Nuk ka zgjatur shumë arratia e 59-vjeçarit Përparim Ademi, i cili tronditi Tiranën këtë të enjte, duke u marrë jetën bashkëjetueses së tij dhe motrës së saj. Ngjarja e rëndë ndodhi në një banesë në zonën e Astirit.
“Policia e Tiranës vë në pranga autorin e krimit të dyfishtë. Si rezultat i rrethimit të zonës, pikave të kontrollit dhe trysnisë së ushtruar nga shërbimet e Policisë u bë e mundur vënia në pranga e autorit Përparim Ademi. Ky shtetas aktualisht ndodhet në ambientet e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, për veprime të mëtejshme hetimore”, bën me dije policia.
g.kosovari