• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, May 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Numri i mallkuar/ Ja çfarë misteresh fshihen pas 13-s

by Java News
17/11/2017 08:21
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

E premtja e datës 13 konsiderohet një datë shumë e keqe dhe një ditë e mbrapshtë. Dita e 13 e vitit, kati i 13, numri 13, të gjitha konsiderohen si ndjellës të fatkeqësive. Me një fjalë, çdo gjë që përmban 13 është “e mallkuar”.

Edhe në Rusi,numri mendohet se ka lidhje me djallin. Por nga vjen i gjithë ky supersticion negativ për numrin 13 dhe përse popuj e kultura të tjera nuk e kanë një fiksim të tillë? Triskaidekaphobia është frika nga numri 13.

Fjalët që përbëjnë termin e mësipërm janë marrë nga latinishtja dhe greqishtja e vjetër, edhe pse në ato kohë mbi këtë numër nuk kishte rënë hija e zezë e mallkimit.Zakonisht njerëzit e kanë lidhur numrin 12 me bollëkun dhe me plotësinë e gjërave.

Kështu ka 12 zotër olimpikë, 12 shenja të horoskopit, apo 12 dishepuj. Nëse këtij numri të plotë i shtohet një tjetër, atëherë situata bëhet e paqartë dhe e paparashikueshme.

Juda ishte i ftuari i 13 në Darkën e Fundit dhe kjo është një nga arsyet që ky numër konsiderohet si ndjellës i fatkeqësive.Në gjysmën e dytë të shekullit të kaluar pati disa teori në lidhje me këtë numër, sipas të cilave në Sabath kishte 13 shtriga.

Megjithatë, kisha nuk e konfirmoi kurrë një gjë të tillë. Po të kërkosh një shpjegim në Fjalorin e Supersticioneve të Oksfordit, numri 13 lidhet me të premten e datës 13, e cila u përmend për herë të parë në vitin 1913,700 vjet pas shpërbërjes me dhunë të Urdhrit të Kalorësve të Tempullit.

Të premten e datës 13 të vitit 1307, të gjithë kalorësit tempullarë u kapën në Francë dhe kështu urdhri reshti së ekzistuari.Një tjetër fakt për cilësimin e numrit si “të mbrapshtë” është se letra e 13 e Tarotëve është letra e vdekjes.

Kjo është vendosur në Italinë e shekujve 15-16, por nuk ka të bëjë aspak me Darkën e Fundit.Shumë interesant është edhe fakti se numrit 13 nuk i ishte kushtuar ndonjë vëmendje e veçantë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës deri në shekullin e 19.

Emri zyrtar i Deklaratës së Pavarësisë është: “Deklarata e Pavarësisë së 13 Kolonive” dhe brenda 15 vitesh vendi quhej 13 Shtetet e Bashkuara. Në fund të shekullit të 18,numri 13 simbolizonte pavarësinë dhe bashkimin e vendit të ri.

Më 4 korrik, në Ditën e Pavarësisë,kishte 13 të shtëna me top dhe disa rituale të tjera tradicionale,të cilat përsëriteshin 13 herë rresht.

Vetëm kur 13 shteteve iu shtua shteti i 14, ai i Vermontit në vitin 1791, çdo ritual bëhej me numrin e ri, pra me numrin 14, i cili u konsiderua si numri i fatit.Deri në shekullin e 19 kishte një tjetër supersticion të lidhur me 13-n, ai i 13 miqve të ulur rreth së njëjtës tryezë.

Për të shpjeguar frikën e disa popullatave ndaj këtij numri ka një mori librash që merren me zanafillën e kësaj fobie që vazhdon edhe sot në Evropë, por edhe në vende të tjera.

Në fund të shekullit të 19, ky supersticion u përhap edhe përtej oqeanit Atlantik. Shkrimtarë nga vende të ndryshme, si Fjodor Dostojevski, Henrik Ibsen, Leon Tolstoi, Zhul Verni apo Oskar Uajld e kanë përmendur jo pak këtë numër në veprat e tyre.

Në vitin 1880, disa njujorkezë vendosën që të hiqnin këtë paragjykim që ishte kthyer në një fiksim të vërtetë. Kështu një veteran i Luftës Civile dhe një njeri i njohur në rrethet e larta,Ëilliam Foëler vendosi që të krijonte një klub,anëtarët e të cilit të darkonin datën e 13 të çdo muaji dhe rreth tryezës të uleshin 13 anëtarë të klubit.

Darka e tyre e parë u organizua në hotelin “Knickerbocker”, të premten e 13 janarit të vitit 1881, në dhomën numër 13. Kjo nuk ishte vetëm një luftë kundër këtij numri që ishte bërë shumë i famshëm dhe i rrezikshëm, njëherazi, por edhe një luftë kundër të gjitha llojeve të bestytnive e supersticioneve të kohës.

Duhet thënë se njerëzit, të gjithë pa përjashtim, po jepeshin shumë pas shenjave, falleve e dukurive të tjera okulte e misterioze, dhe kjo ishte kthyer në një epidemi, pasi i kishte kaluar përmasat e një fiksimi të përkohshëm.Gjatë rrugës drejt vendit të darkës, të ftuarit kaluan nën një shkallë të posaçme, hodhën kripë në tryezën e tyre dhe i vendosën pirunjtë në tryezë në formë kryqi.

Në një tabelë të madhe të varur në mur ndodhej parulla: “Nos Morituri Te Salutamus” (“Ne të vdekshmit të përshëndesim”). Ky klub u bë shumë i famshëm dhe ajo që nisi si një kundërshti ndaj supersticioneve, e kryesisht ndaj fiksimit për numrin 13, u shndërrua në një klub aventurierësh që ndërmorën shumë veprime të rrezikshme për të hedhur poshtë paragjykimet e kohës.

Po për sa i përket darkës së famshme, menyja u soll në gurë varri, ndërsa tryeza e darkës ishte ndriçuar nga kafka boshe me qirinj brenda, tamam si në netët e Hollouinit. Sallatat dhe ushqimet e ndryshme erdhën në pjata që kishin formën e arkivoleve.

Ndërkohë i gjithë ambienti rrotull ishte zbukuruar me sende që sjellin fat të keq, si pasqyra të thyera apo silueta macesh të zeza.Në vitin 1887,klubi ishte shndërruar në një institucion shumë popullor dhe numëronte 487 anëtarë.

Në vitin 1895, krijuesi i tij deklaroi se numri i vetëvrasjeve mes anëtarëve të klubit ishte shumë më i vogël se përqindja mesatare e vendit. Pavarësisht të gjitha veprimtarive zbavitëse që bëheshin në të dhe mesazhit që ata synonin të përcillnin, klubi i të 13-ve u shpërbë në vitin 1914 për shkak të fillimit të Luftës së Parë Botërore.

Të gjithë anëtarët ranë dakord se mungesa e respektit për vdekjen në një epokë lufte do të ishte e pavënd.

a.ç

Next Post
Aksident në Tropojë, përplaset furgoni i punëtorëve të HEC-it, 1 i vdekur

Aksident në Tropojë, përplaset furgoni i punëtorëve të HEC-it, 1 i vdekur

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Arsenali “fluturon” në finalen e Champions League, eliminohet Atletico

Arsenali “fluturon” në finalen e Champions League, eliminohet Atletico

May 5, 2026
Lufta me Iranin, Rubio: Nëse duan të sulmojnë, ne do t’i përgjigjemi

Lufta me Iranin, Rubio: Nëse duan të sulmojnë, ne do t’i përgjigjemi

May 5, 2026
Ndarja nga jeta e Servet Pëllumbit, nesër ceremonia mortore! Homazhet do të zhvillohen në Teatrin e Operas dhe Baletit

Ndarja nga jeta e Servet Pëllumbit, nesër ceremonia mortore! Homazhet do të zhvillohen në Teatrin e Operas dhe Baletit

May 5, 2026
Trashëgoi rolin si shef distrikti nga xhaxhai i tij, arrestohet në Corleone nipi i bosit famëkeq Toto Riina

Trashëgoi rolin si shef distrikti nga xhaxhai i tij, arrestohet në Corleone nipi i bosit famëkeq Toto Riina

May 5, 2026
Grida Duma: PD është në “vdekje klinike”, Berisha duhet të shpikte një kandidat serioz përballë tij

Grida Duma: PD është në “vdekje klinike”, Berisha duhet të shpikte një kandidat serioz përballë tij

May 5, 2026
Kosova refuzuese dhe e mbyllur të dhemb në shpirt

Pashalimani, nga Kinostudjo në… prodhim!

May 5, 2026
Kuvendi mblidhet të enjten në seancë plenare! PD kërkon interpelancë urgjente me Ramën

Kuvendi mblidhet të enjten në seancë plenare! PD kërkon interpelancë urgjente me Ramën

May 5, 2026
“Në 5 muaj bëmë atë që të tjerët s’e bënë për 36 vite”, Salianji: Tronditëm sistemin! Lëvizja jonë më e fortë se çdo regjim!

“Në 5 muaj bëmë atë që të tjerët s’e bënë për 36 vite”, Salianji: Tronditëm sistemin! Lëvizja jonë më e fortë se çdo regjim!

May 5, 2026
Demiraj: Berisha t’i hapë portat e partisë për të tjerë njerëz! PD s’duhet të ketë vetëm 20 figura

Demiraj: Berisha t’i hapë portat e partisë për të tjerë njerëz! PD s’duhet të ketë vetëm 20 figura

May 5, 2026
Bllofi i bllokimit, pse aleatët e PD votuan pro anëtarësisë së Shqipërisë në BE

Bllofi i bllokimit, pse aleatët e PD votuan pro anëtarësisë së Shqipërisë në BE

May 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In