• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, May 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

“Jemi të përkushtuar për paqen”, Zelensky i bën thirrje aleatëve evropianë për bisedimet SHBA-Ukrainë

by E S
07/12/2025 20:12
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Tri ditë të negociatave në mes të zyrtarëve ukrainas dhe atyre amerikanë në Majami kanë përfunduar me një atmosferë pozitive, mirëpo nuk kanë rezultuar me ndonjë arritje evidente, teksa presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky përgatitet për t’u takuar me liderët evropianë më 8 dhjetor për të diskutuar për paqe.

Disa orë pasi Zelensky ka thënë se ka pasur bisedë telefonike “shumë konstruktive” me ekipin negociator amerikan – të udhëhequr nga i dërguari i posaçëm, Steve Witkoff dhe Jared Kushner, dhëndri i presidentit amerikan, Donald Trump – Rusia ka vazhduar me sulmet ajrore përgjatë natës në infrastrukturë jetike ukrainase, pavarësisht se kushtet klimatike po ashpërsohen.

Kryetari i qytetit qendror të Ukrainës, Kremençuk, qendër e rëndësishme industriale e vendit, ka thënë se zona është përballur me sulm “masiv” që ka shkaktuar probleme me rrymë dhe ujë.

Deri më tani nuk është raportuar për të vdekur.

Ndërkohë, sulmet ajrore ruse e kanë goditur edhe qytetin në lindje të Ukrainës, Slloviansk, duke plagosur shtatë persona.

Sulmet përgjatë natës kanë vazhduar, pavarësisht se janë intensifikuar përpjekjet për të negociuar përfundimin e luftës. Rusia ka thënë se i ka rrëzuar 77 dronë ukrainas në rajone të ndryshme përgjatë natës.

Pas bisedimeve në Florida, Zelensky ka thënë në Telegram se “Ukraina është e përkushtuar për të vazhduar punën e sinqertë me palën amerikane për të arritur paqen e vërtetë”, duke shtuar se palët janë pajtuar për hapat tjerë dhe formatin e bisedimeve, pa dhënë më shumë hollësi.

Zelensky do t’i takojë aleatët evropianë të hënën në Londër, për të diskutuar për procesin e paqes bashkë me kryeministrin britanik, Keir Starmer, presidentin e Francës, Emmanuel Macron dhe kancelarin gjerman, Friedrich Merz.

“Ukraina mund të llogarisë në mbështetjen tonë të palëkundshme. Kjo është e gjithë esenca e përpjekjeve që i kemi ndërmarrë në kuadër të Koalicionit të Vullnetit”, ka thënë Macron më 6 dhjetor.

Presidenti francez ka thënë se grupi do të bëjë një vlerësim të negociatave për paqe. Evropa ka qenë hezituese ndaj versioneve të para të një plani të amerikanëve për paqe, dhe ka tentuar të fitojë mbështetjen e Uashingtonit për propozimet e veta.

Macron, Merz, Starmer dhe Zelensky kanë marrë pjesë në një takim virtual rreth dy javë më parë, në të cilin i kanë diskutuar planet për të angazhuar një forcë paqeruajtëse evropiane në Ukrainë, në rast të ndonjë armëpushimi.

Kjo valë e angazhimit diplomatik vjen pas rrjedhjes së një plani amerikan prej 28 pikash në nëntor, se si mund të përfundojë lufta. Propozimi origjinal është parë në Kiev si shumë i favorshëm për Rusinë, ndonëse deri tash është përditësuar disa herë për t’i përfshirë shqetësimet e Ukrainës.

Versioni i fundit i përditësuar nuk është ndarë me publikun.

Shtëpia e Bardhë i ka shtyrë Kievin dhe Moskën që të pajtohen për një plan për përfundim të luftës, mirëpo pak përparim është arritur në këtë drejtim, ndonëse të dyja palët janë duke diskutuar ndaras me amerikanët.

“Ne do t’i vazhdojmë këto përpjekje përkrah amerikanëve, për t’i ofruar Ukrainës garancitë e sigurisë pa të cilat nuk mund të ketë paqe afatgjatë”, ka thënë Macron në postimin e 6 dhjetorit në X – dikur Twitter.

“Rusia është e ngujuar në një qasje përshkallëzuese dhe nuk po kërkon paqe”, ka thënë ai, duke shtuar se “ne duhet të vazhdojmë t’i bëjmë presion Rusisë që ta detyrojmë të arrijmë paqe”.

Në një përmbledhje të lëshuar nga pala amerikane pas ditës së dytë të negociatave, më 5 dhjetor, është thënë se si pala amerikane ashtu edhe ajo ukrainase janë të vetëdijshme se përparimi i vërtetë drejt secilës marrëveshje varet nga gatishmëria e Rusisë për të treguar përkushtim për paqe afatgjatë.

Shumë aspekte vazhdojnë të jenë të paqarta, përfshirë garancitë e sigurisë për Ukrainën, në rast të arritjes së një marrëveshjeje për paqe, apo nëse do të ketë koncesione territoriale.

Rusia aktualisht kontrollon rreth një të pestën e territorit ukrainas, përfshirë rajone në Donbas, i cili përbëhet prej provincave të Donjeckut dhe Luhanskut.

Bisedimet në Majami janë zhvilluar pas një vizite të Kushnerit dhe Witkoffit në Moskë.

Presidenti amerikan, Donald Trump ka thënë më 3 dhjetor se delegacioni amerikan ka pasur “takim shumë të mirë” me presidentin rus, Vladimir Putin dhe që shihet se “lideri rus dëshiron t’i japë fund luftës”, pavarësisht se bisedimet nuk kanë rezultuar me ndonjë marrëveshje.

Pas bisedimeve në Rusi, Putini ka thënë se është i gatshëm të vazhdojë të takohet me amerikanët “sa herë të ketë nevojë”.

Lufta në Ukrainë ka nisur më 24 shkurt të vitit 2022.

Presidenti rus, Vladimir Putin e quan luftën “operacion special ushtarak” për të çmilitarizuar Ukrainën.

Perëndimi është përgjigjur ndaj Rusisë, duke goditur ekonominë e këtij shteti me sanksione të ashpra.

Si pasojë e luftës kanë vdekur mijëra persona dhe miliona të tjerë janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre./ REL

Next Post
Shishe plastike në gomat e makinës, si të mbrohen shoferët nga truku i ri i grabitësve

Shishe plastike në gomat e makinës, si të mbrohen shoferët nga truku i ri i grabitësve

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

‘Teza e re” nga njerëzit pranë Berishës: Edhe Merkel ka qenë e vetme në garë!

‘Teza e re” nga njerëzit pranë Berishës: Edhe Merkel ka qenë e vetme në garë!

May 12, 2026
Ish-zyrtari i NATO-s: As SHBA, as Irani nuk duan ta vazhdojnë luftën. Një raund negociatash nuk mjafton

“Nuk më intereson rritja e çmimeve”, Trump: SHBA do ta “përfundojnë punën” kundër Iranit!

May 12, 2026
Si e shndërroi Izraeli skenën e Eurovisionit në një mjet ndikimi

Si e shndërroi Izraeli skenën e Eurovisionit në një mjet ndikimi

May 12, 2026
“Deklaratat e Ramës të jenë në gjatësi vale me…”, diplomati: BE e ka humur kredibilitetin me Ukrainën

Ish-ambasadori Bimo: Shqipëria të vendosë çështjen shqiptare mbi integrimin europian

May 12, 2026
“Bravo Robert Ndrenika”, rrëfimi i Kullës: Kur u arrestua vëllai i Servet Pëllumbit, ishin prindërit e mi që…

“Bravo Robert Ndrenika”, rrëfimi i Kullës: Kur u arrestua vëllai i Servet Pëllumbit, ishin prindërit e mi që…

May 12, 2026
Të birin e prisnin sot në gjyq, Berisha e mbron publikisht: Shkëlzeni s’ka marrë asnjë njoftim. Po ma sulmojnë për arsye politike

Pse opozita anti-Berisha nuk organizohet në parti?

May 12, 2026
Salianji: Berisha në kushtet e Bashës në 2021, demokratët në dëshpërim të thellë

Salianji i kujton Berishës premtimin e 2021: Statuti ndalon kandidimin e tij dhe jo timin…

May 12, 2026
Humbja e thellë e opozitës, Minxhozi: Berisha e Meta duhet të ishin larguar nga postet e tyre

Nuk e kanë me Robertin, nuk e kanë as me Ndrenikën

May 12, 2026
“Pije helmin vetë, mos të gjej gjallë”, djali kërcënon nënën 80-vjeçare për një lopë

“Pije helmin vetë, mos të gjej gjallë”, djali kërcënon nënën 80-vjeçare për një lopë

May 12, 2026
“Largohu nga politika, të hiqet non grata!”. A ishte kjo oferta që iu bë Berishës nga ndërkombëtarët?!

“Largohu nga politika, të hiqet non grata!”. A ishte kjo oferta që iu bë Berishës nga ndërkombëtarët?!

May 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In