• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, February 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Obama i prerë ndalon shpimet për naftë në Arktik

by Java News
21/12/2016 19:11
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Presidenti Barack Obama ka urdhëruar ndalimin e shpimeve për naftë dhe gaz në ujërat amerikane të oqeanit Atlantik dhe Arktik. Lëvizja shikohet si një përpjekje e presidentit në largim për të lënë një shenjë në mbrojtje të ambientit, para se Donald Trump të  marrë detyrën, edhe pse disa kompani energjetike kanë kërkuar të nisin shpimet sa më shpejt në këto zona.

Shpimet eksploruese në Arktik janë të shtrenjta dhe gjithashtu të rrezikshme. Kanadaja ka lajmëruar po ashtu plane të ngjashme për ujërat e saj në Arktik, në një angazhim të përbashkët me Uashingtonin.

Obama u bazua te një ligj i vitit 1950, që lejon presidentët të kufizojnë zonat e gërmimeve për minerale apo shpimeve. Ai citoi studimet, sipas të cilave rreziku i shpimeve për naftë në rajon është domethënës dhe mundësia për ta evituar atë është e kufizuar.

Pasojat e incidentit me anijen çisternë “Exxon Valdez” në vitin 1989, ndihen në Alaskë ende edhe sot. Presidenti i zgjedhur Donald Trump kishte deklaruar se do të zgjeronte zonën e eksplorimit për naftë dhe gaz, duke premtuar se do të përfitonte nga rezervat ekzistuese amerikane.

Ai tani e ka të vështirë të kthejë mbrapsht vendimin e marrë nga Obama, pa përfunduar në gjykatë. Donald Trump ka shtuar ndërkohë frikën e ambientalistëve me zgjedhjet e tij për rolet më të larta në Shtëpinë e Bardhë. Rex Tillerson, shefi i kompanisë së naftës “Exxon Mobile”, është zgjedhur Sekretar Shteti.

Rick Perry, që më herët ka apeluar për rregulla më të zbutura të industrisë së naftës, do të jetë Sekretar për Energjinë, përgatiti “Top Channel”. (b.an)

Next Post
Gjuriç i bindur: Po duan t`i fshijnë të gjitha gjurmët e serbëve në Prishtinë

Gjuriç i bindur: Po duan t`i fshijnë të gjitha gjurmët e serbëve në Prishtinë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Verifikimi i të dhënave të pronës do të bëhet edhe përmes internetit, ASHK: Akses i lehtë dhe transparencë më e madhe!

Verifikimi i të dhënave të pronës do të bëhet edhe përmes internetit, ASHK: Akses i lehtë dhe transparencë më e madhe!

February 13, 2026
“Nuk ka pasur polici në UÇK”, mbrojtja e Selimit rrëzon pretendimet e prokurorisë në Speciale

“Nuk ka pasur polici në UÇK”, mbrojtja e Selimit rrëzon pretendimet e prokurorisë në Speciale

February 13, 2026
“Përfundoi duke u puthur me Dashin”, Berisha: Ramës i anuluan ftesën në Konferencën e Mynihut

“Përfundoi duke u puthur me Dashin”, Berisha: Ramës i anuluan ftesën në Konferencën e Mynihut

February 13, 2026
Iu merrnin para qytetarëve dhe i mashtronin se do t’u blinin apartamente, në pranga çifti i agjentëve imobiliarë

“E thërriste gruan infermiere orar pa orar në punë!”, punonjësi i spitalit në Lushnjë rreh mjekun

February 13, 2026
I shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Manchester për vrasje, arrestohet 34-vjeçari në Tiranë

I shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Manchester për vrasje, arrestohet 34-vjeçari në Tiranë

February 13, 2026
“Shqipëria në nivelin më të lartë të vendimmarrjes globale”, Balla ndan detaje nga takimi me Grenell në Mynih

“Shqipëria në nivelin më të lartë të vendimmarrjes globale”, Balla ndan detaje nga takimi me Grenell në Mynih

February 13, 2026
Kreu i SPAK takohet me ambasadorin gjerman: Sundimi i ligjit, kusht thelbësor për anëtarësimin e Shqipërisë në BE

Kreu i SPAK takohet me ambasadorin gjerman: Sundimi i ligjit, kusht thelbësor për anëtarësimin e Shqipërisë në BE

February 13, 2026
Rriten me 5.28 % regjistrimet e bizneseve të reja në janar/ QKB: 2,152 subjekte vetëm gjatë muajit janar

Rriten me 5.28 % regjistrimet e bizneseve të reja në janar/ QKB: 2,152 subjekte vetëm gjatë muajit janar

February 13, 2026
Kjo klasë politike dhe kjo drejtësi nuk mund të bashkëjetojnë me njëra-tjetrën

Kjo klasë politike dhe kjo drejtësi nuk mund të bashkëjetojnë me njëra-tjetrën

February 13, 2026
LVV letër Presidentes Osmani, propozon Albin Kurtin si mandatar për formimin e qeverisë së Kosovës

Projekti që lidh Shqipërinë me Kosovën/ Albin Kurti: Këtë mandat nisim hekurudhën Gjakovë-Shkodër

February 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In