Nga Astrit Patozi
Nuk të bie mirë ky përfundimi me vjedhjet e lekëve të rrugëve, Erion. Të cilat m’i paske faturuar mua, meqë në kohën kur paskan ndodhur, sipas teje, unë kam qelluar të isha deputet.
S’ka problem Erion, se mbaj unë, mund të më caktosh edhe që kam organizuar drekën e ngjalave të 1 prillit në Gjirin e Lalëzit.
Perfytyro, se çfarë duhet të mendoj unë për ty, me rregull treshi, që je edhe sot e kësaj dite zëvendëskryeminstri i qeverisë së Edi Ramës. Dhe kjo nuk vlen vetëm për tenderat apo koncensionet e rrugëve.