• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, October 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

NY Times: Vuçiç shpik një ligj dhe i dhuron Trump vendin historik në mes të Beogradit

by E S
07/11/2025 21:43
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Parlamenti serb miratoi sot një ligj të ri për të shembur një monument arkitektonik që NATO e bombardoi në vitin 1999, duke ia hequr mbrojtjen kulturore dhe duke hapur rrugën që familja e Presidentit Trump ta zëvendësojë me një hotel luksoz.

Planet për ndërtimin e një hoteli dhe apartamentesh me markën Trump, me vlerë gjysmë miliardë dollarë, në vendin e ish-kompleksit ushtarak të Shtabit të Përgjithshëm në kryeqytetin serb, Beograd, kishin ngecur pasi zyrtarët qeveritarë që e kishin miratuar projektin u akuzuan për mashtrim.

Por fundjavën e kaluar, deputetët e partisë në pushtet të presidentit Aleksandar Vuçiç njoftuan se do të përdorin një dispozitë të jashtëzakonshme të Kushtetutës për të paraqitur një ligj që do ta rifillonte projektin.

Kjo manovër ligjore solli kritika nga studentët, prokurorët, mbrojtësit e trashëgimisë kulturore dhe politikanët e opozitës. Ky është provokimi më i fundit pas më shumë se një viti protestash kundër korrupsionit ndaj qeverisë së Vuçiçit.

Teksa nisi debati për këtë dispozitë këtë javë, Komisioni Europian shprehu shqetësime të reja për rrëshqitjen e sundimit të ligjit dhe të demokracisë në Serbi, një vend që prej më shumë se një dekade përpiqet të anëtarësohet në Bashkimin Europian.

Megjithatë, askush nuk kishte dyshime se ligji do të miratohej. Ai u propozua nga Partia Përparimtare Serbe e Vuçiçit dhe aleatët e saj, që kanë shumicën në Parlament, dhe zyrtarët thanë sot se ligji do të hyjë në fuqi të shtunën.

Deputeti që paraqiti projekt-ligjin, Milenko Jovanov, tha në Parlament të martën se ajo do të “ringjallte ndërtesat e bombarduara që kanë mbetur bosh për vite të tëra, pa asnjë plan për përdorim.”

Ai shtoi se projekti i hotelit mund të ndihmonte në përmirësimin e marrëdhënieve me administratën e Trump, në një kohë kur Serbia po përpiqet të mbajë marrëdhënie si me Moskën, ashtu edhe me Perëndimin. Trump ka vendosur një tarifë prej 35 për qind mbi importet serbe, dhe sanksionet amerikane kanë dëmtuar një kompani ruse që është furnizuesi kryesor i naftës në Serbi, si dhe disa aleatë të Vuçiçit.

“Ne po hapim hapësira dhe po krijojmë mundësi që vendi të ecë përpara,” tha Jovanov. “Ky është qëllimi ynë kryesor dhe detyra jonë kryesore.”

“Dhe nëse kjo çon në përmirësimin e marrëdhënieve me administratën Trump, me Shtetet e Bashkuara, sinqerisht, unë do ta doja këtë,” shtoi ai.

Kritikët thanë se ligji do të shkatërrojë një ndërtesë që një deputete e opozitës, Marinika Tepiç, e quajti “një simbol të rezistencës, dhe një dëshmi se një komb i shkatërruar, dhe një shtet që ka rënë, mund të ringrihet.”

“Sot ju doni ta ktheni atë simbol në një kompleks luksoz, vetëm për t’i bërë qejfin Donald Trump-it,” tha Tepiç gjatë debatit parlamentar. “Në të njëjtin vend ku dikur binin bomba, tani planifikoni të derdhni shampanjë.”

Ndërtesa e Shtabit të Përgjithshëm u përfundua në vitet 1960 dhe konsiderohet nga disa si një kryevepër e arkitekturës moderniste pas Luftës së Dytë Botërore. Ajo u shkatërrua rëndë nga sulmet ajrore të NATO-s në 1999, për të ndëshkuar agresionet e Serbisë kundër shqiptarëve etnikë në Kosovën fqinje.

(Ish-kompleksi ushtarak i Shtabit të Përgjithshëm në Beograd, Serbi, u shkatërrua nga sulmet ajrore të NATO-s në vitin 1999)

Trump për herë të parë hodhi idenë e ndërtimit të hotelit në vitin 2013. Në maj 2024, Serbia miratoi planet për ndërtimin e hotelit me 175 dhoma, hapësira tregtare dhe më shumë se 1,500 njësi banimi në vendin e Shtabit të Përgjithshëm, nën një qira 99-vjeçare me një kompani të lidhur me Jared Kushner, dhëndrin e Trump-it. Planet përfshinin gjithashtu një memorial për viktimat e bombardimeve të NATO-s.

Pak pas rizgjedhjes së Trump-it, qeveria serbe shpalli se kompleksi nuk do të konsiderohej më si pasuri e mbrojtur kulturore. Megjithatë, prokuroria e krimit të organizuar këtë vit akuzoi drejtorin e institutit shtetëror të kulturës për falsifikim dokumentesh për të justifikuar heqjen e statusit të mbrojtur të kompleksit. Zyrtarë të tjerë të kulturës janë akuzuar më pas.

Ligji i ri anashkalon të gjitha rregulloret ekzistuese që përcaktonin përdorimin e kompleksit, përfshirë mbrojtjen si trashëgimi kulturore e Serbisë. Legjislacioni u hartua përmes një procedure kushtetuese të jashtëzakonshme, që sipas ekspertëve, ishte menduar të përdorej vetëm në raste ekstreme.

Nuk ishte e qartë nëse ligji mund të shfuqizojë çështjet penale ndaj zyrtarëve. Në një deklaratë të martën, zyra e prokurorisë për krimin e organizuar tha se Vuçiç kishte “tentaruar të ushtronte ndikim të papërshtatshëm dhe të paautorizuar” duke kritikuar çështjet në një intervistë televizive. Por prokurorët shmangën të flisnin për rastin konkret.

Një zëdhënëse e Vuçiçit tha se zyra e presidentit nuk ishte e përfshirë në projekt dhe ia kaloi pyetjet ministrit të fuqishëm të financave, Sinisha Mali. Mali, i cili ka lidhje me Shtëpinë e Bardhë përmes Richard Grenell, aleat i ngushtë i Trump-it dhe aktualisht i dërguar për misione të posaçme, nuk iu përgjigj kërkesave për koment.

Vuçiç dhe aleatët e tij kanë përdorur më parë të njëjtën dispozitë të jashtëzakonshme për të shtyrë përpara projekte të tjera, ndoshta përpara se gjykatat të mund të shqyrtonin apelimet për t’i ndaluar, tha Vladimir Obradoviç, profesor në Universitetin e Beogradit.

“Kjo është mënyra e tyre e funksionimit, të heqin kontrollin institucional dhe publik, të krijojnë hapësirë për korrupsion dhe ta mbulojnë me justifikimin e urgjencës dhe zhvillimit,” tha Obradoviç, një ish-politikan që ka kundërshtuar qeverinë e Vuçiçit. Ai është gjithashtu anëtar i një paneli të pavarur që po heton mangësitë e qeverisë që çuan në shembjen e një çatie të stacionit të trenit vitin e kaluar, ku humbën jetën 16 persona.

Këto vdekje ndezën protestat kundër Vuçiçit, përfshirë një grevë urie që filloi këtë javë para Parlamentit nga nëna e një prej viktimave./New York Times/

Next Post
U rrëzua nga pema teksa mblidhte ullinj, humb jetën 43-vjeçari në Berat (EMRI)

U rrëzua nga pema teksa mblidhte ullinj, humb jetën 43-vjeçari në Berat (EMRI)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Vuçiç pranon humbjen: Është e qartë se ka fituar Lista Studentore!

Vuçiç pranon humbjen: Është e qartë se ka fituar Lista Studentore!

October 25, 2026
17-vjeçari masakrohet me thikë nga bashkëmoshatari i tij, vdes rrugës për në spital

Plagosi me thikë 19-vjeçarin në Korçë, arrestohet 23-vjeçari! Kishte thyer arrestin shtëpiak, iu gjet edhe drogë

October 25, 2026
Mbyllen qendrat e votimit në Serbi, pjesëmarrja 67.60 për qind

Mbyllen qendrat e votimit në Serbi, pjesëmarrja 67.60 për qind

October 25, 2026
Marine Le Pen shpall kandidaturën për presidente të Francës, synon të përfitojë nga pakënaqësia qytetare

Marine Le Pen shpall kandidaturën për presidente të Francës, synon të përfitojë nga pakënaqësia qytetare

October 25, 2026
Si shiten në rrjetet socjale maskat dhe syzet për protestat e dhunshme në Shqipëri

Si shiten në rrjetet socjale maskat dhe syzet për protestat e dhunshme në Shqipëri

October 25, 2026
Dosja “Xibraka”, Leka: Çështje me ngarkesa politike, gjuha e shpifjes është kthyer në normë…

Shkulja e pllakës së Ziver Veizit në protestë, Leka: Berisha prej 35 vitesh peng i dhunës dhe pushtetit!

October 25, 2026
Kundër reformës për ndryshimin e financimit të mediave publike, mijëra persona ngrihen në protestë në Pragë

Kundër reformës për ndryshimin e financimit të mediave publike, mijëra persona ngrihen në protestë në Pragë

October 25, 2026
“Rrugës për shtëpi… më gjeti pa ndjenja një bari”, Mirjani rrëfen aksidentin e rëndë në Greqi

“Rrugës për shtëpi… më gjeti pa ndjenja një bari”, Mirjani rrëfen aksidentin e rëndë në Greqi

October 25, 2026
“Veliaj ka detyrë të ndryshojë perceptimin popullor”/ Meçe: Rama foli qartë, pranoi korrupsionin brenda mazhorancës!

“Shpërndanë bishta lopate dhe hodhën molotov”/ Meçe: Berisha synoi destabilizimin, por dështoi me 1500 militantë

October 25, 2026
Netanyahu paralajmëron Iranin para zgjedhjeve: Mos na testoni, do të pësoni hakmarrje

Netanyahu paralajmëron Iranin para zgjedhjeve: Mos na testoni, do të pësoni hakmarrje

October 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In