• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, July 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Nuk pranon urdhrin verbal, shkarkohet drejtoresha e shkollës

by Java News
03/11/2016 21:01
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Moszbatimi i një urdhri verbal nga kreu i zyrës arsimore në Tropojë i ka kushtuar shumë drejtoreshës së Shkollës së Mesme të Bashkuar në Fierzë, e cila është shkarkuar nga detyra. Drejtoresha e shkollës, Xhane Ramaj, ankohet se shefi i zyrës arsimore në Bajram Curri, Petrit Zenelaj, e ka shkarkuar nga detyra, pasi ajo nuk ka pranuar që të heqë orët e një mësueseje me profil dhe t’ia japë ato me një mësueseje me “bachelor”, sepse është veprim antiligjor.

Drejtoresha e shkollës shpjegon se historia ka nisur para disa muajsh, por ka kulmuar në fillim të muajit tetor, kur ajo ka shkuar në zyrën arsimore për të firmosur një vërtetim dhe kreu i zyrës arsimore i ka kërkuar sërish të kryejë të njëjtin veprim, por ajo e ka kundërshtuar haptas. Më pas, i revoltuar, ai ka shkuar me shpejtësi në ambientet e shkollës, bashkë me vartësit e tij dhe ka mbledhur stafin pedagogjik, duke u komunikuar se ka shkarkuar drejtoreshën e shkollës për etikë.

Po ashtu, ajo e akuzon kreun e zyrës arsimore se ka kërkuar të ruajë vendin e punës së një mësuesi dhe ta përfshijë në listëpagesën e shkollës, i cili rezulton se është larguar jashtë vendi dhe nuk është paraqitur sivjet në punë. Ramaj kishte dërguar në zyrën arsimore listën me shpërndarjen e ngarkesës mësimore që në muajin gusht, ku nuk figuronte emri i arsimtarit Medin Imeraj, por zyra arsimore, më 2 shtator 2016 ka dërguar urdhër për listën e punonjësve të shkollës, ku e ka përfshirë këtë person. Vetëm pas kundërshtimeve të drejtoreshës, ky emër është hequr nga listëpagesa.

Në lidhje me këto pretendime, ne kërkuam të kontaktojmë me shefin e zyrë arsimore Tropojë, i cili fillimisht na tha se ndodhej në Tiranë dhe se mund të takoheshim në kryeqytet për të folur për këtë çështje. Fillimisht shkojmë në zyrën arsimore në Tropojë dhe takojmë shefin e personelit, i cili na thotë se shefi i zyrës arsimore nuk është aty dhe që ende nuk ia ka kaluar urdhrin për shkarkimin e drejtoreshës. Pra urdhri deri tani është vetëm verbal, pavarësisht se kishin kaluar 2-3 ditë nga komunikimi.

Aty flasim në telefon me shefin e zyrës arsimore dhe ai na thotë se mund ta takojmë në Tiranë, pasi atë ditë nuk do të kthehej në Tropojë. Takimi i gazetarëve të Fiks Fare me Shefin e Zyrës Arsimore të Tropojës bëhet në një lokal në Tiranë, por pas një bisede me të, ai nuk pranon të na japë intervistë dhe shprehet që informacionin e jep vetëm në zyrën e tij në Tropojë. Por ai pretendon se vendimi është marrë nga komisioni dhe është dërguar në sektorin e personelit, pavarësisht se kjo na ishte mohuar më parë nga vartësi i tij.

Ne shkojmë sërish në Tropojë në zyrën e tij për të marrë reagimin. Ai deklaron se drejtoreshën e shkollës e ka shkarkuar për mosrealizim detyrash, ku citon ligjin në të cilin është bazuar. Kur ne fillojmë të pyesim për pretendimet e ngritura nga drejtoresha e shkollës dhe që a mund të ballafaqohet me të, ai nuk pranon më të na flasë dhe na tregon derën.

Por, këto nuk ishin të vetmet probleme që u identifikuan ditën e shkarkimit në shkollën e Fierzës, pasi për koecidencë, kur drejtori ka shkuar për të komunikuar vendimin, pas tij kanë shkuar dhe disa punonjës policie, të cilët kanë hyrë pa leje në ambientet shkollore.

Drejtoresha e shkollës tregon se ka pyetur policët për çfarë kishin ardhur dhe nuk i kanë kthyer përgjigje, por janë larguar bashkë me shefin e zyrës arsimore, ndërkohë që gjatë një bisede me shefin e komisariatit, ai i ka premtuar se do të marrë masa për këtë shkelje.

Ne kontaktuam në telefon me shefin e komisariatit, i cili pretendoi se policët kanë hyrë se është bërë një telefonatë, kanë komunikuar me stafin e shkollës dhe kanë bërë kontroll e më pas janë larguar. Sipas tij, nga verifikimet nuk ka pasur asnjë incident, kështu që nuk është marrë asnjë masë.

Por nga ana tjetër, roja e shkollës shpjegon se çfarë ka ndodhur kur ka ardhur policia. Ai thotë se ata më shtynë, hynë brenda, nuk pritën që të flas as me drejtoreshën dhe as me zëvendësdrejtoreshën. Kjo konfirmohet dhe nga stafi pedagogjik gjatë bisedave me ta, të cilët tregojnë se janë tmerruar atë ditë.

ma.me

Next Post
ANALIZA E PUNES SE KUVENDIT/ Në 7 muaj punë ka miratuar vetëm 19 ligje

“Drejtësia”/ Kuvendi voton p/ligjin për organet e drejtësisë, PD bojkoton, sfidon SHBA- BE

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Këshilli i Evropës kritikon FIFA-n: Botërori 2026 ngriti më shumë pikëpyetje sesa përgjigje

Këshilli i Evropës kritikon FIFA-n: Botërori 2026 ngriti më shumë pikëpyetje sesa përgjigje

July 19, 2026
Ilir Demaliaj mllef me të gjithë: “Ermal ti se përmende fare Shqipërinë, përse janë kaq krenar me ty?”

Revolucioni i Flamingove

July 19, 2026
Pa nënkalime e mbikalime, banorët kalojnë mes për mes autostradës

Pa nënkalime e mbikalime, banorët kalojnë mes për mes autostradës

July 19, 2026
Sistemi i ri i BE-së zgjat kontrollet kufitare, rriten ndjeshëm pritjet në aeroporte

Sistemi i ri i BE-së zgjat kontrollet kufitare, rriten ndjeshëm pritjet në aeroporte

July 19, 2026
Italia përballet me breshër dhe stuhi, shkencëtarët japin alarmin

Italia përballet me breshër dhe stuhi, shkencëtarët japin alarmin

July 19, 2026
Përshkallëzohet situata në Lindjen e Mesme! SHBA sulmon një central bërthamor, reagon ashpër Irani

Përshkallëzohet situata në Lindjen e Mesme! SHBA sulmon një central bërthamor, reagon ashpër Irani

July 19, 2026
Botërori 2026/ Infantino: Finalja Spanjë–Argjentinë është një dhuratë nga perënditë e futbollit

Botërori 2026/ Infantino: Finalja Spanjë–Argjentinë është një dhuratë nga perënditë e futbollit

July 19, 2026
Khamenei është larguar nga Irani, ngrihen dyshime për krizë të brendshme

Khamenei është larguar nga Irani, ngrihen dyshime për krizë të brendshme

July 19, 2026
PD mbledh nesër Grupin Parlamentar, Bardhi: Të jemi gati për seancën plenare

PD mbledh nesër Grupin Parlamentar, Bardhi: Të jemi gati për seancën plenare

July 19, 2026
VIDEO/ Kryeministri Rama merr pjesë në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

VIDEO/ Kryeministri Rama merr pjesë në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

July 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In