• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, November 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në TranzicionArtikujt dhe intervistat e mësipërme janë pjesë e serisë së refleksioneve rreth rolit të medias në tri dekadat e tranzicionit postkomunist, një projekt i JavaNews në bashkëpunim me Institutin Shqiptar të Medias, në kuadrin e Programit të Promovimit të Tranzicionit të Republikës Çeke. Pikëpamjet e shprehura janë të autorëve dhe nuk reflektojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e donatorit apo partnerit të Projektit. Çdo portal / gazetë që do t’i ripublikojë këto materiale duhet t’i referohet burimit fillestar.
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Nxënësit e shkollës “Andrea Stefani” i bashkohen fushatës së mbjelljes, Veliaj: Po krijohen parqe të reja në kryeqytet; së shpejti, nis puna për Terminalin e ri Verior

by Java News
22/04/2024 19:01
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nxënësit e shkollës 9-vjeçare “Andrea Stefani” në Laprakë iu bashkuan fushatës së Bashkisë Tiranë për mbjelljen e 159 pemëve, në vijim të rritjes së gjelbërimit. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj i falenderoi nxënësit që iu bashkuan nismës, ndërsa përcolli një mesazh për ata që merren me fjalë, të kontribuojnë për qytetin duke mbjellë pemë.

“Është një kënaqësi e veçantë që, nxënësit e shkollës “Andrea Stefani”, të cilët sot mësojnë në një shkollë super të re – një nga 40 shkollat e reja që kemi hapur gjatë fushatës së shkollave – dhe na janë bashkuar në fushatën e mbjelljeve. Për të gjithë ata që kritikojnë se Tirana nuk ka mjaftueshëm gjelbërim, do të kishim më shumë gjelbërim sikur secili që ankohet të ketë mbjellë edhe ai një pemë. Shpresoj shumë që ta kthejmë cinizmin dhe kritikën në një sjellje pro aktive, ku secili bën të veten”, tha Veliaj.

Në zbatim të nismës së re, kryebashkiaku i Tiranës evidentoi se në këtë lagje të Njësisë 11 tashmë ka një park të ri, të krijuar spontanisht, si rezultat i pemëve të mbjella nga bashkia para 2 vitesh. “Këtu jemi te fusha e pallateve “Malajzane”. Siç e shikoni, shumë nga pemët që kemi mbjellë para 2-3 vitesh, tashmë kanë hedhur shtat. Jemi në fazën kur nga një park, le të themi spontan, mund ta kthejmë në një park të rregullt. Do të presim të mbarojë stina e mbjelljeve dhe shirave, që gjatë verës të merremi me konturimin e parkut, për ta kthyer këtë hapësirë, nga një hapësirë transit, ku njerëzit thjesht kalojnë nga një lagje tek tjetra, në destinacion, ku njerëzit vijnë me arsyen kryesore për të kaluar kohë cilësore në park”, u shpreh më tej Veliaj.

Duke u ndalur te projektet e reja, që pritet të zbatohen brenda këtij mandati, ai foli edhe për Terminalin Verior të autobusëve, ku njoftoi se shumë shpejt do të nisin punimet, teksa theksoi se do të rrisë ndjeshëm vlerën e pronës në gjithë zonën, pasi do frekuentohet gjerësisht jo vetëm nga udhëtarët, por edhe nga banorët përreth, siç ka ndodhur në Terminalin Lindor.

“Do të nisim punimet për Terminalin Verior të autobusëve, ndaj do të doja të kishim një bashkëpunim me njësinë. E di që, si në çdo punë që bëhet në Tiranë, fillimisht do dalin ca pretendues të tokës, pastaj futen partitë politike sepse jam i sigurt që edhe ky investim nuk do i shpëtojë këtij mallkimi, që me sa duket, e kanë ata që punojnë në këtë qytet. Kush punon do shihet, kush hap një kantier do pengohet. Por, ajo që është e rëndësishme është se kemi fituar betejën ligjore. Sot i kemi kaluar të gjitha fazat me zaptuesit, pretenduesit, me lloj-lloj personazhi, që është afruar për ta marrë atë tokë. Toka është e bashkisë, ne i kemi fituar ato beteja. Gjykatat kanë dhënë verdiktin final. Dua bashkëpunim maksimal dhe mirëkuptim, që të mos e bllokojmë më qytetin. Ndryshe, vetëm vonohemi, se punët gjithsesi do ndodhin. Tek Astiri vetëm u vonua, se Astiri u bë; tek Bulevardi u vonuam, te Teatri po ashtu. Punët do bëhen, çështja është të mos vonohemi më. Sikur të kishim punuar aq shumë sa kemi bërë debate, do kishim ecur më përpara. Kush ka nevojë të shohë një provë se çfarë do të thotë ky terminal modern, mjafton të shohim atë në Lundër. Kush është dyshues, duhet të shohë se si është bërë atje, për të parë se si do bëhet këtu”, përfundoi Veliaj./m.j

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Rama publikon pamjet nga festimet e 28 Nëntorit në Vlorë, atmosfera kuqezi në qytetin e Pavarësisë

Rama publikon pamjet nga festimet e 28 Nëntorit në Vlorë, atmosfera kuqezi në qytetin e Pavarësisë

November 28, 2026
Përfundon tubimi i 28 Nëntorit, dhjetëra të lënduar dhe 16 të shoqëruar

Përfundon tubimi i 28 Nëntorit, dhjetëra të lënduar dhe 16 të shoqëruar

November 28, 2026
Zjarr në një servis automjetesh në Fier, flakët rrezikojnë makinat dhe bizneset pranë tij

Zjarr në një servis automjetesh në Fier, flakët rrezikojnë makinat dhe bizneset pranë tij

November 28, 2026
Pasojat e protestës në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, nis pastrimi i rrugës me fadromë

Pasojat e protestës në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, nis pastrimi i rrugës me fadromë

November 28, 2026
Begaj në 114-vjetorin e Pavarësisë: Nga vendi më i izoluar në Europë, sot anëtar i NATO-s dhe në rrugën drejt BE-së

Begaj në 114-vjetorin e Pavarësisë: Nga vendi më i izoluar në Europë, sot anëtar i NATO-s dhe në rrugën drejt BE-së

November 28, 2026
Burj Khalifa vishet kuqezi për 114-vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë, Rama publikon pamjet spektakolare

Burj Khalifa vishet kuqezi për 114-vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë, Rama publikon pamjet spektakolare

November 28, 2026
Berisha akuzon Policinë për dhunë ndaj protestuesve: Rama përdori të gjitha mjetet për të shuar protestën

Berisha akuzon Policinë për dhunë ndaj protestuesve: Rama përdori të gjitha mjetet për të shuar protestën

November 28, 2026
Policia ndërhyn sërish në Sheshin Skënderbej, shpërndan turmën e protestuesve

Policia ndërhyn sërish në Sheshin Skënderbej, shpërndan turmën e protestuesve

November 28, 2026
VIDEO/ Balla: Shqipëria i vetmi vend ku lëndohen më shumë efektivë se protestues

VIDEO/ Balla: Shqipëria i vetmi vend ku lëndohen më shumë efektivë se protestues

November 28, 2026
Ndryshe nga Tirana, muzikë dhe festë në Sheshin e Flamurit në Vlorë

Ndryshe nga Tirana, muzikë dhe festë në Sheshin e Flamurit në Vlorë

November 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In