• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, October 21, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Objektivi i atentatorëve të Vlorës: Lëvizja me armë pasi… Shkon në 30 numri i të shoqëruarve

by A R
03/10/2017 10:50
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

“Nuk i pashë personat që na qëlluan me breshëri kallashnikovi. Dyshoj se atentati ndodhi për hakmarrje. Duan të më heqin qafe, ndaj dhe lëvizja i armatosur për t’u vetëmbrojtur”. Kështu ka deklaruar në polici 39-vjeçari Ferdinand Llanaj, i cili u sulmua paraditen e së dielës në rrugën “Transballkanike”, në lagjen “Pavarësia” të qytetit të Vlorës. Në këtë ngjarje të rëndë u plagos dhe djali i tij 8-vjeçar, B.Llanaj si dhe miku i tij, Dritan Begaj 50 vjeç. Pas atentatit që tronditi banorët e qytetit bregdetar, policia ka arrestuar Llanajn, i cili dyshohet se ka qenë objektiv i autorëve të krimit. Burime zyrtare nga policia e Vlorës dje bënë me dije se 39-vjeçari edhe pse i plagosur (ka marrë dy plumba në trup) dhe po mjekohet në spital është në gjendje arresti, pasi akuzohet për armëmbajtje pa leje. Pas kryerjes së veprimeve hetimore paraprake ka rezultuar se pistoleta model 56 që u gjet pranë automjetit të tij “Mercedes-Benz” me targa VL 6368C, i përket pikërisht Ferdinand Llanajt, çka do të thotë se 39-vjeçari u është kundërpërgjigjur me zjarr atentatorëve të tij. Ndërkaq, mësohet se një ditë pas plagosjes së trefishtë, numri i personave të shoqëruar nga policia në lidhje me këtë ngjarje ka arritur në 30. Sipas hetuesve të çështjes, mes personave të shoqëruar dhe të marrë në pyetje kanë qenë edhe familjarë të fisit Xhaferraj nga Selenica si dhe të afërm të personave të përfshirë në masakrën e Çoles, ngjarje e ndodhur dy vite më parë në këtë qytet.

HETIMET

Zbardhen detaje të reja në lidhje me atentatin e së dielës në Vlorë. Burime nga Drejtoria e Policisë së këtij qarku pohuan për Gazeta Shqiptare se ka mbledhur dhe siguruar prova nga vendi i ngjarjes, me qëllim për të bërë të mundur një dokumentim sa më të plotë të rrethanave të saj. Sipas bluve, janë siguruar prej bizneseve pranë kësaj zone të gjitha kamerat, të cilat mund të ndihmojnë në zbardhjen e fakteve dhe sqarimin e dokumentimin e plotë të ngjarjes. Gjithashtu, në vendngjarje policia ka sekuestruar një pistoletë, një predhë arme zjarri model 56-kalibër 7.62mm, automjetin tip “Mercedes Benz” dhe një tjetër mjet “Renault Clio”, disa aparate celularë dhe një shumë prej 1.600.000 lekësh. Po të njëjtat burime u shprehën se automjeti “Renault Clio” u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, pasi është prekur nga plumbat e kallashnikovit të atentatorëve. Mësohet se ky mjet nuk ka lidhje me dinamikën e ngjarjes, por ishte i parkuar pranë vendit të krimit. Nga ana tjetër, grupi hetimor po punon edhe në lidhje me makinën e djegur tip “BMË”, që u gjet dy orë pas atentatit në fshatin Kafaraj të Fierit, ku brenda së cilës u gjetën dy kallashnikovë dhe 3 gëzhoja model 56- kalibër 7.62mm. Ekspertët do të analizojnë dy kallashnikovët e gjetur në këtë makinë, ndërsa ka dyshime të forta se armët dhe mjeti u përkasin atentatorëve të Ferdinand Llanajt. Pista kryesore ku po hetohet është ajo e hakmarrjes, por në dy drejtime të ndryshme. E para është ajo e konflikteve e masakrës së Çoles që u shënua në vitin 2015, ku vëllai i Ferdinand Llanajt, Aleksandri së bashku me miqtë e tij Ani Begaj dhe Bertil Aliaj vranë 3 të rinjtë: Akil Hasanaj, Ardi Velaj dhe Albi Limaj. E lidhur me këtë histori sipas burimeve të policisë, është edhe vrasja e biznesmenit Erven Hyseni në Sheshin e Flamurit në Vlorë, ku mbeti i vdekur aksidentalisht edhe drejtori i OSHEE në Vlorë, Roland Saliu. Erven Hyseni ishte daja i një prej të vrarëve të masakrës së Çoles. Pista e dytë është zinxhiri i hakmarrjeve që familja Llanaj ka me familjen Xhaferri në Selenicë, që ka shkaktuar 3 të vrarë./a.m.

 

Next Post
“Më njeh apo më ke parë në ëndërr?” Miku i Shullazit i trash zërin dëshmitarit

"Shullazi do të takojë", biznesmeni: Çfarë më thanë dy ditë para se të më vendosnin tritol

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Samiti në Tiranë/ Universiteti Politeknik merr vendimin: Dita e nesërme do të jetë pushim!

Rreth 1,300 studentë të huaj në universitetet shqiptare, kryesojnë italianët dhe indianët

October 21, 2026
Pedagogët thyen karriget e Kryeministrisë, historiani: Janë të viteve 30. I mbijetuan edhe pushtimit gjerman, por ja që…

Pedagogët thyen karriget e Kryeministrisë, historiani: Janë të viteve 30. I mbijetuan edhe pushtimit gjerman, por ja që…

October 21, 2026
Musk shqyrton bashkimin mega-korporativ mes SpaceX dhe Tesla me vlerë mbi 3.5 trilionë dollarë

Musk shqyrton bashkimin mega-korporativ mes SpaceX dhe Tesla me vlerë mbi 3.5 trilionë dollarë

October 21, 2026
Bie vala e gripit në vend, përmirësohet situata me rreth 3.400 raste më pak

Pragu i varfërisë për person 315 euro në muaj, dyfishohet në gjashtë vjet

October 21, 2026
Protesta për strehimin në Portugali, 55 të arrestuar dhe dy të plagosur gjatë ndërhyrjes së policisë

Protesta për strehimin në Portugali, 55 të arrestuar dhe dy të plagosur gjatë ndërhyrjes së policisë

October 21, 2026
“I shkova tek varri dhe i thashë…”, Mark Marku tregon porosinë e Nënë Terezës për Bill Clinton

Protestat/ Mark Marku: Dorëheqja e Ramës nuk i zgjidh problemet, Shqipëria po përsërit të njëjtin cikël

October 21, 2026
Netanyahu: Rrëzimi i qeverisë së Iranit do t’i jepte fund Hezbollahut dhe do të sillte paqe

Kina kërcënon Britaninë me hakmarrje tregtare nëse rrit tarifat për automjetet elektrike

October 21, 2026
Rama ndryshon karriget, por jo mesazhin: Dialogu mori dje përgjigjen e dhunës, por dora ime mbetet e shtrirë

Rama ndryshon karriget, por jo mesazhin: Dialogu mori dje përgjigjen e dhunës, por dora ime mbetet e shtrirë

October 21, 2026
Valë e re sulmesh në Ukrainë, dy të vdekur në Kharkiv! Dëme të shumta në Kiev e Poltava

Valë e re sulmesh në Ukrainë, dy të vdekur në Kharkiv! Dëme të shumta në Kiev e Poltava

October 21, 2026
Moti për sot, reshje shiu në të gjithë vendin, në veriperëndim priten shtrëngata

Moti për sot, reshje shiu në të gjithë vendin, në veriperëndim priten shtrëngata

October 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In