• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, December 8, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Numërimi elektronik, jo-politika dhe “të fortët

by
26/05/2015 22:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Për specialistët e zgjedhjeve është fare e qartë: Numërimi elektronik, që në këto zgjedhje as u përmend, ka dështuar prej vullnetit të politikës së dy krahëve, por edhe nga frika e lënies pa punë të militantëve partiakë, që manipulojnë gjithçka…

Nga Ben Andoni

Kur pak vite më parë, procesi i votimit elektronik, po testohej në Fier dhe në Tiranë, për të gjithë po ravijëzohej se: Shqipëria ishte futur në një proces, që herët ose vonë do vazhdonte. Por ja ku jemi sot në Majin e vitit 2015 dhe procesi i votimit elektronik, jo vetëm nuk u realizua, por më shumë se kaq: as u zu me gojë. Për ish kryetarin e KQZ-së Kristaq Kume, çështja është fare e qartë: “Mungon vullneti politik i dy partive më të fuqishme në vend dhe ato janë të interesuara që procesi i numërimit elektronik të mos marrë jetë, për arsye se u zvogëlon mundësinë militantëve të tyre respektivë, që të bëjnë manipulime. Por jo që është problem edhe kjo nëse vihet si proces, pasi edhe vetë numërimi elektronik mund të manipulohet, por në këtë rast do duhej shumë punë dhe mundësia është fare e vogël”. Në gati të njëjtën gjatësi vale është edhe specialisti i zgjedhjeve, profesori i Shkencave Sociale Genti Ceka, që sipas tij: “Garancia për zgjedhje të lira dhe të ndershme në Shqipëri nuk është ligji, e as teknologjia, por përfaqësuesit e partive të cilët e menaxhojnë të gjithë procesin”. Dhe vullneti politik do të thotë çlirimi i vendit prej aradheve të militantëve, ose ata që rëndom ne i njohim me emrin e “Të fortët”. Bash ata që bëhen më të gjallë në kohët zgjedhore, por që i kemi gjithnjë para syve duke thyer rregullat, në shoqëri të zgjedhur të politikanëve, duke zgjidhur probleme e tyre jetësore pa përfillur etapat përkatëse etj, etj…

Të fortët
Në sistemin demokratik, që Shqipëria pretendon të jetë futur prej 25 vitesh, mu në këtë kaos të madh të administrimit të procesit zgjedhor, ka hyrë në lojë një kategori, që quhen komisionerë, që bëjnë rolin kryesor në procesin e administrimit zgjedhor. Eufemizmi “të fortët” që zakonisht fut dhe ata si kategori, e zbut disi kuptimin, por në rastin tonë është i panevojshëm, sepse ata janë realisht të fortë. Janë zë-shumë (kryesisht gratë) ose me muskuj, meshkujt. Procesi zgjedhor shpesh rrëshqet, pasi nuk ka vend për profesionalizëm por në kërcënimet e militantëve dhe kolegëve të tyre komisionerë, në menaxhimin e tyre të zgjedhjeve, dhe në mënyrën sesi merren vesh shpesh ata me njëri-tjetrin. Zakonisht partitë e vogla, i kanë më të butë “të fortët” dhe ata janë thjesht mbështetës të njërës apo tjetrës parti. Këtyre u shtohen dhe grupet e militantëve aktivë (kryesisht të rinj ose fare të rinj) që të ndjekin në terren për çdo gjë dhe që raportojnë. Ata dinë të të tregojnë tamam vendin, sesi të kanosin, sesi të gjejnë telat, apo se ku e ke pikën e dobët. Për shumë nënpunës shteti, ata janë grupimi i tmerrshëm ose një polici e padukshme, që i ndjek për çdo gjë. Mos harrojmë sesi në zgjedhjet e shkuara shumë nëpunës duhej të konfirmonin votën me celular. Ndërsa, procesi elektronik, që nisi në dy rrethe të vendit mëtonte se do ta minimizonte pafund këtë kategori. Që do të thotë se do t’ua bënte punën nul keqbërësve. Ndaj menjëherë dolën mjeshtrat nga politika që konfirmuan për projektin pilot se: “Prova e sistemit të numërimit nuk arriti të demonstrojë efektivisht që përdorimi i teknologjisë do të zvogëlonte kohën e nevojshme të numërimit. Përkundrazi teknologjia dhe zgjidhja e ofruar nga kompania dhe pranuar nga KQZ-ja ishte më e ngadaltë. Në rast se do të merren parasysh faktorë që në mënyrë të qëllimshme kompania nuk pranonte që të testoheshin, si p.sh. palosja e fletës së votimit apo mundësia e një gabimi teknik nga ana e operatorit të skanimit, procesi i numërimit elektronik të ofruar është thuajse i dështuar!” Ky ishte një lloj justifikimi në atë kohë, por që hodhi poshtë një proces të bërë nga një kompani serioze.

Që duke u kthyer në ditët tona, më e keqja është se në këtë vit as ka pasur ndonjë lajm se ky proces do të niste. Besojmë se një nga fajet bie mbi KQZ-në, që në periudhën e saj të pushimit mes dy zgjedhjeve mund të punonte si duhet. Për të ardhur keq, ashtu si thotë Kume, sepse nuk ka vullnet politik të duhur. Sërish ekzistojnë mundësi manipulimi, por në këtë rast janë shumë e shumë më të pakta.

Por arsyeja mund të kuptohet edhe ndryshe: Votimi elektronik do t’i linte pa punë “të fortët”, kurse nga ana tjetër do na jepte mundësi të kishim përgjigje të shpejta dhe të zhduknim manipulimet e rëndomta, që bëhen në numërim dhe që na ka bërë aq qesharak. Ndaj, justifikimi i pak viteve më parë dhe hedhja poshtë e këtij procesi dukej se e kishte përgjigjen e paravendosur, kur mendon se kompania e njohur spanjolle e quajtur Indra, që do e bënte procesin, kishte një xhiro prej 2.9 miliardë eurosh dhe nuk do prishte reputacionin e saj me zgjedhjet shqiptare. Por ja që tek ne nuk ja doli dhe specialistët e shumtë dhe militantët e lanë procesin si më parë, që ta kemi transparent para “të fortëve”, që na monitorojnë dhe na shoqërojnë buzagaz deri në ditën e zgjedhjeve se për kë duhet të votojmë.

“Votimi elektronik siguron hapësira shumë më të vogla për të ndërhyrë në proces, sepse largon nga procesi përfaqësuesit politik. Por partitë politike duhet të shprehin vullnetin e mire për të zbatuar ligjin”, përsërit Kristaq Kume, Ish-Kryetar i KQZ.

Politika
Votimi elektronik u vendos të bëhej që kohë më parë në zgjedhjet e kaluara kurse projektet pilote do përfshinin qytetet kryesore të vendit, të tilla si Tirana, Durrësi, Shkodra, Elbasani, Vlora, Korça, Fieri dhe Elbasani. Projekti kërkonte miratimin nga Parlamenti shqiptar, që me konsensus duhej të miratonte ndryshimin e Kodit Zgjedhor dhe do përfshinte edhe një nen të veçantë ku kjo dispozitë mundësonte votimin elektronik dhe në Shqipëri. Arsyeja ishte masivizimi i internetit në vend dhe një proces që zvogëlonte lodrat e turpshme të manipulimit, që janë bërë aq bezdisëse në vitet e fundit.
Çuditërisht, ishte ish-kryeministri Berisha, që e kërkonte ecurinë si proces por me mbështetjen e PS-së. Atë kohë, asistencën më të madhe e dha një shtet i vogël me po kaq probleme si ne. Moldavia i afroi qeverisë Berisha, madje dhe pajisjet e duhura, por për PS-në që në parim ishte dakord, problemi mbetej transparenca e 28 qershorit të vitit 2009, pastaj ecuria e këtij proces avantgart!

Intermexo
Shembulli më i bukur dhe më efikas i numërimit elektronik ka qenë Estonia, që pak vite më parë, në vetëm pak minuta arriti të votojë për presidentin e tyre, madje edhe nga celulari. Por, kjo teknologji ishte shumë e shpejtë dhe krejt e pamundur për kushtet e Shqipërisë dhe në fakt e mundshme për pak vende. Një ndër to ishte Estonia, një nga ato vende e cila ka aplikuar votimin elektronik direkt që nga smartfonët e qytetarëve. Por edhe këtu, kritikët panë problem dhe kjo lidhej prej mundësisë së lartë të sulmit nga hakerat. Edhe pse në disa qytete të Shqipërisë, ky lloj votimi do përbënte diçka me të vërtetë të dobishme. Estonia ka qenë prej kohësh në avantgardë në Evropë sa i përket vullnetit për përdorimin e një sistemi kombëtar identifikimi, e cila do i ndihmonte qytetarët të kryenin veprime të shumta online.

Mendim ndryshe
Në një shkrim të Eustrat Zhupës, Dekan i Fakultetit të Shkencave Kompjuterike në Ohër ka një mendim alternativ, që ai e shkruante pas konsultimit me shumë raste në Botë. Në këtë shkrim botuar në median tonë thuhej se duhet të alternohet elektronika me letrën, pasi vetëm votimi elektronik mund të konsiderohet si i dëmshëm. “Përdorimi i një shtese fizike, si letra, ka të bëjë edhe me sensin praktik. Gjithmonë është mirë të kesh një rezervë, në rast se gjërat nuk funksionojnë siç duhet. Kjo vlen edhe për pajisjet e votimit elektronik. Kombinimi i këtyre dy teknologjive e bën shumë të vështirë manipulimin nga ana e keqbërësve të mundshëm. Atyre do u duhej një konspiracion i madh për të ndryshuar votat në kuti, në mënyrë që ato të
koincidojnë me regjistrimet elektronike. Në të njëjtën kohë ata duhet të jenë shumë të sofistikuar, që manipulimi të përputhet në të dyja teknologjitë”. Sipas tij procesi nëpërmjet internetit konsiderohej si një ide shumë e keqe nga shkencëtarët e fushës. Në shumë vende, sipas tij, dhe në Estoni ky votim është bërë me vetëm 25% të popullsisë, pasi votimi në Internet mund të cenojë deri edhe fshehtësinë e votës. Dhe, këtu kishte të drejtë, pasi futet në lojë sëmundja jonë: mungesa e hapësirës së duhur për votim dhe trafikimin normal të votave. Kultura e munguar e votimit dhe serioziteti i duhur që bën që të favorizohet njëra apo tjetra parti. Por mbi të gjitha, procesi është i kërcënuar prej grupeve të hackers-ave që sulmojnë dhe prishin gjithçka, ku futen si në rastin e Fuqive të Mëdha dhe interferime te njëra apo tjetra.
…
Ky argument i fundit mund t’i japë edhe pak frymëmarrje politikës dhe “të fortëve” të saj, që na e kanë bërë jetën më të ngushtë dhe më “të larmishme” me marifetet e pafundme. Hapësira për manipulimin e projektit, qoftë edhe si ky e votimit elektronik është e thjeshtë sepse kodi ynë zgjedhor ecën me parimin partizan, thoshte dikur një specialist. Kodi zgjedhor është i ndërtuar i tillë që nga komisionet e qendrave të votimit e deri te komisioni qendror i zgjedhjeve çdo gjë është e ndarë 50 me 50 mes dy partive kryesore në vend. Kështuqë ne do mbetemi në dorë të dy krahëve të politikës, qoftë dhe sa i përket elektronikës, që duket se edhe në këto votime nuk e kanë vullnetin politik për të realizuar zgjedhje thjesht të administrueshme për të arritur standardet. Mbase edhe pse s’ka më punë për militantët…

 

Next Post

Elbasan, arrestohet 44 vjeçari, do të trafikonte 3 kg tritol

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kunata e akuzoi për sjellje imorale, Klodiana ia rrëzon pretendimet live: Vjehrri më rrahu kur isha shtatzënë!

Kunata e akuzoi për sjellje imorale, Klodiana ia rrëzon pretendimet live: Vjehrri më rrahu kur isha shtatzënë!

December 7, 2025
Euro këmbehet për 96.57 lekë, në nivelin më të ulët historik / Por fundviti pritet ta dobësojë edhe më tej

Euro këmbehet për 96.57 lekë, në nivelin më të ulët historik / Por fundviti pritet ta dobësojë edhe më tej

December 7, 2025
“Shqipëria, vendi i vetëm pa zv/kryeministër”/ Avokati: Është cënuar ekzekutivi

“Shqipëria, vendi i vetëm pa zv/kryeministër”/ Avokati: Është cënuar ekzekutivi

December 7, 2025
Pas thirrjes së Musk-ut për të shfuqizuar BE-në, rrjeti i del në mbrojtje unionit me moton: Ky është flamuri im!

Pas thirrjes së Musk-ut për të shfuqizuar BE-në, rrjeti i del në mbrojtje unionit me moton: Ky është flamuri im!

December 7, 2025
“Fat, para dhe surpriza”/ 3 shenjat e horoskopit që do të përjetojnë ditë ‘magjike’ gjatë festave të fundvitit!

“Fat, para dhe surpriza”/ 3 shenjat e horoskopit që do të përjetojnë ditë ‘magjike’ gjatë festave të fundvitit!

December 7, 2025
Zgjedhjet e 28 dhjetorit në Kosovë, KQZ: Mbi 70 mijë votues të regjistruar nga diaspora

Zgjedhjet e 28 dhjetorit në Kosovë, KQZ: Mbi 70 mijë votues të regjistruar nga diaspora

December 7, 2025

Të rinjtë e 1990 dhe të rinjtë e 2025 në PD

December 7, 2025
Shishe plastike në gomat e makinës, si të mbrohen shoferët nga truku i ri i grabitësve

Shishe plastike në gomat e makinës, si të mbrohen shoferët nga truku i ri i grabitësve

December 7, 2025
“Jemi të përkushtuar për paqen”, Zelensky i bën thirrje aleatëve evropianë për bisedimet SHBA-Ukrainë

“Jemi të përkushtuar për paqen”, Zelensky i bën thirrje aleatëve evropianë për bisedimet SHBA-Ukrainë

December 7, 2025
Partizani triumfon në derbin e kryeqytetit, mposht 0-2 Tiranën në “Arenën Kombëtare”

Partizani triumfon në derbin e kryeqytetit, mposht 0-2 Tiranën në “Arenën Kombëtare”

December 7, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In