• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

OBSH: 1 në 3 persona, me probleme neurologjike. Ekspertët: I njëjti raport ekziston edhe në Shqipëri

by A M
24/03/2024 17:32
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Problemet neurologjike po njohin rritje. Sipas OBSH, 1 në 3 persona në të gjithë botën preken nga probleme neurologjike, të cilat përbëjnë shkakun kryesor të sëmundjes dhe paaftësisë. Sipas mjekëve specialistë, i njëjti trend rritje po vihet re edhe në Shqipëri dhe kjo për dy arsye.

“Rritja progresive e rasteve lidhet me dy këndvështrime, jetëgjatësia është rritur tashmë dhe ka dhe ndryshim të mënyrës së jetesës dhe kjo e shton sëmundshmërinë. Janë të gjitha grupmoshat të prekura, grupmoshat e reja kanë qenë prezentë në këtë sëmundje, kuptohet që kontingjenti më i rrezikuar janë mosha e tretë personat mbi 60 vjeç sepse edhe sëmundjet bashkëshoqëruese janë më të shprehura tek to,” tha Eris Ranxha, shef i Neurologjisë.

Goditjet cerebrale janë më shpeshtat.

“Stroke, aksidentet vaskulare cerebrale ishemike apo hemorragjike ngelet në vend të parë të sëmundjeve për shtim dhe rrezikshmëri. Është patologjia me e rrezikshme, pastaj janë krizat epileptike, sëmundjet e dëmtimit të shtyllës kurrizore”, tha ai.

Për të shmangur pasojat më të rënda, mjekët rekomandojnë të mos anashkalohet asnjë shenjë.

“Shenjat janë të karakterit të ndryshëm, ato që duhen vlerësuar menjëherë janë çrregullimet e të folurit, paaftësia për të komanduar apo ndjerë siç duhet anësitë, vështirësi në ruajtjen e ekuilibrit, çrregullime të shikimit”, tha mjeku.

Të dhënat tregojnë se edhe vdekjet e parakohshme të shkaktuara nga problemet neurologjike janë rritur me 18% që nga viti 1990.

Sipas OBSH-së problemet neurologjike shkaktojnë më shumë paaftësi tek meshkujt në krahasim me femrat, por ka disa sëmundje si migrena apo demenca ku gratë janë më të prekura./TV Klan

Next Post
Bizneset e turizmit po zhvillohen me ritëm të shpejtë/INSTAT: Xhiro u rrit me 5%, pagat në nivelin 14%

Bizneset e turizmit po zhvillohen me ritëm të shpejtë/INSTAT: Xhiro u rrit me 5%, pagat në nivelin 14%

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Gracka ku ra gazetari Fevziu

Kujt i shërbejnë sulmet, inatet personale dhe mllefet ndaj Shqipërisë? 

November 1, 2026
SHBA/ Zgjedhjet e mesmandatit nën tension, hetim në Alaskë dhe përplasje për 20 mijë vota në Kaliforni

SHBA/ Zgjedhjet e mesmandatit nën tension, hetim në Alaskë dhe përplasje për 20 mijë vota në Kaliforni

November 1, 2026
Identifikohen personat që iu vendos eksploziv në Durrës, dy shpërthime brenda 40 minutash

I vendoset tritoli një dyqani lulesh në Tufinë, policia identifikon autorin

November 1, 2026
Trump: Bolsonaro mund të qëndrojë në SHBA për aq kohë sa të dëshirojë

Trump: Bolsonaro mund të qëndrojë në SHBA për aq kohë sa të dëshirojë

November 1, 2026
Europarlamentari holandez: Paraburgimi i Veliajt për qëllime politike

Europarlamentari holandez: Paraburgimi i Veliajt për qëllime politike

November 1, 2026
Rubio dyshon në arritjen e paqes së negociuar në Ukrainë, mbron kontaktet me Rusinë

Rubio dyshon në arritjen e paqes së negociuar në Ukrainë, mbron kontaktet me Rusinë

November 1, 2026
Sulm masiv me mbi 100 dronë në Rusi, në shënjestër një nga rafineritë më të mëdha të naftës

Sulm masiv me mbi 100 dronë në Rusi, në shënjestër një nga rafineritë më të mëdha të naftës

November 1, 2026
8 marsi, dita e fundit e koncensionit të sterilizimit/ Ilir Beqaj: Ishte partneritet për progres në shëndetësinë shqiptare

(pa)Rëndësia e fjalës “SHPREHIMISHT”!

November 1, 2026
FOTO / Kina shpall planin e detajuar për uljen e astronautëve në Hënë

FOTO / Kina shpall planin e detajuar për uljen e astronautëve në Hënë

November 1, 2026
Kriza politike në Poloni, Komisioni Europian bën thirrje për respektimin e Kushtetutës

Kriza politike në Poloni, Komisioni Europian bën thirrje për respektimin e Kushtetutës

November 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In