• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, August 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Nuk regjistroi PD, Celibashi: Nuk donin që ta zgjidhnin çështjen, isha i gatshëm t’u jepja dhe më shumë kohë

by A R
14/03/2023 18:40
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, pati një konferencë me gazetarët pas vendimit që dha për mos pranimin e kërkesës së grupimit “Alibeaj” për regjistrimin e PD në zgjedhjet e 14 Majit.

Celibashi u shpreh se nuk ka asgjë personale me Partinë Demokratike. Ai theksoi se do duhej që në gjykatë të pasqyrohej dorëheqja e Lulzim Bashës dhe të pranohej akti ku Enkelejd Alibeaj është caktuar të përfaqësojë ligjërisht PD-në në cilësinë e kryetarit.

Kjo është arsyeja pse Celibashi tha se u dha 48 orë, madje shtoi se ishte i gatshëm që t’u jepte edhe më shumë kohë. Komisioneri theksoi se angazhimi i tij personal ishte që situata të merrte një zgjidhje, por “këtë çështje nuk kanë dashur ta zgjidhin”.

-Në 2003 u sulmuat nga PD, po sot, prapë nga PD… Në rast se keni një ndjesi personale…

Ilirjan Celibashi: Nuk kam asgjë personale me PD, për më tepër që në raportin personal kam vërtetë shumë miq dhe shokë nga PD si dhe nga partitë e tjera. Doja ta thoja këtë në vijim të pyetjes që kam patur të gjithë angazhimin që kjo çështje të zgjidhej, por nuk kanë dashur që ta zgjidhin. Se për çfarë arsyesh, është çështje e tyre. Është e vërtetë që për zotin Basha, edhe pse duket sikur ajo thirrje i është drejtuar zotit Basha, në fakt për zotin Basha, sikurse e thashë në arsyetimin e vendimit, nuk ka asnjë lloj obligimi ligjor për të paraqitur formalisht deklaratën e dorëheqjes. Është i natyrshëm çdo qëndrim i tij pas dorëheqjes. Për këdo tjetër të interesuar, do duhej që këtë fakt ta pasqyronin në gjykatë. Do duhej ta pasqyronin në gjykatë. Vetëm kështu dhe këtë e them me bindje do të fitonin legjitimitetin të tjerë organe të PD-së për t’u sjellë si kryetari i PD-së. Për këtë arsye iu dhashë 48 orë kohë. Isha i gatshëm t’u jepja edhe më shumë kohë për të bërë këtë. Nuk e donin, tani nuk e kuptoj kush është kokëforti në këtë mes.

-Në rast Enkelejd Alibeaj, ose Lulzim Basha, pra përfaqësuesit e PD do të kishin dorëzuar brenda këtyre 48 orëve një kërkesë në gjykatë, për ta njohur me dorëheqjen e Lulzim Bashës dhe autorizimin e 3 personave dhe delegimin e kompetencave të Lulzim Bashës në gjykatë, tek këto 3 persona. Do të ishte pranuar sot regjistrimi i PD?

Ilirjan Celibashi: Nëse do të ishte bërë kjo procedurë dhe me siguri gjykata, jam i bindur për këtë, në këtë rrethanë ligjore do të kishte bërë pranimin e kërkesës për t’u depozituar akti sipas të cilit zoti Enkelejd Alibeaj është caktuar që të përfaqësojë ligjërisht PD-në në cilësinë  e kryetarit, duke qenë nënkryetar. Nëse 48 orë nuk mjaftonin kam qenë i gatshëm t’i jap edhe më shumë kohë, por nuk e kanë preferuar që ta kenë këtë kështu që nuk është çështje e vendimit tim.

/a.r

Next Post
Berisha në kërkim të koalicionit, shpresa e fundit Dule e Ndoka. Në ‘skenë’ dhe Roshi i Ballit Demokrat

Berisha në kërkim të koalicionit, shpresa e fundit Dule e Ndoka. Në 'skenë' dhe Roshi i Ballit Demokrat

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Dhunoi fizikisht gazetarin, arrestohet 51-vjeçari në Shkodër

Dhunoi dhe plagosi gruan me sëpatë, arrestohet 71-vjeçari në Vlorë!

August 27, 2026
VIDEO/ Kujt po ia shkel syrin Grida Duma në Kuvend?!

Përflitet si Zv/kryeministre në shtator, reagon Grida Duma: Flini të qetë, vera mbaroi bashkë me intrigat dhe thashethemet e pazarxhinjve!

August 27, 2026
KQZ nuk i hoqi mandatin Kreshnik Hajdarit, ‘Bashkë Fitojmë’ ankim në KAS

Bashkiaku i Kuçovës s’e humbet postin, Kreshnik Hajdari mbetet në detyrë! KAS konfirmon vendimin e Celibashit, ja si u votua

August 27, 2026
Çfarë zbuloi ekspertiza mjeko-ligjore për vrasjen e 44-vjeçares shqiptare nga bashkëshorti në Greqi! Ditëlindja që u kthye në mort

Çfarë zbuloi ekspertiza mjeko-ligjore për vrasjen e 44-vjeçares shqiptare nga bashkëshorti në Greqi! Ditëlindja që u kthye në mort

August 27, 2026
Ndjekje si nëpër filma, 41-vjeçari kapet me pistoletë të mbushur dhe makinë të blinduar! Policia ia sekuestron dhe e arreston

Ndjekje si nëpër filma, 41-vjeçari kapet me pistoletë të mbushur dhe makinë të blinduar! Policia ia sekuestron dhe e arreston

August 27, 2026
Nënkoloneli i forcave hapësinore ruse hidhet në erë me bombë të telekomanduar në makinë! Humb jetën në vend, rëndë bashkëshortja

Nënkoloneli i forcave hapësinore ruse hidhet në erë me bombë të telekomanduar në makinë! Humb jetën në vend, rëndë bashkëshortja

August 27, 2026
Aksident në aksin Fier-Patos/ Përplasen dy mjete, një i plagosur

E rëndë në Farkë, makina shtyp për vdekje vajzën 2-vjeçare! Policia ndalon shoferin, po ecte mbrapsht në momentin fatal

August 27, 2026
I nxehti ‘pjek’ Gjermaninë, vdekje rekord nga vapa ekstreme, rreth 16 mijë viktima!

I nxehti ‘pjek’ Gjermaninë, vdekje rekord nga vapa ekstreme, rreth 16 mijë viktima!

August 27, 2026
Luftë e hapur mes Atletikos dhe Barcelonës, klubi madrilen: Nuk do të negociojmë për Julian Alvarez me katalanasit!

Luftë e hapur mes Atletikos dhe Barcelonës, klubi madrilen: Nuk do të negociojmë për Julian Alvarez me katalanasit!

August 27, 2026
“Të shkoi jeta duke u fshehur”- Deputetët e PDK dhe Aleancës akuza kryeministrit të Kosovës: Albin, nuk kemi gjak për të shkelur!

“Të shkoi jeta duke u fshehur”- Deputetët e PDK dhe Aleancës akuza kryeministrit të Kosovës: Albin, nuk kemi gjak për të shkelur!

August 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com