numri dy i PS, Taulant Balla, e ka pranuar miqësinë me trafikantin, madje miqësia mes tyre është familjare.

“Personin në fjalë sigurisht që e njoh, njoh bashkëshorten e tij dhe fëmijët të shkëlqyer, nxënës shembullorë, moshatarë me tim bir”, deklaronte Balla më 21 gusht 2018.

g.kosovari

Next Post
VIDEO/ “Bëjeni atë me pasion, ose fare”, postimi i Ibrës dridh tifozët e Milanit

VIDEO/ "Bëjeni atë me pasion, ose fare”, postimi i Ibrës dridh tifozët e Milanit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“E ka ekzagjeruar”, Petro Koçi: Zegjine Çaushi nuk është imazhi i PS-së, është një parti serioze

Petro Koçi: Po të isha në Parlament, nuk do ta votoja Reformën Territoriale!

October 5, 2026

Territorialja, Deputetja mohon debatet brenda PS: Nuk ka vota kundër, por sugjerime dhe kërkesa

October 5, 2026
Beqiri: Dumani u shfaq i dobët. Dosjet që po i zënë pluhur, s’ia ka fajin Policia e Shtetit

Beqiri: Pezullimi i dosjes “Tropoja” po çon në parashkrim krimet ku është kallëzuar Sali Berisha

October 5, 2026
Flirtime e tradhti/ Meri Shehu bën parashikimin e mujor të horoskopit në BBV!

Tetori sjell surpriza! Meri Shehu tregon çfarë pritet për çdo shenjë të horoskopit

October 5, 2026
Tragjike në rrugën Elbasan-Peqin: Humb jetën një grua, plagosen dy të tjerë

Tragjike në rrugën Elbasan-Peqin: Humb jetën një grua, plagosen dy të tjerë

October 5, 2026
Sezoni në Durrës, Dhoma e Tregtisë optimiste: Pritëm 1.5 milionë, synojmë rritje të turistëve

Durrës, nis parkimi me pagesë në rrugët e qytetit, skema e re në disa akse dhe tre sheshe

October 5, 2026
Franca dhe Gjermania bëjnë thirrje për masa ndaj Kinës: Industria evropiane përballet me goditje masive

Franca dhe Gjermania bëjnë thirrje për masa ndaj Kinës: Industria evropiane përballet me goditje masive

October 5, 2026
Iku me kamion drejt Shqipërisë pasi një burrë humbi jetën, Altin Shehu shkon në gjykatë dhe mbron të vërtetën sipas tij

Iku me kamion drejt Shqipërisë pasi një burrë humbi jetën, Altin Shehu shkon në gjykatë dhe mbron të vërtetën sipas tij

October 5, 2026
“U sulmuan dhunshëm dhe barbarisht”- Erion Braçe flet për agresionin ndaj deputeteve: Protesta me elementë fashistë!  Liria politike është kushtetuese

“Territorialja e pakonsultuar me Grupin”, Braçe i përgjigjet Ballës: S’më përjashtojnë dot ata që më gjetën në PS

October 5, 2026
Nis Operacioni “Agimi i Jemenit”! Mbi 100 avionë sauditë në ofensivën e madhe kundër rebelëve Huthi

Nis Operacioni “Agimi i Jemenit”! Mbi 100 avionë sauditë në ofensivën e madhe kundër rebelëve Huthi

October 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com