• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, February 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

“Nuk keni parë asgjë”/ Boris Johnson flet si Rama në mbledhjen e parë të qeverisë pas fitores në zgjedhje

by Java News
17/12/2019 17:58
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Boris Johnson dhe Jeremy Corbyn u vunë ballë sot për herë të parë që nga triumfi në zgjedhjeve me kryeministrin duke pretenduar se Parlamenti është “përmirësuar shumë” nga këto zgjedhje.

Por paraditen e sotme, qeveria e re britanike ka nisur zyrtarisht punën. Kryeministri Boris Johnson mbajti mbledhjen e parë të ekzekutivit, ndërsa paralajmëroi ministrat e tij se çfarë i pret matanë 100 ditëshin e parë.

Shefi i qeverisë gjatë takimit në Downing Street kërkoi që të punohet pa pushim për të përmbushur premtimet dhe kërkesat e qytetarëve.

Johnson tha që fitorja e Tory në zgjedhje ishte ‘sizmike’ dhe ai ishte i vendosur për të udhëhequr një ‘qeveri të popullit’.

“Votuesit e këtij vendi e kanë ndryshuar këtë qeveri dhe partinë tonë për mirë, dhe ne duhet të paguajmë besimin e tyre tani për të ndryshuar vendin tonë për mirë“, tha ai.

Ai shtoi se: ‘Ende nuk keni parë asgjë.’ 

Pavarësisht se edhe problemet e tjera mbeten tepër të rëndësishme, çështja Brexit mbizotëron në prioritetet e qeverisë së re britanike.

“Downing Street” do t’i shtojë një klauzolë të re ujdisë së divorcit nga Bashkimi Europian për të përjashtuar çdo shtyrje të periudhës së transicionit përtej vitit të ardhshëm.

Londra kërkon të sigurohet që shkëputja nga Brukseli të ndodhë realisht dhe sa më shpejt të jetë e mundur.

Periudha e transicionit post-Brexit, duhet të përmbyllet në dhjetor të 2020, por që me kushtet aktuale mund të shtyhet deri në dy vite të tjera nga një dakordësi e përbashkët.

Kritikët shprehin skepticizëm për normën e re, pasi rrit shanset e largimit nga BE pa një ujdi tregtare. Votimi për marrëveshjen për Brexit në parlamentin britanik do të mbahet gjatë kësaj jave.

g.kosovari

Next Post
Beteja ligjore/ Peticion kundër dëbimit nga Britania, i riu shqiptar merr 250 mijë firma

Beteja ligjore/ Peticion kundër dëbimit nga Britania, i riu shqiptar merr 250 mijë firma

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

GRAFIKËT / Shqiptarët, më kuriozë se amerikanët për dosjen e Jeffrey Epstein

GRAFIKËT / Shqiptarët, më kuriozë se amerikanët për dosjen e Jeffrey Epstein

February 5, 2026
Kryebashkiaku i Gjirokastrës del pas tre orësh nga SPAK: U pyeta si person në dijeni…

Kryebashkiaku i Gjirokastrës del pas tre orësh nga SPAK: U pyeta si person në dijeni…

February 5, 2026
Kina: Traktati i Ri Strategjik për Reduktimin e Armëve, ka një rëndësi të madhe

Kina: Traktati i Ri Strategjik për Reduktimin e Armëve, ka një rëndësi të madhe

February 5, 2026
Formulari, ja si do të legalizohen 60 mijë objektet e ndërtuara para `91

Sigurimi i shtëpive me detyim/ Eksperti: Ja sa do paguajë çdo familje shqiptare në vit

February 5, 2026
Berishës s’i del e keqja me GJK, akuza për presion politik ndaj gjykatës: Janë turp i kombit!

Berishës s’i del e keqja me GJK, akuza për presion politik ndaj gjykatës: Janë turp i kombit!

February 5, 2026
Rama në Vatikan, homazhe në varrin e Papa Françeskut: Mik i paharruar i Shqipërisë!

Rama në Vatikan, homazhe në varrin e Papa Françeskut: Mik i paharruar i Shqipërisë!

February 5, 2026
Asnjë gjurmë nga 64-vjeçari që dyshohet se ra në Vjosë, RENEA vijon kërkimet

Asnjë gjurmë nga 64-vjeçari që dyshohet se ra në Vjosë, RENEA vijon kërkimet

February 5, 2026
SPAK përfundon parashtrimet në gjyqin paraprak ndaj Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit

SPAK përfundon parashtrimet në gjyqin paraprak ndaj Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit

February 5, 2026
Qeni i tij kafshoi në këmbë 65-vjeçaren në Belsh dhe i shkaktoi vdekjen, arrestohet kunati i viktimës

Qeni i tij kafshoi në këmbë 65-vjeçaren në Belsh dhe i shkaktoi vdekjen, arrestohet kunati i viktimës

February 5, 2026
Dokumente të reja nga dosja “Epstein”/ Emaili i vitit 2017 flet për “kandidate” dhe përmend një shqiptare: Gati të bëjë çdo punë!

Dokumente të reja nga dosja “Epstein”/ Emaili i vitit 2017 flet për “kandidate” dhe përmend një shqiptare: Gati të bëjë çdo punë!

February 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In