• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, August 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Curraj i Epërm, një minierë turistike e pa shfrytëzuar

by B K
07/06/2025 12:40
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Aleksandër Bojaxhi, Mjeshtër i Edukimit

Pellgu i Nikaj-Mërturit, pjesë e njësisë gjeografike të njohur si Malësi e Gjakovës, dhe malet përreth, formojnë njësinë më të madhe të Alpeve Lindore dhe një nga më të mëdhatë, më të lartat, e më madhështore të krejt Alpeve Shqiptare. Kufizohet me luginën e Valbonës, të Shalës dhe të lumit Drin (liqenin e Komanit). Ky pellg ka gjatësi jug-veri rreth 30 km dhe gjërësi lindje-perëndim rreth 24 km.

Në këtë njësi natyrore dallohen pellgu i Nikaj-Mërturit dhe harku malor që e rrethon dhe e mbyll në tre anë duke u hapur në drejtim të jug-lindjes, në luginën e lumit Drin. Harku i fuqishëm malor, që ka formën e një anfitheatri vigan, ka në kurorën e tij përkrenaret e majave Bosh (2.416 m), Brijas (2,557 m), Majën e Madhe (Lugbatit) 2.625 m (e dyta nga lartësitë në Alpet tona, pas majës së Jezerës, 2.694 m) dhe Majës së Hekurave (2,561 m). Dhe këto maja, si edhe plot 2000 metrosh të tjerë, janë edhe maja kufitare me luginën e Shalës (Thethin) dhe Valbonës. Lumi i cili kalon nëpër këtë amfiteatër alpin është Lumi i Currajve.

Sa më sipër është informacion i cili gjendet në librat e mirë të Gjeografisë Fizike të Shqipërisë. Dhe e solla për lexuesin që të mësoje e kuptojë se “Çka natyra vetë përpoq” (Dom Ndue Mjeda), është krejt e njëjtë me qëndrat e mëdha (sot) turistike Theth e Valbonë. Dhe nuk ka se si të jetë ndryshe, përderisa vargmalet që i rrethojnë janë edhe kreshta kufitare.

Kjo zonë e vendit tonë nuk ka njohur pushtues. Andaj mendoj, duhet shpallur “Monument Kulture” sepse jeta, shoqëria, ekonomia, ndërtimi, etnografia, etj, janë zhvilluar “shqiptarshe”. E dëshiroj të shpallet e tillë sepse duhet që të ndërhyjë dora e diturisë përpara se të futet biznesi agresiv.

Pasi kalova një mbasdite dhe një natë në Curraj të Epër tek Bujtina Prebibaj (ndoshta “fara” e bujtinave të ardhëshme aty), dhe të nesërmen pashë edhe më shumë nga fshati, ndala tek Kisha e fsshatit ku ndër të tjera, në një pllakat të vendosu në hyrje të saj lexova:

“Këtu në korrik 1915 pas luftimesh të ashpra populli i Curraj i Epër mundi ushtrinë Serbo-Malazeze. Për këtë popull ky është vend symbol i Besimit në Zot, Atdhe-dashurisë, Besës, Urtësisë e Unitetit”.

Çfarë ironie! Këtu nuk ka më popull!!

Çfarë injorimi për këtë popull nga shteti ynë, kur për të ardhuer në fshar duhet të udhëtosh nëpër një rrugë që kërkon makinë të veçantë, ngaqë i mungon një rrugë 8 km për të zgjidhur transportin.

Çfarë injorimi për këtë popull nga shteti ynë që ky fshat NUK ka rrymë elektrike. Mikpritësi ynë kishte instaluar bateri diellore që ne të ndiçoheshim pak dhe të ngarkonim bateritë e celularëve. Dhe poshtë shtëpisë së tij rrjedh Lumi i Currajve me rrëmbimin e një uji të kristaltë si ai që përshkon Valbonën apo Thethin.

Çfarë injorimi për banorët e tij që tashmë janë të detyruar ta braktisin fshatin e tyre shekullor, të jetojnë nëpër Shqipëri dhe nëpër Botë, kur “natyra vetë përpoq” të krijojë një “minjerë” jo vetëm turisike, sepse aty kanë jetuar shumë breza në qindra vite. Dhe minjerat janë vlera jo vetëm për banorët që jetojnë aty por edhe për përfitime krenarie, financiare, etj etj për Shqipërinë.

Mësova që Nikaj Mërturi është nderuar nga Presidiumi i Kuvendit Popullor “Nderi i Kombit”. Çfarë hipokrizie në rang shtetëror kur banorët janë larguar nga fshatrat e zonës! Vetëm në fshatin Curraj i Epër ku ka patur 150 shtëpi (të cilat janë) dhe 200 familje, sot gjatë stinës së ngrohtë jetojnë 10-15 familje dhe gjatë muajve nëntor-mars asnjë familje.

Meqë kam mbi 60 vjet jetë me përvojë në sportin e alpinizmit them, me aftësitë njohëse që kam, se Nikaj Mërturi është një zonë e mrekullueshme për të ushtruar turizmin malor, alpinizmin cilësor dhe amator, turizmin panoramik, kacavarjen sportive, kënaqësitë e një lumi me kanion si dhe të peshkimit (të kontrolluar) të troftës kapriçoze.

Sikur nesër Zoti të pyes: Shqiptraë, a jeni gati që të bëheni pjesë e Evropës së Bashkuar? Nikaj Mërturasit do ngrenë dorën e do thonë: “Jo sepse ende na mungon rryma elektrike, ende….

O ju të nderuar që i lexuat këto rreshta! I çoni këto të vërtrteta tek dikush që është “sa më lart” që njohni. Se kështu është në atdheun tonë të dashur e të çuditëshëm: zgjidhjet na vinë nga LART!

Next Post
Sfida me Serbinë, Sylvinho sakrifikon katër futbollistë

Sfida me Serbinë, Sylvinho sakrifikon katër futbollistë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Qindra të arrestuar për zjarret në Francë, 70% e tyre akuzohen për zjarrvënie të qëllimshme -

Qindra të arrestuar për zjarret në Francë, 70% e tyre akuzohen për zjarrvënie të qëllimshme –

August 15, 2026
Zjarret “pushtojnë” Shqipërinë/ 31 vatra të regjistruara, 11 ende aktive, në terren qindra forca

Zjarret “pushtojnë” Shqipërinë/ 31 vatra të regjistruara, 11 ende aktive, në terren qindra forca

August 15, 2026
Erdogan zgjeron aleancën ushtarake, kërkon Egjiptin në Paktin e Mekës: Marrëveshja është e hapur për vende të tjera

Erdogan zgjeron aleancën ushtarake, kërkon Egjiptin në Paktin e Mekës: Marrëveshja është e hapur për vende të tjera

August 15, 2026
Rikthehen mashtrimet me SMS dhe WhatsApp, Policia paralajmëron: Mos klikoni linqet, rrezikohen llogaritë bankare

Rikthehen mashtrimet me SMS dhe WhatsApp, Policia paralajmëron: Mos klikoni linqet, rrezikohen llogaritë bankare

August 15, 2026
Masakër në Libanin e Jugut/ 11 të vrarë nga sulmet izraelite, mes viktimave 3 fëmijë dhe 2 gra

Masakër në Libanin e Jugut/ 11 të vrarë nga sulmet izraelite, mes viktimave 3 fëmijë dhe 2 gra

August 15, 2026
Evropa përfshihet nga zjarret masive, mijëra të evakuuar dhe dhjetëra mijëra hektarë pyje të djegura

Evropa përfshihet nga zjarret masive, mijëra të evakuuar dhe dhjetëra mijëra hektarë pyje të djegura

August 15, 2026
Tërheqje masive e vezëve në SHBA për shkak të shpërthimit të salmonelës, rreth 100 persona të sëmurë -

Tërheqje masive e vezëve në SHBA për shkak të shpërthimit të salmonelës, rreth 100 persona të sëmurë –

August 15, 2026
Tentoi të vriste me armë 50-vjeçarin në Elbasan, arrestohet autori

Tentoi të vriste me armë 50-vjeçarin në Elbasan, arrestohet autori

August 15, 2026
Rimbursimi i DIVA 2025/ 39 mijë shqiptarë përfitojnë 6.4 milionë euro nga tatimet

Rimbursimi i DIVA 2025/ 39 mijë shqiptarë përfitojnë 6.4 milionë euro nga tatimet

August 15, 2026
Tre debate të panevojshme për protestën

President nga zarfi

August 15, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com