• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Dossier

“O Zot me çfarë merren këta”, rrëfimi i Artan Lames pas operacionit të parë në zemër

by A R
28/05/2025 09:09
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Trupi i Artan Lames u përcoll dje për në banesën e fundit nga familjarët, miqtë dhe kolegët.

Shqipëria i dha lamtumirën një intelektuali, i cili ka dhënë një kontribut shumëdimensional jo vetëm në institucione të rëndësishme publike, por edhe në historinë e kulturës shqiptare, për të cilën ishte i apasionuar.

Në vitin 2016 për shkak të një infarkti ai luftoi fort me vdekjen dhe atë betejë arriti ta fitonte.

Asokohe dha një intervistë për emisionin “Opinion”, të cilës sot gazetari dhe moderatori Blendi Fevziu i ishte rikthyer si një homazh për Lamen.

Ai tregonte se sa shpeshherë merremi me gjëra që nuk kanë vlerë duke harruar të kujdesemi për veten.

“Kam filozofuar shumë dhe për një muaj isha komplet tjetër. Duhet të më imagjinosh me ato tubat në gojë që shkonin deri në stomak, me gjoksin e hapur që dilnin ca tuba të tjerë, me ato që vareshin nga të gjitha anët se nuk kishte më damarë për të marrë gjakun. Komplet në një botë tjetër. Dhe shikoja se kisha televizorin përballë, i cili fliste për broçkullat e zakonshme, ne do shkojmë atje, se bulevardi. Ai tjetri që thoshte, jo se grupi jonë do bëjë këtë. Dhe unë që thosha “O Zot me çfarë merren këta”. Pra ti kupton aty çfarë janë vlerat e vërteta të jetës”, shprehej i ndjeri Lame për Fevziun.

Gjithë kjo periudhë e vështirë e kishte bërë të niste një reflektim për jetën. E mes shumë gjërave ai kujtonte edhe një amanet të Steve Jobs se sa rëndësi ka që jeta të jetohet me pasione.

“Një nga amanetet e Steve Jobs, i cili thoshte tani që i humba të gjitha, shëndet etj., dhe po vdes me miliardat, ndërkohë që Afrika është plot me të shëndetshëm që nuk kanë të hanë ndërsa unë kam miliardat dhe nuk kam shëndetin, dhe lindte disa amanete. Një ndër to që më është fiksuar, është bëni para sa për të jetuar mirë dhe nga ajo ditë hiqni dorë nga çdo lloj biznesi dhe merruni me pasionet tuaja në jetë”, u shpreh Lame.

Dhe intervistën e tij, ai do ta përfundonte me shprehjen: “Njeriu nuk jeton për paratë”.

Artan Lame ndërroi jetë në moshën 58-vjeçare në Mynih të Gjermanisë pas një ndërhyrjeje në zemër.

Gjatë karrierës së tij, Artan Lame ka mbajtur poste të rëndësishme, përfshirë ato si zëvendësministër, drejtor i Agjencisë së Kadastrës dhe Legalizimeve, por kontributi i tij ishte i pasur edhe në publicistikë, si studiues e koleksionues i rëndësishëm.

Next Post
Patos: Shpërthen bombola e gazit, i moshuari në spital

Përfshihet nga flakët bombola në një banesë në Fier, e zonja e shtëpisë pëson djegie në fytyrë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Sekretet e Michelangelos dalin në dritë pas 500 vitesh, zbulohet peneli i veçantë që përdori në kryeveprën e tij

Sekretet e Michelangelos dalin në dritë pas 500 vitesh, zbulohet peneli i veçantë që përdori në kryeveprën e tij

November 1, 2026
Rama emëron si këshilltare një stratege për median, vjen nga Maqedonia e Veriut

Rama emëron si këshilltare një stratege për median, vjen nga Maqedonia e Veriut

November 1, 2026
Edi Rama shpërndan pamjet: Përfundon Loti 2 i rrugës Papër–Ura e Grykshit në Elbasan

Edi Rama shpërndan pamjet: Përfundon Loti 2 i rrugës Papër–Ura e Grykshit në Elbasan

November 1, 2026
Koreja e Veriut teston bombën thërrmuese për raketat balistike

Koreja e Veriut teston bombën thërrmuese për raketat balistike

November 1, 2026
Mjaft me Instagram dhe TikTok për personat nën 15 vjeç, Turqia vendos rregulla të rrepta për mediat sociale

Mjaft me Instagram dhe TikTok për personat nën 15 vjeç, Turqia vendos rregulla të rrepta për mediat sociale

November 1, 2026
“Vetëm ushtria e di çfarë ka ushtria!” / Nufi flet për blerjet sekrete: Një dorë e huaj ose vendase kërkon të na sabotojë

“Vetëm ushtria e di çfarë ka ushtria!” / Nufi flet për blerjet sekrete: Një dorë e huaj ose vendase kërkon të na sabotojë

November 1, 2026
Zgjedhjet parlamentare në Serbi, përsëritet votimi në 53 qendra ku pati parregullsi

Zgjedhjet parlamentare në Serbi, përsëritet votimi në 53 qendra ku pati parregullsi

November 1, 2026
Gracka ku ra gazetari Fevziu

Kujt i shërbejnë sulmet, inatet personale dhe mllefet ndaj Shqipërisë? 

November 1, 2026
SHBA/ Zgjedhjet e mesmandatit nën tension, hetim në Alaskë dhe përplasje për 20 mijë vota në Kaliforni

SHBA/ Zgjedhjet e mesmandatit nën tension, hetim në Alaskë dhe përplasje për 20 mijë vota në Kaliforni

November 1, 2026
Identifikohen personat që iu vendos eksploziv në Durrës, dy shpërthime brenda 40 minutash

I vendoset tritoli një dyqani lulesh në Tufinë, policia identifikon autorin

November 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In