• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Ofendoi çamët dhe sarandiotët, Klan merr 4 mln lekë gjobë prej Çanit

by
12/05/2015 15:32
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Autoriteti i Mediave Audiovizive i tregonn “vendin” Arjan Çanit duke e gjobitur për deklaratën ofenduese të bërë të premten e kaluar në emisionin e tij “Zonë e Lirë” duke u shprehur se çamët dhe sarandjotët t’i vrasësh e kanë pak.

Bazuar në këtë deklaratë të Çanit, AMA ka vendosur të gjobisë në shumën e 400 mijë lekëve (të reja) TV Klan.

Sipas AMA-së gjatë bisedës me një këngëtar të ftuar, nga drejtuesi i emisionit, përdoren drejtpërsëdrejti fraza dhe shprehje që nuk respektojnë kërkesat ligjore dhe etike për përmbajtjen e programeve audiovizive. Konkretisht drejtuesi thotë se: “Pse kot thonë për çamët që janë të pabesë?” dhe, më pas, shton: “(Çamët) …janë të mirë, janë aq të mirë sa t’i vrasësh pak e kanë! Bëj shaka, sigurisht, ishte batutë, unë jam çam vetë!”.

Në vazhdim të bisedës, drejtuesi i emisionit replikon me këngëtarin e ftuar duke thënë: “E ke gabim, sarandiotët nuk janë kështu, janë… ok, janë shumë të poshtër, t’i vrasësh pak e kanë dhe ata, por nuk të thonë gjë për çamët.”

Kjo deklaratë e Çanit shkaktori reagime të shumta në public, ndërsa vetë moderator e cilësoi këtë si një batutë që është marrë jashtë kontekstit. Siç duket Çani këtej e tutje duhet t’i kontrollojë mirë batutat e tij duke rimenduar rolin e tij si “humorist”.

DEKLARATA E PLOTË E AMA-s:

Autoriteti i Mediave Audiovizive (AMA,) në zbatim të ligjit nr. 97/2013 “Për mediat audiovizive në Republikën e Shqipërisë”, ka monitoruar programin “Zonë e lirë” transmetuar në televizionin privat kombëtar “Tv Klan” në datat 8 dhe 9 maj 2015. Nga monitorimi rezultoi se gjatë programit janë cenuar disa nga parimet themelore të ligjit nr. 97/2013, që përcaktojnë se operatorët e shërbimit audioviziv, gjatë zhvillimit të veprimtarisë së tyre, s’duhet të lejojnë transmetimet që nxisin intolerancën midis shtetasve, që nxisin apo justifikojnë dhunën.

 

Në pjesën e fundit të emisionit (nga ora 00.45 e datës 9 maj 2015) gjatë bisedës me një këngëtar të ftuar, nga drejtuesi i emisionit, përdoren drejtpërsëdrejti fraza dhe shprehje që nuk respektojnë kërkesat ligjore dhe etike për përmbajtjen e programeve audiovizive. Konkretisht drejtuesi thotë se: “Pse kot thonë për çamët që janë të pabesë?” dhe, më pas, shton: “(Çamët) …janë të mirë, janë aq të mirë sa t’i vrasësh pak e kanë! Bëj shaka, sigurisht, ishte batutë, unë jam çam vetë!”.

 

Në vazhdim të bisedës, drejtuesi i emisionit replikon me këngëtarin e ftuar duke thënë: “E ke gabim, sarandiotët nuk janë kështu, janë… ok, janë shumë të poshtër, t’i vrasësh pak e kanë dhe ata, por nuk të thonë gjë për çamët.”

 

Bazuar në këto qëndrime të drejtuesit të emisionit “Zonë e lirë”, të datave 8 dhe 9 maj 2015, AMA vëren se janë shkelur kërkesat e parashikuara në nenin 32, pika 4 dhe nenin 33 pika 1, gërma “ç” dhe “d” të ligjit nr. 97/2013, sipas të cilave ofruesit e shërbimit mediatik audioviziv nuk duhet të transmetojnë programe me përmbajtje që nxisin urrejtjen mbi baza racore, gjinie, fetare, etnike, kombëtare dhe çdo lloj tjetër diskriminimi, të mos cenojnë dinjitetin dhe të drejtat themelore të njeriut si dhe të mos transmetojnë programe që mund të nxisin vepra penale.

 

AMA vlerëson se jemi në rrethana specifike, pasi subjekti “Tv Klan” është televizion me shtrirje kombëtare me audiencë të konsiderueshme, ku ndjeshmëria në publik e përmbajtjeve të transmetuara është më e madhe.

 

Mosrespektimi i detyrimeve të përcaktuara në nenin 33 të ligjit nr. 97/2013 “Për mediat audiovizive në Republikën e Shqipërisë”, mbështetur në nenin 133, pika 1, gërma “a” të po këtij ligji, përbën kundërvajtje administrative dhe ndërshkohet me gjobë.

 

Për sa më sipër, në mbështetje të nenit 133, pika 10 të ligjit nr. 97/2013 “Për mediat audiovizive në Republikën e Shqipërisë”, Drejtoria e Programeve dhe Drejtoria Juridike dhe Licencave të AMA-s,

 

V E N D O S I:

 

  1. Të ndëshkojë me gjobë në masën prej 400 000 (katërqindmijë) lekë, shoqërinë “Tv Klan” sh.a., për subjektin audioviziv privat kombëtar “Tv Klan”.

 

  1. Gjoba paguhet nga kundërvajtësi brenda 10 ditëve në adresën:

Banka Credins, AMA , Tiranë; Nr. Llog. 445385.

Pas kalimit të këtij afati, për çdo ditë vonesë, paguhet kamatë 2% deri në një muaj.

 

  1. Kundër kësaj gjobe mund të bëhet ankim në AMA brenda 30 ditëve nga data e marrjes dijeni.

 

 

  Tiranë, 12.05.2015

 

Drejtoria Juridike dhe Licencave

        Drejtoria e Programeve

 AUTORITETI I MEDIAVE AUDIOVIZIVE

 

Next Post

“Festivali Folklorik i Gjirokastërs 2015” ka nisur. A ka sjellë risi?!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Sulmet e SHBA-ve dhe Izraelit në Iran, vritet edhe ish-presidenti Mahmoud Ahmadinejad

Sulmet e SHBA-ve dhe Izraelit në Iran, vritet edhe ish-presidenti Mahmoud Ahmadinejad

March 1, 2026
A mund të rindërtohet shqiptari që skuqet nga vjedhja

A mund të rindërtohet shqiptari që skuqet nga vjedhja

March 1, 2026
Pas deklaratës së babait të Selin, reagon për herë të parë vëllai i Mirit: Nuk na erdhi mirë, por…

Pas deklaratës së babait të Selin, reagon për herë të parë vëllai i Mirit: Nuk na erdhi mirë, por…

March 1, 2026
Pas Ilir Prodës, shkarkohet edhe drejtori i Policisë së Tiranës

Pas Ilir Prodës, shkarkohet edhe drejtori i Policisë së Tiranës

March 1, 2026
“SPAK po i bën opozitës “peshqesh politik”, por nuk e përdorin dot sepse janë të mjerueshëm”

Modeli i politikanit që i duhet Shqipërisë

March 1, 2026
Shqiptarët me sytë nga kriptomonedhat, 126 mijë përdorues në platforma

Bitcoin në rënie, pasiguria gjeopolitike godet tregjet e kriptomonedhave

March 1, 2026
VIDEO / Sulmi ndaj Vilës 31, Rama: Turp i madh, mund të kishte sjellë edhe tragjedi

VIDEO / Sulmi ndaj Vilës 31, Rama: Turp i madh, mund të kishte sjellë edhe tragjedi

March 1, 2026
Muaji kuqezi! Sfida historike për ekipet kombëtare, kalendari i ndeshjeve

Muaji kuqezi! Sfida historike për ekipet kombëtare, kalendari i ndeshjeve

March 1, 2026
Bollino apelon: Italia t’ia rikthejë solidaritetin me disa nga vaksinat e saj Shqipërisë

E frikshme kur Sali Berisha koncepton edhe vrasjen për të rimarrë pushtetin

March 1, 2026
Preket edhe Shqipëria, nga nafta te tregjet e kapitalit, efektet domino nga konflikti në Lindje

Preket edhe Shqipëria, nga nafta te tregjet e kapitalit, efektet domino nga konflikti në Lindje

March 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In