• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, September 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Nuk mund të mallkohen shqiptarët për një humbje politike

by Alba Malltezi
25/05/2023 17:08
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Alba Malltezi

Mallkimet, ndaj shqiptarëve që nuk i votuan, nga ana e intelektualëve pranë të djathtës që humbi në zgjedhjet e 14 majit, janë të pakuptueshme. Së pari, duke qenë intelektualë mendohet të kenë arritur në atë fazë të evolucionit individual për të kuptuar se humbjet, dështimet, rrëzimet,i bëjnë njerëzit e mençur të shohin fillimisht nga vetja. Sidomos, nëse këto humbje, prekin shumë vetë edhe si shqiptarë, parase me qenë opozitarë. Pra në këtë rast, humbja e opozitës përkoi me humbjen e shumë shqiptarëve të tjerë të ngjashëm në bindje politike me këta intelektualë. Mallkimet, denigrimet, zvogëlimet, epitetet që dëgjohen e lexohen këto ditë ndaj një populli, poshtë e lart, janë të patolerueshme.

Së dyti, nëse një pjesë e shqiptarëve, e çertifikuar tashmë antiberishiane, është shumicë në vend, nuk do të thotë se “fajin e ka Berisha”, siç hatërmbeten dhe e banalizojnë prej kohësh problemin të njëjtët intelektualë pranë Berishës dhe modelit politik që ai përfaqëson; do të thotë se kjo shumicë shqiptarësh thjeshtë e sheh veten në drejtim të kundërt me atë që Berisha propozon. Pra, faji nuk është i Berishës në asnjë moment, është meritë e shqiptarëve të shohin ndryshe prej tij dhe të veprojnë ndryshe prej tij.

Eshtë kjo arsyeja thelbësore e dallimit të një berishiani që mbart në vetvete mungesën e thellë të kuptimit të gabimit në veprim dhe në fjalë, nga pjesa tjetër e shoqërisë shqiptare që ka vendosur të shkojë përtejë akuzave që për një humbje, çfarëdo humbje, edhe një të tillë politike, mendojnë se fajin e kanë të gjithë: komshinjtë, kolegët, farefisi, shoqëria apo e gjithë Shqipëria.

Aftësia për të kuptuar dhe pranuar një humbje, kërkon inteligjencë  dhe sidomos qytetërim që e thënë kështu mund të ngjajë si një ofendim ndaj kujt nuk e bën një gjë të tillë. Por në të vërtetë jo. Egoja njerëzore përballet përditë në tundime për ti pranuar vetes se është më i miri dhe më i pagabueshmi dhe në fakt disa janë. Problem lind atëherë kur më të mirët e më pak të gabueshmit ndodhen nga ana tjetër e vijës e për ta parë e pranuar këtë, duhet modesti e mjaftueshme të ndriçojë faktet.

Është e trishtë, e papranueshme që shqiptarë të flasin me kaq përbuzje për të tjerë bashkëatdhetarë duke vënë në diskutim qytetërimin e mundimshëm e plot sakrifica që përditë bëjmë si shoqëri. Qytetërimi kalon edhe përmes humbjeve.

Next Post
Del nesër para gjykatës/ Laert Haxhiu në pranga, ekstradimi drejt Shqipërisë në plan të dytë! Greqia i ngre 3 akuza penale

Del nesër para gjykatës/ Laert Haxhiu në pranga, ekstradimi drejt Shqipërisë në plan të dytë! Greqia i ngre 3 akuza penale

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Iluzioni i pushtetit që vjen nga lart

Iluzioni i pushtetit që vjen nga lart

September 27, 2026
“Liri për çlirimtarët!” Qindra qytetarë në Has në mbështetje të ish-pjesëtarëve të UÇK-së në Hagë

“Liri për çlirimtarët!” Qindra qytetarë në Has në mbështetje të ish-pjesëtarëve të UÇK-së në Hagë

September 27, 2026
Shërbim Prove….

Ripërtëritje apo ringjitje

September 27, 2026
Dha dorëheqjen si President i Serbisë, porosia e Vuçiç: Mos hiqni dorë nga Kosova

Dha dorëheqjen si President i Serbisë, porosia e Vuçiç: Mos hiqni dorë nga Kosova

September 27, 2026
“Keqinformimi po rrënon botën”, Çupi: SPAK nuk shihet më si institucion kushtetues, është këshill kanunor

“Keqinformimi po rrënon botën”, Çupi: SPAK nuk shihet më si institucion kushtetues, është këshill kanunor

September 27, 2026
Përfshihet nga zjarri banesa në Fermë-Çlirim, humb jetën 70-vjeçari

Përfshihet nga zjarri banesa në Fermë-Çlirim, humb jetën 70-vjeçari

September 27, 2026
Vuçiç shpall zgjedhjet e parakohshme: Po e mbaj fjalën time ndaj popullit serb, qytetarët mund të shprehin vullnetin e lirë

Aleksandër Vuçiç jep dorëheqjen si President i Serbisë pas dy mandateve

September 27, 2026
Vuçiç ndryshon qëndrim për Hashim Thaçin, nga pritshmëritë për pafajësi te paralajmërimi për një dënim të rëndë në Hagë

Para dorëheqjes, Vuçiç falënderon mbështetësit: Kemi ruajtur paqen dhe stabilitetin!

September 27, 2026
Trajneri Mancini para sfidës me Turqinë: Asnjë presion, duhet vetëm të punojmë!

Trajneri Mancini para sfidës me Turqinë: Asnjë presion, duhet vetëm të punojmë!

September 27, 2026
Rokadë ambasadorësh/ Ferit Hoxha konkretizon lëvizjet, Meidani në Prishtinë, Malaj në Shkup

Rokadë ambasadorësh/ Ferit Hoxha konkretizon lëvizjet, Meidani në Prishtinë, Malaj në Shkup

September 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com