Nxiu Shqipërinë, Berisha: Në Bruksel demaskova farsën elektorale dhe narkoregjimin e lidhur me bandat

Sali Berisha mbrojti diskursin e tij për baltosjen e Shqipërisë në parlamentin Evropian dhe Asamblenë e saj javën e kaluar, ku nxiu vendin që po bën përpjekje për integrimin në BE dhe ndodhet shumë pranë këtij hapi, duke e cilësuar si një “vend ku mbizotëron narkoshteti dhe krimi i organizuar”.

Në konferencën e sotme për shtyp, ai akuzoi edhe mediat që pretendoi se të drejtuara nga qeveria, sulmuan atë dhe PD-në për ato dy ditë të javës së kaluar me artikuj të ndryshëm. Por nuk pati asnjë tërheqje në akuzat publike të bëra edhe në Bruksel, ku akuzon Shqipërinë si një vend narkoregjim dhe të lidhur me bandat kriminale.

“Keni parë se si një suitë e tërë mjeranësh, të kapur kokë e xhep nga krimi i narkoshtetit, lebetiteshin në mediat e tye, portalet, televizionet dhe media sociale, të gjithë për arsye të vetme, në Bruksel morën një plagë të pashërimtë. Farsa e tyre elektorale morën një demaskim ekzemplar, lidhjet e tyre me krimin, kartelet e drogës dhe organizatat më të rrezikshme kriminale, mori demaskim farsa zgjedhore në të gjitha dimensionet e saj.

Kurrë ndonjëherë Brukseli nuk ka qenë më shqiptar se ato dy ditë të javës së kaluar, e marta dhe e mërkura, u mbrojtën interesat jetike të shqiptarëve, vota e lirë e tyre dhe u bë pretenca e Edi ramës, farsës elektorale, mandateve kallp, pretenca e shtetit monstruoz elektoral shqiptar, e narkoshtetit shqiptar të Pojave, bajrëve, Çelave etj. Ishin ditët më të veçanta”, tha Berisha mes të tjerave, duke këmbëngulur se raporti për Shqipërinë fakton farsën elektorale.

Next Post

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Welcome Back!

Login to your account below

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.